Guximi, nuk mund t'a numëroj dot sesa herë mund t'a përmendim këtë fjalë gjatë një dite normale. E mendojmë veten tonë shum të guximshëm, që s'kemi frikë apo se mund të bëjmë gjithçka. E di që jeni duke menduar me veten tuaj që kjo është një gënjeshtër. Një nga këto gënjeshtrat e bukura që i themi vetes, guximi jonë më i madh është pranimi i ndjenjave tona. Mund të jetë edhe qarja vetëm në dhomë, pa zë që askush mos të dëgjoj që je duke qarë. Guxim është edhe të buzëqesh në mëngjes kur gjithë natën e ke gdhirë duke qarë. Por guxim është gjithashtu të hidhesh nga një lartësi e të përjetosh adrenalinën që të gjithë e përshkruajnë aq bukur.
Por guxim është gjithashtu ti shkruash letrat personit që ke dashuruar gjatë gjithë jetës, duke i treguar anën negative të lidhjes që ke patur me të, të tregosh gjithcka pa asnjë gënjeshtër. Edhe pse tashmë je e martuar me dikë tjetër që të do shumë.Unë, bëj pjesë tek kjo e fundit, një shkrimtare që po merr guximin të shkruaj një libër për lidhjen time, për të shkuarën time. Por para se të marri formën e një librit, po shkruaj disa letra për personin që kam dashur më shumë në këtë jetë. Personi që kisha një të kaluar të bukur, jetuam të tashmen duke planifikuar për të ardhmen : për familjen tonë të bukur, për fëmijët tanë. Dhe tani që e ardhmja erdhi, ne të dy s'jemi më bashk, shkatërruam cdo gjë. Jemi dy të panjohur.
Kam shkruajtur shum libra, disa prej tyre kanë marr famën që meritojnë. Disa prej tjera janë thjesht 100 persona që mund t'a dinë ekzistencën e tyre. Të shkruash të vërteta e tua të errëta në një libër, që lexuesit e mij do t'i lexojnë, kjo për mua është vërtetë një guxim.
..."𝑈𝑛𝑒̈..." Kjo është e vetmja fjalë që kam arritur të shkruaj deri tani tek faqja e bardhë e Wordit. Kam dashur t'a vazhdoj fjalinë. Sa herë që shkruaja por aq herë e fshija sërisht, përfundova sërisht tek e vetmja fjalë që kisha shkruajtur. Sa e vështirë është të shkruash për veten. Duhet të mendoj për teknikë, si dreqin t'a shkruaj këtë histori, si fillim po krijoj personazhin që do më përfaqësoj mua, po mendoj se kjo është mënyra e duhur. Por e gjitha çfarë bëra ishte të mbyllja laptopin, i cili bëri shumë zhurmë sa mendova se e theva ose e prisha. Laptop ti vlen më shumë se unë, sepse ke gjithcka që ky truri im ka krijuar. Ngrihem nga karrigia që kisha 2 orë që qëndroja ulur, dal pak në ballkon për të marr pak ajër të pastër. Si për dreq, ky ajër i pastër gjithmon na zhyt në mendime, sapo filloi my overthinking. Sot nuk do kemi gjumë natën mesa shoh.
- Zemër, ja ku qenke - bashkëshorti im më përqafon nga mbrapa - për çfarë po mendon?
Arrinë që me një shikim, të lexoj mendimet e mija ose kupton se si ndihem, kjo gjë më ka pëlqyer që në fillim tek Kleon.
-Po mendoj për librin e ri qe dua të shkruaj - mbështes kokën tek krahrori i tij, ndjenjë buzët e tij që më puthin lehtë tek koka.
- Më thuaj nëse mund të ndihmoj me diçka - gjatë këtyre 7 vite, Kleon më ka mbështetur gjithmonë.
- Kam ngecur, s'po di as si t'a filloj historinë time dhe si t'a vazhdoj
-Qetesohu Nori, do shkruash, kam besim tek ti. Le të ham drekën- shkojmë tek kuzhina për të gatuar njëher drekën e më pas të ham.
Siç ju thashë kam 7 vite që jetoj me Kleon, historia jonë e dashurisë filloi në një mënyrë të çuditshme ashtu siç ne të dy jemi. Po, besoj se jeni duke e menduar tani, Kleon nuk është i vetmi djal që kam dashuruar. Është dikush tjetër, që zemrën time e ka marrë shumë kohë më para por do ju flas një ditë tjetër për atë histori që i përket së shkuarës. Do ju tregoj për takimin e parë me Kleonit.
Që nga adoleshenca, kam ndjekur shpesh seanca këshillimi me psikologë të ndryshëm. Që nga fëmijëria kam disa probleme që akoma e kësaj ditë nuk i kam rregulluar. Ose mbase më pëlqen të qëndroj me to, ngaqë më frymëzojnë për të shkruajtur. Jam e çuditshme, pra më pëlqen overthinking ose të mbyllem në vetvete, e më pas të shkëputem nga kjo botë që shpesh herë them përse jetoj këtu. Më duket sikur nuk i përkas këtij vendit. Kështu largohem për në botën time imagjinare, ndonëse jo perfekte por aty e gjejë veten sepse atë botë e kam krijuar unë.
YOU ARE READING
𝚃𝚎̈ 𝚅𝚎̈𝚛𝚝𝚎𝚝𝚊 𝚝𝚎̈ 𝙿𝚊𝚝𝚑𝚎̈𝚗𝚊 ✓
Short StoryKam shkruajtur shumë libra por vetëm një libër s'po mund të shkruaj dot, është pikërisht autobiografia ime. Jo se s'mund të gjejë dot fjalët por se kam frikë të përballen me te shkuarën, e përse më shumë kohë kaloj në të shkuarën time sesa në të tas...