Festa mbaroi

823 13 0
                                    

Me ne fund erdhi momenti per tu bere gati per partyn. E dija qe do te ishte dita e se vertetes. Isha gati te behesha super e bukur te vishja me ne fund ate fustanin roze qe kisha kohe qe doja ta vishja. Te lyeja syte e mi te shkruar dhe te mahnisja ca njerez qe deri me sot jane terhequr 80% nga karakteri im sepse une shume pak kujdesem per pamjen e jashtme krahasuar me rrethin tim shoqeror.

Mora veshjen dhe shkova tek shtepia e Xhenes.
U veshem dhe filluam te benim make upin..Xhena kishte veshur nje fustan te zi te ngusht dhe make upin e beri te hapur . Une fustanin roze dhe make upin e lehte buzet ngjyre toke si braziliane syte kombinim i kafes se hapur dhe rozes se lehte, penel i mprehte por jo i ekzagjeruar ,kacurrelat e mia kishin tjeter arome tjeter shkelqim. Vesha takat dhe isha gati.

Pasi mbaruam te dyja ,thirrem taksine dhe u nisem per tek vendi ku perqendrohej festa...

Hyra brenda mbas Xhenes. Stopova pak ne hyrje dhe hodha nje shikim te plote perqark. Isha duke ecur me shume vetbesim dhe mund te gjeje indicie ne syte e mi qe tregonin se gjithe mllefin dhe gjithe inatin qe kisha brenda vetes do e nxirrja ate nat...me muzike ,me pije ose me ndonje budallallek kete nuk e kisha vendosur.

Xhenes nuk i pushonte goja per Ronin,madje sa here qe e shikonte dridhej e tera dhe skuqej si domate. Bah ,me sikletoste gjendja e saj.. Ajo fliste ,une pija. Ajo shikonte Ronin... Roni shikonte ate. Une pija. Erdhi momenti ku e gjithe salla ishte mbushur me studente qe kercenin.
Une qendroja ulur duke pire cigare me shikimin tim superior qe here shoqeronte Xhenen e here Ronin.
Trevi perpiqej te fitonte vemendjen time me ndonje gjest qesharak por isha tejet e fokusuar tek birra e pertej qelqit tek Roni.

Me vinte nje si ndjenje e keqe kur shikoja Xhenen teksa perdridhej vazhdimisht me tere fuqine e saj si e si per ti rene ne sy Ronit. Nuk mund te rrija me ulur keshtu qe u cova te kerceja. Te gjithe me veshtronin... Syte e mi lidheshin ngusht me syte e Ronit. Mund te ishim 12m larg njeri tjetrit dhe fusha magnetike e shikimeve tona ishte tejmase e forte. Kryqezoheshim shpesh me njeri tjetrin. Une kerceja me Xhenen e ai mbas shpines time kercente me miqesine e vet. Me shikonte. E shikoja.
Ata syte e tij te zinj... Menyra si e levizte trupin. Djersa e tij... Aroma e tij qe trazohej me aromen time . Ishte e pamundur te shmangia rrahjet e zemres. Ai largohej,afrohej,largohej serisht. Une thjesht i qepesha me shikim ,e zhvishja duke e pare. Para meje ekzistonte vetem muzika,distanca jone dhe Roni. Askush tjeter. Asgje tjeter.
Shpesh me afroheshin djemt e tjere te klases ndonjeri indinjonte te me hidhte ndonje dore ne bel ,une kerceja.. Roni nuk i priste mire keto gjeste..
Erdhi nje moment ,qe si per dreq mu zberthyen sutjenat. Kisha veshur nje pale roze me rripa transparent por ishin te lirshme. Ndoshta nga levizjet ritmike...

Lash birren,renda shpejt per ne tualet.
Tualeti i femrave ishte ne degezim dysh me tualetin e meshkujve. U futa brenda dhe po perpiqesha ti rregulloja. Vajzat hynin e dilnin por me asnjeren nuk kisha konfidenca qe ti thoja te me ndihmonte...
Ne ato momente isha tejmase e pa shprese ,e vetmja gje qe mund te beja ishte te hiqja komplet fustanin ,dhe te mund te mbertheja sutjenat. Fiks ne kulmin e sikletit shfaqet Roni qe del nga tualeti dhe ecen per nga salla... Me veshtron me sy te ftohte dhe te mprehte,ndalon per pak caste por largohet dhe mesa pashe shkon kercen me Xhenen...
Ashtu me veshtiresi mbarova pune vete. Mora fryme thelle ,shfryva nervat. E dola me nje buzeqeshje gjigande joshese nga tualeti...

Prekja 🤍Where stories live. Discover now