Kapitulli 12

54 11 2
                                    

Fshehtazi dëgjoja zërin e saj, më kishte munguar shumë zëri i saj i ëmbël. Zëri i saj nuk kishte ndryshuar aspakt. Vërtet e pash Norin, por pash vetëm atë nga mbrapa, flokët e saj. Nuk e pash nga fytyra, doja shumë t'a shikoja sepse më ka munguar shumë Nori. Kanë kaluar kaq shumë vite dhe nuk e di nëse ajo duket po njëlloj si atëherë apo ka ndryshuar aq shumë sa unë s'do gjejë Norin tim.
Vazhdoja të qëndroja pas pemës, nuk doja të përgjoja bisedën e tyre por kisha nevojë të dëgjoja zërin e saj. Zëri i saj ishte si shërim për plagët e mija.
Lëviz pak kokën për të parë nëse ndodhesh akoma aty pasi po mbizotëronte heshtja. Shikoj që Nori dhe Kleoni po vinin drejt meje, duhet të fshihesha që Nori mos t'më shikonte.
Na ndante vetëm trungu i pemës, një lëvizje e gabuar nga ana ime, Nori do arrinte t'më shikonte. Vërtet po fshihesha, por zemra ime jo. Rrahjet e zemrës sime dëgjoheshin shumë në heshtjen e natës, aq sa Nori kthen kokën nga unë.
Dhe pse ajo shikonte vetëm trungun e pemës, vazhdonte t'a mbante shikimin nga unë, pra aty ku unë isha fshehur. Ndjenjë aromën e saj, mund t'a kujtoja aromën e saj të trupit dhe të parfumit të saj të preferuar. Marr frymë thellë që t'a memorizoja këtë aromën e saj por e di që me largimin e saj dhe aroma e saj do largohet. Kjo ishte e mjaftueshme për mua.

- A ke ndonjë gjë që të shqetëson?- e pyet Kleoni, pasi ishte i çuditur përse Nori po qëndronte pa lëvizur

- Kjo pema ka diçka. Ndjenjë diçka që nuk di si t'a shpjegoj,- zemra ime ndalon kur dëgjoi këto fjalë. Nori e ndjente praninë time ashtu si unë praninë e saj. Zemra tona e ndjenjë njëra tjetrën dhe pse sytë tanë nuk po shikohen, - Duket sikur kjo pema po mban dicka që për mua është e shtrenjtë.

- Nëse do, mund t'a prekësh trungun dhe të shprehësh dëshirën tënde, mirë që thua se kjo pema është e veçantë,- Kleoni ishte shumë mirëkuptues dhe nuk e bënte atë të ndihesh keq. Ndryshe nga unë apo jo. Unë të bëra që të ndihesh keq apo jo Nori? Më keq akoma, të bëra që të urreje veten tënde. Unë nuk të meritoj, ti meriton burrin që ke në krahë. Të lutem më harro. Le të jem un personi i parë, kujtimi i parë që ti do humbasësh përshkak të sëmundjes tënde.

- Në rregull. Do prek pemën dhe do shpreh dëshirën time,- Nori prek trungun e pemës, prekjen që e ndjeva dhe unë. Ndjenja sikur duart e saj po më prekni mua. Nori shpreh një dëshirë, çfarë dëshire mund të jetë ajo vallë. Lutem vetëm që t'i realizohet ajo dëshirë, - Do shihemi së shpejti. Kujdesu për veten. Unë të dua...dua që ti të jesh i lumtur.

A janë këto fjalë për mua ? Si mund t'i thotë ato fjalë kur ajo nuk e di që ndodhem aty? S'mund të jenë ato fjalë për mua. Jo.
Ishim shumë afër por njëkohësisht shumë larg, aq larg sa s'mund të shikonim dot njëri-tjetrin, s'mund t'i flisnim dot njërit tjetrit. Nori largohet së bashku me Kleoni, largohet duke më lënë ato fjalët që s'di si t'i merrja. Aromën e mori me vete. Ai ishte shanci i fundit që mund t'a shikoja, t'a takoja por e lash t'më ikte ai shanc.
Më la sërisht vetëm. Këtë herë është vendimi im që të rri vetëm dhe ti të qëndrosh e lumtur me familjen tënde, me familjen që duket qartë që të duan shumë.
Dielli perëndon, errësira e pushtoi qiellin ashtu si pikëllimi zemrën time. Ulem tek rrënjët e pemës, kisha nevojë të mbështesha dhe mbështetem tek trungu i pemës. Marr frymë thellë disa herë, doja të merrja frymë sepse s'po mbushesha dot me frymë. Qielli i natës ishte shumë më i bukur kur Nori ishte këtu sepse ajo shkëlqente si një yll, si yjet që shkëlqejnë në qiellin e natës. Ngre sytë lartë, asnjë yll s'mund të shikoja, retë i kishin mbuluar për të lejuar që errësira këtë natë të mbizotëronte. Nata nuk ishte vetëm e errët por edhe e pikëlluar ashtu si shpirti im.
Lotët e mi janë sërisht aty, në sytë e mi duke pritur që të dalin jashtë, ashtu si dua unë që gjithë kjo dhimbje të dali jashtë dhe të shpëtoj. E qara ime është kthyer në një përshpëritje, s'mund të qaj dot më me zë. As të flas. Jam mbyllur në mendimet e mia, është një zë i brendshëm që flet gjatë gjithë kohës. Kam harruar si tingëllon zëri im, s'dua të bisedoj me askënd.
Mbyll sytë për të kujtuar sa do pak aromën e saj, pamjen e saj nga mbrapa por të gjitha po zhdukeshin pak nga pak.
Edhe lotët e mi po thahen.
Po zhduken.
Vetëm dhimbja ime nuk po zhduket. Vazhdon të qëndroj me mua.
Lëviz pak dhe ndjenjë dhimbje në gjithë trupin, më kishte zënë gjumi aty ulu në rrënjët e pemës. Isha mpirë dhe kisha ngrirë nga i ftohti i natës. Ora kishte shkuar 3 e mëngjesit, kalojnë një grup të rinjsh para meje. Më panë sikur isha për gjynah, sikur isha një i pastrehë. Në fakt ashtu jam, kam një shtëpi por s'mund t'a quaj shtëpi. Kam një jetë por kjo nuk është jeta ime.
Ngrihem në këmbë dhe nisem për në shtëpi. Mëngjesi erdhi më shpejt seç mendova unë. Sërisht e njëjta rutinë por ishte një mesazh që e prishi këtë rutinën time të mërzitshme e të mallkuar.
Një mesazh nga numri i panjohur, e hap për t'a lexuar. Ishte vajza e Norit, Asteria që kërkonte t'më takonte mua. Nuk i kthejë përgjigje, nisem për në punë. S'dua të kem asnjë kontakt me asnjë nga familjarët e Norit. Më lini të paktën vetëm me këtë dhimbje që kam. Çfarë doni që t'më bëni tjetër?

- Zoti Amedeo,- dëgjoj dikë që më thërret sapo do hyja brenda ndërtesës ku punojë

- Kush jeni?, - e mora përgjigjen sapo u ktheva, ishte Asteria. Sërisht Asteria. Nuk e kuptoj pse po ngul këmbë kaq shumë kur ajo duhet t'më urrejë pasi ka lexuar historinë tonë të dashurisë, - Çfarë doni ju këtu?

- Dua të bisedoj me ju

-Nuk kam çfarë të bisedoj me ty. Më falni por po largohem

- Unë do qëndroj këtu deri sa ti të bisedosh me mua,- sytë e saj e tregonin qartë vendosmërinë që kishte. Por nuk doja të bisedoja. Nuk isha gati. Për çfarë do bisedojmë? Apo të dëgjoj urrejtjen që ke ndaj meje.

Largohem pa i thënë asgjë, dita ime e punës shkon si normalisht, orët kishin kaluar. Asteria vazhdonte të qëndronte jashtë duke më pritur mua.
Orët e mia të punës mbarojnë, duhet të dal nga ndërtesa por s'dua të takohen sërisht me të. Shkoj drejt derës kryesore, jam jashtë. Eci drejt pa e parë atë në sy, sillem sikur ajo mos të ishte fare aty. Ndaloj një moment.

- Le të flasim

Më falni për vonesën, shpresoj t'ju pëlqejë pjesa e re ❤️
Nëse keni ndonjë kritikë ose ndonjë pyetje për historinë, m'i bëni tek komentet.
Çfarë mendoni ju se do Asteria t'i thotë Amedeos?
Thank you all

𝚃𝚎̈ 𝚅𝚎̈𝚛𝚝𝚎𝚝𝚊 𝚝𝚎̈ 𝙿𝚊𝚝𝚑𝚎̈𝚗𝚊 ✓Where stories live. Discover now