Kapitulli 15

88 11 17
                                    

Ulem në gjunjë, fytyra ime ishte paralele me të sajën, më mungonte guximi për të them emrin e saj. Të thërrisja emrin e saj. Emri i saj në buzët e mija ishte si diçka e ndaluar.

- Nori

-Amedeo - Sytë tanë u takuan. Asnjëri nga ne s'po lëvizte apo të fliste. Nori po më buzëqeshte sikur asgjë mos të kishte ndodhur. S'mund të dëgjoja asgjë përshkak se humbas në mendimet e mia, sytë e mi shkojnë tek buzët e saj. Arrijë të lexoj një fjalë që më thotë Nori - Më fal - A të vjen vërtet keq për mua ? Gjatë këtyre vite unë kam vdekur pak nga pak.

-Nori un...- kujtimet e se shkuarës rishfaqen pikërisht në atë moment, po ma merrnin frymën. S'mund t'i thoshja dot asnjë fjalë, po luftoja me ndjesitë e mia, me të shkuarën time.

-Ulu këtu - Më kap dorën dhe më tërheq që të ulesha pranë saj. Dora e saj më shpëtoi nga mendimet që më pushtuan. Zemra më rrihte fortë, nuk isha mësuar me praninë e saj që më kishte munguar gjatë gjithë këtyre viteve. Doja të flisja, t'i shprehja të gjitha çfarë ndjenja por zgjodha që të ulem pranë saj, ashtu si dikur. Asnjë fjalë për dhimbjet e mija.
Ajo buzëqesh, gjithmonë buzëqeshte që të fshinte emocionet e saj të vërteta. Sytë e saj më tregoni atë çfarë mundonte t'a fshihte me buzëqeshjen.

-Ske nevojë të buzëqeshësh me mua- zgjas duart për një përqafim. Nuk zgjati as një sekondë dhe Nori më përqafon.

- Ku ke qenë? Të kam pritur për shumë kohë. Përse ata njerëz të panjohur janë këtu mua dhe ti nuk ishe? Ku ishe? - më bënte pyetje pa pushim, nganjëherë ndalonte të merrte frymë se po qante me ngashërim. Nuk e dija çfarë përgjigje t'i jepja, njerëzit që i quan të panjohur, janë familja që ajo zgjodhi, - Pse prite kaq shumë që të vije tek unë?

- Ja ku jam. Jam me ty tani- zëri im ishte shumë i ftohtë krahasuar me zërin e saj të lumtur. Isha konfuz për ndjenjat e mia, ndryshe nga Nori që ka harruar gjithçka çfarë ka ndodhur

- Ti je i mërzitur. Dikush të ka mërzitur. Mos jam unë që të kam mërzitur dhe kjo është arsyeja që ti nuk ke ardhur tek unë

- Jo, - përgjigja ime ishte një gënjeshtër. Po, jam i mërzitur. Por jo nga ti Nori, por nga vendimi që t'i more për lidhjen tonë.

- Nuk kape dot universitetin që doje, prandaj je i mërzitur. Po, kjo do jetë arsyeja - Nori është kthyer shumë vite pas, mendon se është 18 vjeçe. Kam përballë Norin tim. Doja të qaja, t'a përqafoja fortë. Ndonëse ka kaluar 25 vite, arrita të gjeja sërisht Nori tim, por ajo s'mund të gjejë të njëjtin Amedeo sepse ai është zhdukur.

- Nori, - kisha shumë gjëra që doja t'i thoshja por në të njëjtin kohë s'mund t'i thoshja dot asgjë. T'i flas për gjithçka çfarë ndodhi midis nesh, është e kot sepse Nori nuk mban mend asgjë. Më kujtohen dy fjalët e fundit që kishte shkruajtur tek letra, Amedeo Amedeo. Çfarë kishte dashur të thoshte pas emrit tim

- Amedeo të dua, - kthejë kokën i habitur. A është kjo çfarë Nori ka dashur të shkruaj në fund të letrës? Nuk e di më as çfarë të besoj. Kafshoj buzën e poshtme, s'doja që lotët të cilët po përpiqesha kaq shumë t'i mbaja t'më dilni. Nuk dua të qaj para saj. Nori më përqafon papritur, - Diçka ka ndodhur tek ti, ti nuk je Amadeo im.

- Nori më fal,- si mund t'i thoshja që je ti që e shkatërrove atë Amedeo. Le të harroj gjithçka për këto pak minuta, le t'a bëj të lumtur, - Jam mirë. E kam ngaqë nuk e kapa dot universitetin

- Mos u shqetëso, ne do jemi gjithmonë bashk- vendos duart e saj sipër tek duart e mia, ishin kaq të ngrohta sa më ngrohën e zemrën. Më kishin munguar kaq shumë prekjet e saj. Ndonëse vitet kishin kaluar, sytë e saj janë po të njëjtë, buzët e saj kishin po të njëjtin formë. Humbas tek buzët e saj, më kujtohet puthja jonë e fundit. Akoma e kujtoj shijen e asaj puthjes së lamtumirës.

- E di që kam shkruajtur një histori të re, titullohet "Të duash deri në frymëmarrjen e fundit" . A do që t'a lexosh ? Është historia ime e parë

- Po, dua shumë t'a lexoj historinë tënde - po ri jetojmë të shkuarën tonë por me një ndryshim. Nori është e lumtur ndërsa unë po ngacmoj plagën time, ndjenjë dhimbje dhe jam i shkatërruar që përfunduam këtu. Nori më zgjat librin, e marr për t'a lexuar. Nuk e kam harruar aspakt historine e parë që Nori shkruajti, por bëj sikur ishte e herë e parë që po e lexoja.

- Më thuaj si të duket,- ma bën me dorë që të vendosja kokën tek prehëri i saj. Vendos kokën tek prehëri i saj, zemra po më dilte nga vëndi. Nori luante me flokët e mi sic luante dikur.

- E adhuroj këtë histori, më pëlqen shumë

- Kam lexuar një libër dje, kam qarë. Një autore kishte bërë autobiografinë e saj dhe kishte treguar të vërteta e saj të pathëna, - ishte duke folur për librin e saj, pa e ditur që është libri i saj, - Unë dua që t'a jetoj jetën time e lirë dhe t'i bëj vetë zgjedhjet e mia

- Dua që ti të jesh e lumtur, - Nori, nëse do jetoje sërisht të njëjtin moment, a do bëje të njëjtën zgjidhje? A do më braktisje sërisht ? Këto ishin pyetjet që më pushtuan mëndjen. Asnjëher s'do e marrë përgjigjet e këtyre pyetjeve. Ngre kokën nga prehri i saj, por vazhdoj të qëndroj ulur afër Norit.

- Unë dua që ne të jemi bashk deri në fund - thotë Nori pasi dora e saj prek dorën time, gishtat tanë kryqëzohen, mbështet kokën tek supi im. Shikoj nga dera, ndihesha në siklet sepse familjarët e saj janë pas asaj dere por as Asteria e as Kleoni nuk ishin aty. Kishin vendosur që t'na jipni pak privatësi, e gjitha kjo që Nori të jetë e lumtur.

- Bashk do jemi deri në fund, - ja dhe një gënjeshtër tjetër. Fundi jonë ishte atë natë, lidhja jonë mori fund. Qaj pasi s'mund të duroja dot më.
Qaj nën krahët e saj.
Qaj nën përqafimin e saj.
Ndjenjë rrahjet e zemrës së saj, ndërsa ajo mund të dëgjonte vetem të qarën time. Më përqafon fortë sikur s'do më linte kurrë më.

- Jam këtu për ty. Mund të qash., - shkëputem nga përqafimi i saj, më fshin lotët, - ti më ke qëndruar pranë në çdo moment, në momentet e mia më të këqija. Ke gjithmonë aty për mua. Më lejo tani që të jem unë ajo që do të qëndroj pranë ty, të kujdesem për ty

- Të..., - t'i them 'Të dua' për mua është diçka e ndaluar. S'mund t'ia them, - Të falenderoj për gjithçka, të falenderoj që më ke qëndruar pranë.

- Amedeo,- thotë emrin tim duke buzëqeshur. Buzëqeshja do jetë kujtimi im i fundit i Norit. Do t'a kujtoj të lumtur, - qëndro me mua.

- Me ty jam.

- Le të mos ndahemi kurrë,- Nori po fliste për të ardhmen tonë por nuk e dinte që ne jemi në të ardhmen. Nuk arritëm ta mbaronim lidhjen tonë, dashurinë tonë. Të lutem mos më lëndo më shumë.

- Do jetojmë gjithmonë bashk,- kjo është gënjeshtra e fundit që i them Norit, - Më duhet të largohem.

- Në rregull, por do vish sërisht apo jo? ,- nuk i kthej përgjigje pyetjes së saj sepse e dija përgjigjen e kësaj pyetjes. Përgjigja është jo. Nori më përqafon fortë sikur t'a di se cila është përgjigja. Më puth fortë në faqe, ndjenjë buzët e saj t'më prekin, e kisha harruar ndjesinë që të falni puthjet e saj. Po më merresh fryma, por në sytë e saj buzëqesh dhe e përqafoj. Ngrihem në këmbë, hedh një hap drejt derës së dhomës.

- Mirupafshim,- kjo është lamtumira ime Nori. Faleminderit për këto minutat e fundit që kaluam së bashku. Dua që ti të kalosh më shumë kohë me familjen tënde , sesa me mua që jam një person i së shkuarës. I përkas së shkuarës. E gjitha çfarë kam dashur ishte që të qëndroja me ty, doja të isha në krahë me ty, të kujdesesha për ty, të dashuroja ty por ne nuk arritëm të kuptoheshim. Fjalët për ne u kthyen në murin ndarës sepse nuk i thamë asgjë njeri tjetrit, por i mbanim përbrenda. Nuk kishim nevojë që të mbronim njëri tjetrin por t'a kuptonim njeri tjetrin.

- Shihemi sërisht nesër Amedeo,- më thotë e lumtur. Sipas kujtesës së Norit, ne jemi në fillimin e lidhjes sonë. Në të vërtet jemi në fundin tonë.

- Lamtumirë Nori, të dua,- them nëpër dhëmbë, s'doja që t'i dëgjonte këto fjalët e fundit.

- Mirupafshim Amedeo,- toni i zërit të saj ndryshoi, ishte shumë herë më i ftohtë. Mendoj se Nori do jetë kujtuar se cili jam, se çfarë ka ndodhur midis nesh. Sytë e mi lëshojnë lotët e fundit për të. Nori më dha lamtumirën. Nori...

Faleminderit që keni lexuar këtë histori ❤️

Lini mendimin tuaj për historinë dhe për fundin

🎉 You've finished reading 𝚃𝚎̈ 𝚅𝚎̈𝚛𝚝𝚎𝚝𝚊 𝚝𝚎̈ 𝙿𝚊𝚝𝚑𝚎̈𝚗𝚊 ✓ 🎉
𝚃𝚎̈ 𝚅𝚎̈𝚛𝚝𝚎𝚝𝚊 𝚝𝚎̈ 𝙿𝚊𝚝𝚑𝚎̈𝚗𝚊 ✓Where stories live. Discover now