Jeta e tanishme është si jeta e çdokujt prej nesh. Çohem çdo mëngjes, shkojë në punë, kthehem e lodhur por me një buzëqeshje në fytyrë për familjen time, pra një rutinë. Netët e fundit nuk kam arritur te bej sikur 3 orë gjumë, kalojë orë të tëra e shtrirë në krevat dhe gjumi s'më zë.
Po kështu ndodhi dhe këtë natë, Kleoni flinte gjumë i qetë dhe më ka përqafuar fortë, ngre me kujdes krahun e tij për t'a zhvendosur nga trupi im. Ngrihem pa bërë zhurmë dhe shkoj tek zyra ime. Zyra ime ishte në errësirë totale, si errësira që shpesh herë përhumbem. Ndez dritat që janë në ngjyrë blu, i ndez sepse më ndihmojnë që të shkruaj, bluja përshtatet aq bukur me errësirën e zyrës sime dhe më bën të ndihem sikur qëndroj pezull në hapësirë.Shtrihem tek divani që ndodhet aq dritares, marrë sërisht ato fletat e bardha që do mbushen me budalliqet e së shkuarës sime. A është e shkuara ime kaq e rëndësishme sa t'a hedh në këto letra të bardha? Apo kjo është një mënyrë që të lëndoj veten time duke kujtuar gjëra që nuk dua të kujtoj? Apo është mundësia ime e fundit që do arrijë t'i kujtoj këto kujtimet?
- Mami, babi -thërras të dy prindërit e mi sapo hyjë në shtëpi, sigurisht që ata të dy do thërrisja sepse si një fëmijë kisha nevojë për mbrojtjen e tyre. Kam nevojë të ndjenjë sigurinë që të fal ai përqafimi i tyre, -Erdha në shtëpi - doja t'i përqafoja por askush nuk ndodhesh në shtëpi.
- Ka ardhur motra- Françeska vjen drejt meje duke qarë, më përqafon shumë fortë si për të kërkuar falje për gjithçka që ndodhi. Është motra ime e vogël dhe për të do jepja jetën, s'duhet të ndihet në asnjë moment që e ka ajo fajin për atë që ndodhi.
- Erdhe më në fund- thotë mami që sapo hyn nga dera e pasme, kalon përmes kuzhinës dhe ja ku po qëndron përpara meje
-Ma -e përqafoj fortë mami, kisha nevojë për përqafimin e saj por jo për fjalët e saja që tha pas përqafimit. A do më kishte lënduar më shumë përdhunimi apo ky shikimi i mamit. Vrapova drejt mami për të gjetur siguri por mami më vendosi me duart e saj drejt humnerës, më fajësoi për shenjën që Franceska ka në fytyrë -Më fal.
- Mami faji është i imi. Nori më shpëtoi mua dhe u lëndua për fajin tim- motra më del në mbrojtje
- Isha gjatë gjithë kohës e shqetësuar për ty- pra ishte e gjitha pjesë e mendimit tim që mami nuk më do? Mami më do vërtet apo jo ? Mami na përqafon fortë të dyja. S'po dija si të ndihesha e lumtur apo të kem frikë se mos do shkatërroj gjithçka -Le t'a mjekojme plagën
- Faleminderit mami- i them mamit pasi me mjekon plagën
- Të dua shumë zemra e mamit - sytë më mbushen me lot, e di që mami më do por dua t'a dëgjoj më shpesh mamin që shpreh dashurinë për mua. E përqafoj fortë
- Natën e mirë mami- shkoj drejt tek dhoma ime, atije ku kalojë pjesën më të madhe të kohës. Shtrihem mbi krevat për të fjetur gjumë, por sikur diçka më tërheq nga poshtë. Një forcë e çuditshme. Për një moment ndalojë të marr frymë, nga krevati në qiell, e cila do bie ne detin që ndodhesh poshtë meje dhe zhytem në det.
- A je mirë? - më pyet Kleoni që po më shikonte me ata sytë e tij të shqetësuar
- Mirë jam - më duheshin e disa sekonda të tjera për që të kuptoja se ku ndodhesha, në botën time imagjinare, në të kaluarën apo në të tashmen. Më kishte zënë gjumi mbi letra. Po kalojë më shumë kohë në të kaluarën time. Kjo po ndikon për keq tek unë sepse s'po mundem dot të jetoj të tashmen time. Të jetoj dhe të dua familjen që kam krijuar tani. Mendoj se duhet t'i djeg këto letra të cilat i kam shkruajtur e të shkëputem nga e kaluara. - A mund të përqafoj Kleon?
- Sigurisht dashuria ime- kisha nevojë për këtë përqafim, nën krahët e tij ndjenjë një siguri për të cilën kam nevojë
- Faleminderit - puth lehtë buzët e tij, tani që e mendoj kam kaluar shumë pak kohë me të. Gjithë natën e kisha kaluar tek zyra ime -Si thua, të marrim dhe vajzën e të dalim sot ?
Vote nëse ju pëlqen pjesa, për çdo pyetje ose sugjerime + mendime tuaja mund t'i shkruani tek komentet ❤️ Do i vlerësoja çdo mendimin që do më jepni për këtë his. Faleminderit.
YOU ARE READING
𝚃𝚎̈ 𝚅𝚎̈𝚛𝚝𝚎𝚝𝚊 𝚝𝚎̈ 𝙿𝚊𝚝𝚑𝚎̈𝚗𝚊 ✓
Short StoryKam shkruajtur shumë libra por vetëm një libër s'po mund të shkruaj dot, është pikërisht autobiografia ime. Jo se s'mund të gjejë dot fjalët por se kam frikë të përballen me te shkuarën, e përse më shumë kohë kaloj në të shkuarën time sesa në të tas...