Ne dere trokiti profesori dhe fill u shkeputem nga njeri-tjetri duke normalizuar frymemarrjen dhe duke u ulur secili ne banken e tij. Si do ti dilja para me Trevit pas kesaj,ose ose si do ti dilja para Ronit pas kesaj??
Mbaruan leksionet,une dhe Xhena shoqja e vetmee te cilen me ecte muhabeti ne shkolle ,e benim rrugen bashk me Trevin dhe Ronin per ne shtepi. Kete here mua sma mbante te ecja paralel me te dy. E per cudi Roni me therret te iki me ta.
Roni : Serena un dhe Trevi jemi direkt pr shpi hajde me ne ,mere dhe Xhenen e ikim tgjith grup.
Trevi : Jo , dmth jo se mbase gocat duan te ikin ne rehatin e tyre.
(Dukej qart qe Trevin e shqetesonte dicka,rikujtojm situaten e meparshme)
~ E pash ne sy dhe e dallova nervozizmin e tij.
- Roni nga nje ane mire e ka Trevi ikni bashk ju.
Roni : ok m i her them un ,slus shum.
*
Vajta ne shtepi dhe nuk i jepja dot dum asaj qe po ndodhte. Ishte ora rreth 7 pasdite ,mami ishte ne pune akoma ,po ashtu babi kurse vellai kishte dale.
Thash te dilja dhe une. Sa hap deren shof Trevin me koken ulur sikur kishte bere ndonje mekat.
Trevi : Seren shiko ,me fal ,me vjen keq sinqerisht nuk e di se cfare pata ne ato momente ,ndoshta ishte dhe pak ndikimi i barit qe kisha pire ose thjesht u rrembeva.
~ Cfare ti thoja?! Ai e kishte gjetur mire fare shfajesimin. Po une cfare pata?!
- Trevi le te mbetet mes nesh ,mos ta permendim me ,le ta harrojme disi. Nuk dua te te humbas si shok.
Trevi ; Super keshtu e leme. Tani me thuaj,per Ronin, si do ja besh,kur do e kapesh ate ti se me fiksove.
~ ndjeja per here te pare nje buzeqeshje fallco ne fytyren e Trevit. Perse valle? Mos ndoshta me donte per vete dhe jo me Ronin?
- Hahah do ti dish te gjitha ti..
Trevi : kur vjen puna te dashurickat ,po .
**
(2 jave me pas)
Jam afruar goxha me Ronin por me Trevin kam krijuar nje raport terhiqe mos e keput.Une i tregoj atij per mendimet e mia me Ronin,ai zbraz thesin e femrave qe kap ne dite. Ai acarohet,une acarohem.
Gjithsesi nuk ja veme re njeri tjetrit ,kemi qe pas ndodhise se fundit qe nuk i trajtojme me si tema impulset dhe ndjenjat tona kundrejt njeri tjetrit sepse shkakton pyetje te medha dhe vrasje ndergjegjeje.
Perpos ketyre me Ronin...
Roni : Serena neqoftese neser mbaron heret ,ulemi ne ndonje kafe ketu afer?
- Kafe?! , ne te dy ? dmth kush tjeter ? apo ...
~ Roni me dha nje shikim flirtues.
Roni : Vetem ne te dy ,Trevi ka pune ,Xhena besoj nuk vjen ahah.
- Kuptoj ! Patjeter pse jo.
~ Se di a duhet te isha e lumtur por buzeqeshja ime idiote e tregonte dreqin e lumturise qe me kishte pushtuar. Ronin pra me ne fund disi e kisha zen ne cark,ate djalin e ftohte ,zemerbloz ,sarkastik por teper terheqes dhe karizmatik.
Nga ana tjeter ne cepat e mendjes sikur me therriste nje ze i plote. Trevi...
***
Trevi : Paskemi te reja..
Roni : Ca thu ?
Trevi : Mos na boj kot,e kam marre vesh qe neser mbas shkolle do dalesh me Serenen.
Roni : Ahah Xhena te tha ty?
Trevi : Ti dhe Serena...
Roni : Nuk di t'sqaroj gjate, ajo ka dicka te vecant,m'rrine ne mendje syte e saj. Kur jam perballe saj e vetmja gjo qe m'shko ne menje esht t'provoj buzet e saj,aromen e saj. Ajo femer m'nxjerr nga vetja.
Trevi : Aroma e saj..
Roni : Ca ?
Trevi : hic hic ,me behet qejfi vetem bej kujdes me te ,nuk dua ta lendosh. Ndoshta ajo te ben tipen por esht e ndjeshme.
(Nje merzitje e leht nuhatej ne mimiken e Trevit. Roni e shifte me qesendi dhe e kuptoi mjaft mire por nuk ja vuri re. Fundja si mund ti shkonte mendja...)
- Ca po bej? Ca dua? Ke dua? Nuk mund thjesht te mendoj per Trevin dhe te pelqej Ronin njekohesisht. Une po luaj me te dy djemte!!
Me duhet ,me duhet ta flas kete ceshtje me dike..
**
- Alo Trev duhet te flasim.
Trevi : Ca ka ndodh, ose e di cka,vi t'marr folim te shpija ime se jam vetem.
- Ok!!
~ Nuk e di se pse por Trevi ishte i vetmi person i logjikshem me te cilin mund te kuptohesha,edhe pse ai eshte vete situata qe dua te diskutoj.
- Roni me tha per te dale..
Trevi : E mora vesh m ,nji muhabet keni te dy , une ca t'boj tani?
~ Nervozizem ne te foluren e tij , por un e dija qe sapo te filloja te ligjeroja ai do mbante qetesi dhe do me degjonte me vemendje sepse magjepsej nga menyra si flisja dhe nga gjesturat e mija.
- Trev shkurt muhabeti une nuk e heq dot nga mendja ate gje qe beme ate dite ne shkolle..
Eshte e kote te perpiqesh ta fshehesh sepse e ndjej qe edhe ti vuan nga e njejta gje. Ti dhe Ron jeni shoke. Une jam dicka per te dy ndoshta per ty me shume. Une nuk vazhdoj dot me te duke pasur keto lloj ceshtjesh ende te pambyllura me ty. Dhe bashk kemi bere disi nje betim qe ajo gje do harrohej por ,pikerisht kjo eshte ajo qe nuk po bej dot. Dua te di a je okej qe une te vazhdoj dicka me Ronin? Nuk dua te prish miqesine tuaj ! Nuk dua as te te bej te ndihesh ne siklet.
Trevi : Te kuptoj mir fare ,shiko perderisa une mora persiper qe te vazhdonim normalisht ,edhe pasojat i kisha llogaritur. Nuk ka absolutisht asnje lloj problemi je e lire..te vazhdosh... Pse jo xhanem? Shiko une dua me te miren per ty ,je njeri i mir ,t'kam perzemer...
~ Me perqafoi ,me perqafoi fort ,kisha kohe pa e ndjer perqafimin e tij ,parfumin e tij ne fakt nuk e kisha ndjere qe ate dite .. Qe nga ajo dite ne nuk ishim perqafuar me ,as doren nuk ja kishim dhene njeri tjetrit. Trevi me kishte thene se nuk duhet te prekeshim me pas asaj dite..nuk ndihej rehat me kete pjese. Por kete here perqafimi i tij ,frymemarrja e tij qe percillej permes prekjes se kraharoreve tane. Mos..., erdha ketu te pastroj konfuzionin dhe e shtova me shume.
- Faleminderit !!
~ Dhe fill u largova.
YOU ARE READING
Prekja 🤍
RomanceNje sekuence intime e jetes se nje adoleshenteje dhe raporteve te cuditshme dashurore qe ajo krijon. Hormonet apo zemra? Dashuria e paster midis te rinjve ne perpjestim te drejte me seksin 🔞⚠️