Briciole di Anime

455 47 49
                                    

Vendosmëria nuk është tjeter vecse besim i brishtë.
Që edhe pse nuk ka shpresë, ajo rritet pa uje  dhe pa perkujdesje..

{DevidX}

~•~

Thërrime shpirti

Çdo ndjenjë është një copë zemre që pasqyron shpirtin tënd.

E mirë apo e keqe.

E ëmbël apo e hidhur!

Ndjenja gëzimi apo hidhërimi!

Nuk ka shum rëndesi ...
Sepse në të dyja rastet -kur ndjen  lumturi, apo kur ndjen trishtim- jane ndjenja..

..jan ndjenjat ato që i japin emër shpirtit tënd!

Dhe shpirti im e kishte një emër!

Une nuk kujtoja asgjë.
As emrin tim, por nuk mu desh shumë për të kuptuar emrin e shpirtit tim.

Nuk ndjehesha e lumtur..
As e qetë!
Isha..

Une isha e çorientuar!
E brishtë!
E dobësuar në shpirt nga të gërvishturat që po më rrethonin,
si gjemba ferre të egra, më kishin bllokuar kur dëgjoja urrejtjen që po më helmonte edhe mua..

Pak e nga pak !

"Të pata paralajmëruar djalë!
Të pata thënë ti rrije larg vajzës sime."

Pa u ndjerë e shikoja helmin e urrejtjes që babai im kishte për të.

"Dhe une të pata thënë, që një gjë e tillë nuk hyn në planet e mia."

E ndjeja vendosmërinë e atij djali që nuk kishte ndërmend të ulte barrierat e vendosmërisë që kishte përtej dhimbjes!

"More ti!
Ti more kriminel i poshtër që të duket vetja i paprekshëm vetem se je i kripur me para.
E kupton që do të t'i thyej turitë, nëse nuk largohesh menjëherë."

Çdo fjalë që dëgjoja,
Nuk ishin tieter vetëm se plumba shpërthyes për të vrarë shpirtin e dikujt!

"Nuk jam Kriminel.
Nuk e bera qëllimisht.
Nuk desha.
Nuk jam i...
..nuk iki nga këtu."

Dhe vendosmëria nuk është tjeter vetëm se besim i brishtë.
Që edhe pse nuk ka shpresë, ajo rritet pa uje  dhe pa perkujdesje..
..si një ferrë e egër, me të vetmen qëllim që një ditë te celin trëndafila!

Por ajo vendosmëri kurrë nuk çeli trendafila.
Ajo vendosmëri krijoi vetem gjemba të fortë që na rrethuan e na gërvishtën në shpirt !

Babai im nuk hodhi më plumba fjalësh drejtë tij.

Do ishte bukur të thoja që e mirkuptoi.
Apo qe i foli me mirkuptim.

Jo..

Nuk ishte asnjëra nga këto.

Helmi tanimë e kishte pushtuar deri në shpirt.

Babai im ishte një shpirt i helmuar.

I helmuar nga dhimbja që gati ishte duke humbur vajzën e tij.

I helmuar nga frika që të mos ndodhte perseri, ajo që më shume e friksonte në këtë jetë.
ishte një prind pa fëmijë.

E goditi!

Një grusht i fortë,
I drejtuar, i programuar, i helmuar,
i drejtuar plot fuqi drejt tij.

Drejt djalit që e mori direkt e në fytyrë pa lëvizur!
Pa u spostuar nga frika apo nga dhimbja që u shoqëronte ai grusht.

Hai finito le parti pubblicate.

⏰ Ultimo aggiornamento: Jul 17, 2019 ⏰

Aggiungi questa storia alla tua Biblioteca per ricevere una notifica quando verrà pubblicata la prossima parte!

Gervishtje ne shpirtDove le storie prendono vita. Scoprilo ora