Grafi nel buio

740 111 241
                                    

Te lutem, mund ta lexosh
kete kapitull te pare me
muziken me siper ne sfond?
E di qe disa nuk lexojne dot
me muzike,
por nuk do te te pengoje.

Une e pelqej shume.

🖤 ● 🖤 ● 🖤

~♡~

Graffi nel buio

Vese e bute mbi lekuren e njome, te bardhe si bora dhe te fresket si flladi i mengjesit.

Lehtesia e gjesteve te saj terhoqi vemendjen time, i bllokuar ne ate rrjeten e nje merimange te bardhe.

Oh, sa qetesisht levizte me hapat hedhur mbi barin e gjelber .
Sa shume dallohej ngjyra e lekures se saj ne mes te gjelberimit, deshira per ta prekur rritej akoma me shume : si etje shkretetire mi thante buzet per t'i lagur me puthjen e saj.

Oh, sa shume i rezistoja ; ta lendoja do ishte shume e lehte, por ta shikoje ne sy do ishte gervishje ne shpirt.

Ndaloi aty ne mes te asaj are te njome !
U ndal dhe shikonte qellin, lehte floket i merrnin jete nga flladi i mengjesit.

Melodia e Einaudi-t degjohej me veshtiresi , pasi isha shume larg saj.
"Nuvole bianche": sa melodi e bukur per nje krijese kaq te bukur.

Te rralle...

Sa shume i pershtatej ajo melodi, sa mire e shoqeronte, sikur te ishte e kompozuar vetem per te.
Sikur ajo vete te ishte nje re e bardhe dhe e bute, plot bukuri ne nje qiell blu te paster si ajo, nje pafundesi bukurie.

Me shikimin mbi re e humbur ne mendime, tundej lehte ne nje vallezim bashke me eren.

E bardhe dhe e njome, me pafajsine e nje engjelli. E lire si era dhe me shikimin e detit : i thelle, i pafund, i rrezikshem, si nje stuhi e dhunshme qe te godiste me furine e rrembyer, te merrte frymen dhe te fundoste thelle e me thelle drejt fundit te erret.

Por erresira ishte shtepia ime.
Oh sa bukur e mbaja te veshur, sa bukur e kontrolloja, sa bukur i zhdukja gjurmet e cdo ngjyre...

...edhe te sajat !

Ne qetesine e natyres se ndritur u largova nga ajo,me hapa te qete mbi rrugen pa jete, te thate e te kripur me te zezen e asfaltit te vrazhde, te prishur prej vitesh.

I erret, asfalti me shoqeronte ngadale ne shtepine time.

***

Kur perdet e erresires me dhane puthjen e nates se mire, me mbuloi me ftohtesi drejt e ne rrasht.

Kur nervat te tendosur kerkonin levizje!
Nuk munda te qendroja akoma ulur,pa ndjere adrenalinen ne cdo qelize te trupit tim.

U ngrita dhe vazhdova ne erresire, pa drit dhe pa shpirt.
Thjesht i qete ne brendesi te vetvetes.

Dritat e qytetetit rrembenin bukurine e qiellit.
Por, yjet kane nevoje per erresire qe te shendrijne ne qiell.

Sa keq, sa shum trishtim ne kete rrembim natyre...
Oh, sa inat kisha nder dhembet e shreguar fort kur shikoja kaq idiotesi ne njerzine e injorances.

Gjeja kaq rehat ne erresire, kaq qetesi, shum qete...
Sa keq qe qetesia e nates nuk eksizton me ! Tani eshte e sunduar me zhurma makinash, muzike, te qeshura, te bertitura gezimi...
Te dehur ne injorance per te shtuar, shijuar shijet trupore.

Nje festë idiote ne qytet kishte krijuar kaq shum rremuje, kishte grumbulluar njerez me bollek, kishte ngjyrosur naten me drite, shum drite.

Edhe erresira mund te mbulohej me ngjyra!
Por nuk e pranoja, nuk mund te pikturosh mbi ngjyren e zeze.

Nuk e kisha deshiren per te qenduar me shume ; furishem u ktheva per te ecur drejt hapave te mi...
...por dicka me ndaloi !

Ishte aty..

Aty afer meje...

Perballe meje...

Doren e holle te zgjatur drejt meje...

Qendronte e heshtur... pa levizur!

Qendronte afer meje...!

-------------☆------------

                 -------------☆------------

Oops! Questa immagine non segue le nostre linee guida sui contenuti. Per continuare la pubblicazione, provare a rimuoverlo o caricare un altro.

Mendimi yt..?
Do e vleresoja shume...♡


Te lutem, nese te pelqeu kapitulli , mos harro te me mbeshtesesh me voten tende.

☆...Thanx♡

Gervishtje ne shpirtDove le storie prendono vita. Scoprilo ora