Kapitulli 14

48 10 17
                                    

Qëndroja përballë derës ndërsa mbrapa saj qëndronte Nori, kisha ngrirë i gjithi sikur të isha i paralizuar. Kisha frikë të hyja brenda, kisha frikë të përballesha me të.
Jam thjesht një frikacak. Ja ky jam unë. Një frikacak.
Asteria hap derën, e zgjat dorën për t'më thënë që mund të hysh, marr frymë thellë para se të hyja. Kisha nevojë që mushkritë e mia të mbusheshin me oksigjen. Çdo hap që hidhja drejt dhomës së saj, diçka më rëndonte mbi supe, zemra rrihte shumë shpejt.

-Kjo është dhoma e mamit - thotë Asteria. Dera e dhomës së Norit ishte gjysëm e hapur, të dy qëndrojmë aty pa lëvizur

- Mendoj se është më mirë që të largohem, s'duhet të kisha ardhur këtu

- Qëndro. Ky është premtimi që babi i bëri mamit para se sëmundja t'i merrte kujtimet e saj. Babi i tregon çdo ditë historinë e tyre, si ata janë njohur, dashurinë e tyre. Në fillimet e sëmundjes mami kujtohesh për disa momente të historisë por tani jo më. Babi vazhdon t'ia tregoj historinë e tyre pa u lodhur në asnjë moment - zëri i saj dridhesh ndërsa po fliste me mua, Asteria është e trishtuar, lotët në sytë e saj e tregojnë shumë qartë. Është kaq e fortë sa erdhi tek unë vetëm për të parë mamin e saj të lumtur.

E çfarë jam unë, asgjë. Nga dera gjysëm e hapur vinte zëri i Kleonit, lëviz pak. Sytë e mi ishin në kërkim të Norit. S'mund t'a shikoja. Mbështetem tek muri i cili ishte i vetmi vend ku mund të mbështesha. S'doja të dëgjoja historinë e dashurisë së vajzës që dashuroja por doja të dija si ishte kjo histori. Si arriti të funksioi ndryshe nga historia jonë?

- Nori, zemër - dikush tjetër i thotë 'zemër' asaj, por ai ka të drejtë t'i thotë 'zemër' sepse është burri i saj - A ke dëshirë të tregoj një histori të bukur?

- Po, ma trego - kjo ishte hera e dytë që dëgjoj zërin e Norit, zërin e saj të ëmbël.

- Dikur ishte një vajzë që po kalonte një periudhë të keqe, ishte shumë e trishtuar pasi kishte humbur personat që ajo i donte shumë . Këtë trishtim ajo e fshinte me sjelljen e saj moskokëçarëse. Shkon tek psikiatri për një vlerësim, sapo hynë brenda zyrës së tij, djali dashurohet me të, dashurohet me shikimin e saj të trishtuar. Donte që t'a kuptonte trishtimin e saj dhe t'a kthente në lumturi. Vajza fliste pa pushim, fliste në mënyrë ironike për psikologët dhe për vlerësimin që do bënte, por gjuha e saj e trupit s'mund të gënjente. Djali e kuptoi ndikimin që pati ai tek ajo, pra nuk ishte vetëm djali që ishte dashuruar por edhe vajza. Kështu që djali vendos t'a shtyjë takimin javën tjetër sepse donte t'a shikonte sërisht e sërisht, deri sa t'i shprehte ndjenjat vajzës.
Ishte takimi i tyre i fundit që u kthye në fillimin e historisë së tyre, buzët e tyre takohen me njëra tjetrën për mos t'u ndarë më. Ishte pikërisht ajo puthja pasionante që foli për ndjenjat e tyre që s'munden t'i shprehni me fjalë, kalojnë një natë të paharrueshme. Ishte mëngjesi më i bukur, djali hap sytë dhe shikon që në krahët e tij ndodhesh vajza që dashuronte, donte që të bëhesh familja e saj, shtëpia e saj dhe ashtu ndodhi. Djali zbuloi një nga talentet e vajzës që dashuronte që ishte të shkruante, kështu që e mbështeti në çdo moment që ajo të botonte librat e saj, të ndiqte ëndërrën e saj.
Ishte një moment që ata prekën lumturinë e vërtet, një tjetër formë të dashurisë që ishte vajza e tyre. Tashmë familja e tyre ishte e plot, - Kleoni ndalon për një moment, dukesh që kishte nevojë të merrte frymë

- Përse ai e tregon kështu historinë e tyre ? - i habitur, pyes Asteriën.

- Babi ka zgjedhur që t'ia tregoj si histori, si një përrallë sepse nuk do që mami të ndihet keq. Të ndihet keq pse ajo nuk mund t'i kujtoj gjithçka që ka kaluar me babin.

- Mendoj se kjo është zgjidhja më e mirë që ai mund të bënte por e dhimbshme për të - nuk duhet t'më interesonte për të, por vërtet që ai po kalon një periudhë të vështirë.

Vazhdoj të dëgjoj historinë e tyre, disa nga momente nga historia e tyre më përsëritesh pa pushim në tru, si puthja e tyre e parë.
Ndjesitë e puthjes së tyre.
Përqafimet e tyre.
Momenti kur ata u bën prindër.
Të paturit një familje.
Jam i lumtur që Nori i ka përjetuar të gjitha këto emocionet e bukur dhe ka qenë e lumtur. Ndoshta ne nuk ishim destinuar për të qëndruar bashk por unë vazhdoj të dua Nori. Vazhdoj të bëhem xheloz për çdo puthje që ti i ke dhënë Kleonit, për çdo përqafim, për prekje. Marrë frymë thellë që të largoja këto mendimet e kota. Është shumë vonë për mua që t'i kem këto mendime.
Asteria hap derën, zemra fillon sërisht t'më rrahje shpejt. Do e takoja pas kaq shumë vitesh. Por nuk e di nëse do gjejë Norin apo dikë tjetër në vëndin e saj.

- Vendose që të vish- thotë Kleoni me një zë të ftohtë, nuk prisja ndonjë mikpritje nga ana e tij. Të dy e ndjejmë tensionin që ndodhet midis nesh, të dy duam të njëjtën grua. Nuk i them asnjë, fjalë, thjesht e shikoja në sy. Ngrihet në këmbë dhe kalon afër meje, kur supet tona preken, ai ndaloi - Mos harro, Nori është gruaja ime. Por... Por ajo Nori që ndodhet aty të përket ty.

Ndodheshim vetëm ne të dy në dhomë, unë dhe Nori. Nori shikonte këmbët e saj, akoma nuk më kishte parë mua. As nuk e dinte që unë ndodhesha aty. Shikoj sa majtas dhe djathtas, e kishte kthyer dhomën si dhomën e saj të vjetër, ishte ulur pikërisht aty poshtë dritares. Ashtu si ulesh atëherë. Ulem në gjunjë, fytyra ime ishte paralele me të sajën, më mungonte guximi për të them emrin e saj. Të thërrisja emrin e saj. Emri i saj në buzët e mija ishte si diçka e ndaluar.

- Nori - arrita t'i them emrin, zëri po më dridhesh. Po më dridhesh i gjithë trupi, mendoja se nga momenti në moment mund të humbisja ekuilibrin. Shikimi po më errësohesh. Më shikon në sy, shikimet tona u takuan sërisht pas 17 vitesh a më shumë.

Mendimi juaj për këtë histori, pjesa tjetër është pjesa e fundit 🥺.

Si mendoni, Nori do e mbaj mend Amedeon apo jo?

Cili do jetë fundi i kësaj historie?

Faleminderit të gjithë ju që e keni lexuar dhe e keni votuar këtë histori ❤️❤️‍🩹

𝚃𝚎̈ 𝚅𝚎̈𝚛𝚝𝚎𝚝𝚊 𝚝𝚎̈ 𝙿𝚊𝚝𝚑𝚎̈𝚗𝚊 ✓Where stories live. Discover now