Nganjëherë kur kalojë shumë kohë duke shkruajtur harrojë se kush është bota e vërtet dhe kush jo. Përfshihem shumë në atë botë që jam duke shkruajtur. Por, po vë re që shkrimi po ma rrëmben të tashmen.
Ndodhem e vetme në shtëpi, kur jam vetëm i ndjenjë mungesën e personave që dua më shumë në këtë jetë por kur jam me ata dua të qëndroj vetëm. E urrejë veten time për këtë gjë.
Përfundoj sërisht tek letrat, sikur ato më thërrasni.
Gjithmon përfundoj tek to.
Këto letra do mbajnë gjithçka që unë po mbaj brenda vetes sime. Koka vazhdonte t'më dhimbte, aq shumë sa s'mund të mendoja për asgjë. Kontrolloj aty në rrëmujën e zyrës nëse mund të gjeja një qetësues dhe e gjeta. Pijë qetësuesin me shpresën se do m'i largonte këto dhimbjet e forta. Ulem për të shkruajtur në ato letra të bardha. Tek letrat e djeshme shkruajta që fillova një kapitull të ri me Amedeo, sa do të doja që ai kapitull i ri të kishte zgjatur më shumë, gjithë jeta jonë të ishte po aq e bukur.- Amedeo. Po, pranojë të martohem,- vendos unazën tek gishti im dhe themi që të dy betimin e martesës. Ishte dita më e bukur e jetës sime. Në këtë ditë të bukur ishim vetëm unë dhe ai. Askush tjetër. Vetëm ne te dy dhe dashuria jonë.
- Të dua,- bërtet fortë, ishte i lirë të shprehte ndjenjat e tij, - Të dua Nori. Nori im. Le të fillojmë jetën tonë të re
- Jam shumë e lumtur që të kam njohur. Ajo zënka jonë na çoi këtu ku jemi tani. Të dua Amedeo.
Martesa ishte fillimi i jetës sonë, lam gjithçka mbrapa. Nuk harruam asgjë çfarë na ndodhi por thjesht ato i përkisnin të shkuarës dhe le të qëndrojnë atije. Dua të jetoj të tashmen dhe pse asnjëherë unë nuk kam jetuar në të tashmen. Mund të jem gjithmonë në të shkuarën ose në të ardhmen.
Pse s'mund të jetoj në të tashmen?
A kam frikë? Kush është arsyeja?
Shita shtëpinë ku jetova fëmijërinë time, shtëpinë ku i dhashë lumturinë e fundit babit. E shitëm atë për të blerë një shtëpi të re. Amedeo vazhdoi të ndiqte studimet e tij ndërsa unë u fokusova më shumë tek shkrimi. Shkrimi më falte lumturi. Kisha nevojë të shkoja në një botë tjetër, qoftë dhe ajo imagjinare. Lexuesit i pëlqeni shumë librat e mij duke mos e ditur që janë duke lexuar ndjenjat e mija. Po. Ato fjalët mbajnë ndjenjat e mija të errëta, janë pikërisht ato ndjenja dhe mendime që nuk i tregoj askujt. Kaloja ditë dhe netë mbyllur në dhomë por gjithçka ndryshoi kur brenda vetes sime kisha një jetë tjetër. Isha shtatzënë me fëmijën time të parë, ngela shtatëzanë në periudhën më të errët të jetës sime por e dija që pikërisht ky fëmijë do sillte pak dritë në jetën time.
Marrëdhënia ime me Amedeo kishte ndryshuar shumë, asgjë nuk ishte si në fillim.
Faqet e bukura të kapitullit të parë kaluan, ikën shumë shpejt. U rikthyem në realitetin e hidhur. Çdo gjë sikur u riktheu sërisht por këtë herë dyfisht. Jeta sërisht më goditi. Kjo është arsyeja pse kam frikë të jem e lumtur.
Nuk e meritoj të jem e lumtur.
Nuk e meritoj.- Zemër si ja kalove sot?,- Amedeo shtrihet afër meje, ndjenjë aromën e dikujt tjetër në trupin e tij. Aromën e një gruaje. As dashurinë nuk e meritoja?, - Çfarë bën bebushi?
- Mirë është,- zëri im dridhet, s'doja që ai t'më kuptonte dhe pse ishte e kot. Amedeo më ka kuptuar gjithmonë, e di që më kupton por këtë herë nuk thotë asgjë.
- Ku është bukuroshja e babit?- vendos dorën sipër tek barku, po më përkëdhelte. Jo mua. Por fëmijën tonë. Vajzën e tij që e donte shumë e pse nuk kishte lindur akoma.
- Si ja kalove sot tek puna ?,- ishte një pyetje idiote nga ana ime, por e pyeta. A sillet çdo grua kështu si unë? A sillen kështu ato kur kuptojnë se burrat e tyre po i tradhëtojnë? Kjo nuk ishte hera e parë që ndjenjë parfumin e një gruaje në rrobat e tij, në trupin e tij. Kam heshtur duke menduar se është gabimi im. Gabimi im.
Gjithmon mendoj se është gabimi im. Gabimi im është se unë vazhdoj të jetoj.
YOU ARE READING
𝚃𝚎̈ 𝚅𝚎̈𝚛𝚝𝚎𝚝𝚊 𝚝𝚎̈ 𝙿𝚊𝚝𝚑𝚎̈𝚗𝚊 ✓
Short StoryKam shkruajtur shumë libra por vetëm një libër s'po mund të shkruaj dot, është pikërisht autobiografia ime. Jo se s'mund të gjejë dot fjalët por se kam frikë të përballen me te shkuarën, e përse më shumë kohë kaloj në të shkuarën time sesa në të tas...