Kapitulli 5

59 13 0
                                    

Libri im i parë...
...Frik
Kisha frikë të shkruaja...kisha frikë të shkruaj sepse të gjitha ndjenjat e mia do ktheheshin në fjalë dhe më pas në histori.
Por kjo më ndihmoi shumë sepse duke shkruajtur kuptova më shumë veten time, ishte e vetmja mënyrë të shpëtoja nga ky realitet që po ma merrte frymën.
Kaloja ditë të tëra e mbyllur në dhomë duke shkruajtur, kaloja aq shumë kohë brenda sa harroja që jashtë dhomës sime kishte një botë. Bota e cila ishte ajo realja, Amedeo ishte lidhja e ime e vetme me këtë botën sepse mos të ishte për të, do isha kthyer në një kufomë.

- Nori suprizë - hap derën e dhomës sime i lumtur, duket që do me jepte një lajm të bukur. Mbyll letrat në të cilat po shkruaja dhe mundohem që t'i fshe por ishte e kot -Kam një lajm të mirë.

- Cfarë ka ndodhur?

- Arrita të kap universitetin që është afër universitetit tënd, do jemi bashk, - m'u deshë pak kohë për të rikujtuar bisedat tona, për planet që kishim bërë për të ardhmen dhe kujtohem që i kemi premtuar njëri-tjetrit që s'do ndahemi -A je e gëzuar apo jo? Pse po qëndron ashtu? Cfarë po fshe aty?

- Asgjë - i kthejë menjëherë përgjigje, Amedeo vjen drejt meje për të zbuluar se çfarë po fshija. Nga një anë doja t'i tregoja historinë që po shkruaja por edhe kam turp. Dua që askush mos të lexoj ato që shkruaj. Vrapoj nëpër shtëpi që Amedeo mos t'më kapte, në të njëjtën kohë edhe qeshja. Më kap, ndjenjë frymëmarrjen e tij tek qafa ime, e cila më jep një drithërim në gjithë trupin. Duart e tij ndodheshin tek beli im dhe ngrihen për lart. Harroj cdo gjë dhe humbas në lëvizjet e duarve të tij. Kalojmë shumë kohë me njëri-tjetrin por ndjenjat dhe dashurinë time e mbajmë akoma për veten. Dua t'i them që e dua, e dashuroj, por kam frikë t'a them me zë të lartë. Nuk jam aq guximtare. Në fakt, e kam dashuruar në atë ditë që më shpëtoi prej një traume, prej një abuzimit.

-E mora - e bëri të gjithë këtë që t'më merrte letrat, lexonte cfarë kisha shkruajtur. E ndiqja nga pas por ishte e kot, nuk mund t'i merrja dot më letrat prej tij -'Deri në frymën e fundit'. Më pëlqen shumë ky titull. Hajde këtu.

- Cfarë po bën?- ulemi tek vendi jonë i preferuar, i cili është vendi që ndodhet poshtë dritares. Amedeo vendos kokën tek prehri im dhe shtrihet. -Mendoj se s'duhet t'a lexosh këtë histori. Është thjesht një budallik.

- Budallaçkë. A e di që kjo është historia më e bukur që kam lexuar deri tani. Dua që t'a lexoj deri sa ke shkruajtur. Ky do jetë libri jot i parë - Amedeo vazhdon të lexoj historinë time, kuptova që nuk i kishte me shaka fjalët që tha. S'mund t'i mbaja dot më lotët, ishin lot gëzimi. Jam me fat që Amedeo është këtu me mua dhe ka qenë gjithmonë aty për mua.

- Të dua ,- e themi në një kohë. Amedeo e lexon tek historia ndërsa unë i shpreha ndjenjat e mija

- Të dua Amedeo. Faleminderit për gjithçka, faleminderit që më je gjetur gjithmonë pranë. Nëse në jetën time ka një mrekulli, ajo je ti. - për herë të parë i thashë ndjenjat e mija me zë të lartë, por në asnjë moment nuk e pash në sy Amedeo. Zemra po më dilte nga vëndi. Heshtje! Përse kjo heshtje tani ?

- O Zot - Amedeo ngrihet menjëherë në këmbë, më kap duart dhe më ngre e mua në këmbë. Më shikon drejt në sy pastaj duart e mija, s'po e kuptoja se çfarë po bënte. Më përqafon fortë dhe rrotullohemi së bashku - Të dua Nori. Dashuria ime. O Zot jam njeriu më i lumtur. Të dua.

𝚃𝚎̈ 𝚅𝚎̈𝚛𝚝𝚎𝚝𝚊 𝚝𝚎̈ 𝙿𝚊𝚝𝚑𝚎̈𝚗𝚊 ✓Where stories live. Discover now