Kapitulli 9

54 13 16
                                    

Thonë që ditët apo orët nuk kalojnë por ja që kalojnë.
Ditët ikin po ashtu edhe vitet.
Dhimbja nuk ikën. Vazhdon të qëndroj.
Vazhdon të qëndroj brenda meje. U mësova me këtë dhimbje, u bë pjesë e jetës sime.
Që nga dita që u ndava me Norin, nuk e kam parë më dhe as nuk e di se ku është apo se çfarë është duke bërë. Jeta ime nuk ka ndryshuar aspakt nga ajo ditë e deri më sot. Dhe pse ka kaluar 25 vite. Asgjë nuk ka ndryshuar. Vendosa që t'a jetoja jetën i vetëm, shpresoj që Nori të ketë krijuar familjen që ka dashur gjithmonë.
Po kam pak zili nëse ajo ka krijuar familjen e re. Sepse ne do ishim një familje e lumtur tani.

Përse lidhja jonë u prish ?

Pse familja jonë u shkatërruar?

Këto janë pyetje që i bëj vetes, por nuk gjejë dot përgjigjen.Akoma e kësaj dite nuk e di arsyen e vërtet.

A isha vërtet unë arsyeja ?
Çdo fjalë që kam thënë atë dite ishte e vërtet, nuk e kam tradhëtuar Norin. Vetëm e kam dashur shumë. Mos ishte ky gabimi im.
Dita ime është një rutinë e mërzitshme, punë - shtëpi. E kam ngecur vetë, veten time në këtë rutinë, që mos të mendoj për asgjë tjetër.
Sa herë që eci nëpër rrugët e qytetit shpresoj se do shikoj atë, dua t'a shikoj edhe njëher. Qoftë kjo hera e fundit. Dua t'i shikoj sytë e saj, që kur të mbyll sytë t'më kujtohen ngjyra e syve të saj, forma e buzëve të saj.
Isha i lumtur që u takova me diçka që i përkiste asaj. Libri i saj i ri, që ishte autobiografia e saj. Sapo e pash, e bleva menjëherë. Shkojë në punë por gjatë gjithë kohës kisha mëndjen tek libri, doja t'a lexoja.
A më ka përmendur dhe mua tek libri? Apo ndoshta nuk kam qenë aq i rëndësishëm sa për t'u përmendur në librin e saj.
Mbërrijë më në fund në shtëpi, hyjë brenda në shtëpi dhe ndez dritat. Dritat më tregojnë sesa bosh është shtëpia ku jetoj, kështu që vendos t'i fik sërisht. Shkoj tek dhoma ime, shtrihem sipër krevatit dhe nxjerr librin nga çanta. Doja t'a lexoja pa humbur asnjë sekondë. Sikur libri të mbante aromën e saj por jo. Më mungon aroma e saj.
Sa lexoj fjalën e parë, e kuptova menjëherë që e ka shkruajtur ajo, më kujtohet kur i lexova librin e parë që shkruajti.
Libri më rrëmbeu, kaloja faqet dhe pa e kuptuar përfundova në fundin e librit. Prek telefonin për të parë sa kishte shkuar ora, ora ishte 6 e mëngjesit dhe në orën 7 duhet të shkoja në punë. Jam tek faqet e fundit.
Më kishte përmendur në libër, kishte përmendur historinë tonë.
Sa ndryshe ishte të lexojë këndëvështrimin e saj.
Mendojmë shumë ndryshe por ndjejmë të njëjtën dhimbje.
Nori në libër përmend disa letra që i kishte lënë për mua, lexoj dhe faqet e fundit që më kishin ngelur me shpresë se do gjeja këto letra.
Por jo. Nuk i gjeta.
Nori nuk i ka bërë ato pjesë e autobiografisë, çfarë ka shkruar në ato letra?
Mos vallë aty është e vërteta që unë dua të di. E di që ato letra kurrë s'do vijnë në duart e mija.

Ndryshe nga unë, Nori ishte shumë e lumtur me familjen e saj. Jam i lumtur që ajo është i lumtur dhe pse me dikë tjetër në krahë. Ngrihem nga krevati, heq rrobat e pista, bëj një dush për të larguar papastërtinë por edhe mendimet. Boll mendova për ato letra. Kushdo qoftë e vërteta, tashmë është shumë vonë. Çdo gjë ka marr fund. Dal nga dushi, vesh rrobat të tjera dhe nisem për në punë. Kthehem sërisht në rutinën time të mërzitshme.

- Amedeo, më falni që po ju shqetësoj por tek holli është dikush që kërkon të flasi me ju.

- Në rregull, thuaj që po vij, - dal nga zyra ime, nuk më shkonte mendja tek askush. Nisem drejt holli, - Përshëndetje

- Përshëndetje,- kthehet nga unë vajza që ishte përpara meje. Sytë e saj ngjasoni shumë më sytë e Norit, aq sa për një moment mendova se ishte vetë Nori. Zemra po më rrihte fortë sa për një moment mendova se më doli nga krahrori.
Kjo tregon që zemra ime vazhdon të rrahi për Norin, që unë vazhdoj t'a dua atë pavarësisht gjithçkaje,- Unë jam Asteria, vajza e Norit.

𝚃𝚎̈ 𝚅𝚎̈𝚛𝚝𝚎𝚝𝚊 𝚝𝚎̈ 𝙿𝚊𝚝𝚑𝚎̈𝚗𝚊 ✓Where stories live. Discover now