Amedeo...
Amedeo...-Amedeo, çfarë Amedeo? Çfarë ke dashur të thuash Nori? Cilat kanë qenë ato fjalët që i ke mbajtur për veten dhe nuk m'i ke thënë. Më tregove gjithcka por diçka tjetër e ke mbajtur për veten. Gjithmonë do mbash diçka për veten. Ashtu si e more vendimin vetë. Gjithmonë kam dashur që vendimet t'i merrnim bashk, të bisedonim bashkë, me pak fjalë të jetonim bashkë,- them pasi lexoj fundin e letrës, ku Nori kishte përmendur emrin tim dy herë. Nuk e di çfarë ka dashur të thotë. A ka dashur t'më kërkoj dicka apo t'më shprehjë dashurinë ?
Isha i shokuar nga ato cfarë lexova, gjithë trupi im kishte ngrirë. As për të menduar s'po mendoja dot. Kisha nevojë për disa minuta që mëndja ime të procesonte gjithçka që lexoi.
Të vërtetën.
Shkatërrimin.
Ndarjen.
Dhimbjen.I hedh letra që po mbaja në duart, përfunduan në dysheme, atije ku përfundova dhe unë si ato. Qëndroj shtrirë pa bërë asgjë. As po qaja. As po mendoja. As po bërtisja. Thjesht po merrja frymë por në të vërtet unë sapo vdiqa. Mendoj sërisht për ato cfarë lexova në letër, disa nga fjalët më përsëriteshin pa pushim brenda trurit tim.
-Nori,- bërtas fortë emrin e saj. Ulem në gjunjë, dhimbja sapo pushtoi gjithë trupin tim, tani po ndjenja dhimbjen e të vërtetës. Dhimbjen që mbante përbrenda ajo letër e mallkuar, - Dua jetën time mbrapsht. Më ktheni jetën. Dua të kthejë jetën time pas, aaa, - qajë me ngjashmëri, po bërtisja duke nxjerrë gjithë dhimbjen jashtë - Pse? Pse s'mund të shkoj pas në të shkuarën? Të lutem më ktheni pas. Nori pse nuk më tregove për sëmundjen që kishe? Pse nuk më kërkove ndihmë? Unë isha aty për ty, do të kisha ndihmuar dhe do kishim kaluar gjithcka bashkë. Përshkak të vendimit tënd, të cilin ti e more vetë, shkatërrove familjen që unë kisha ëndërr. Më shkatërrove mua.
Nuk më lejove të dashuroja dhe të jetoja dashurinë time. Të jetoja me ty.
Je gabim Nori sepse nuk kisha nevojë që të largohesha nga ti. Por doja të të kisha qëndruar pranë, të përqafoja fortë dhe të fillonim gjithçka nga fillimi. Të luftonim së bashku.
Ti ja dole sepse krijove familjen të re por jo unë.
Jo unë.
Sepse s'mund të krijoj një familje me dikë tjetër prandaj zgjodha të qëndroja vetëm. Vetëm për gjithë vitet e jetës që më kishin ngelur. Ti doje që të isha unë i lumtur por nuk e mendove asnjëherë që në fakt ishe ti lumturia ime. Ishe ti që më bëje të lumtur. Nori. Nuk dua të takoj më tani, vuaj dënimin tënd nuk më intereson aspakt. Ti më shkatërrove. Sikur të vuaja dhe unë, por jo. Ti më shkatërrove,- bërtisja dhe thoshja me zë të lartë gjithcka cfarë mendoja. Po nxirrja gjithë mërzitjen, inatin dhe dhimbjen. Po bërtisja aq fortë sikur Nori ndodhesh tek dhoma ngjitur dhe do më dëgjonte.Por jo. Nori s'mund t'më dëgjonte. Sa do të doja që gjithcka të ishte ndryshe, humba gjithcka nga vendimi që ajo mori.
Më dhemb shumë Nori.
Më thuaj çfarë të bëj që t'a heq këtë dhimbje. Më dhemb dhe për vajzën tonë, meritonte të jetonte. Doja t'a merrja në krahë, të kujdeseshim për të. Kur ty do të zinte gjumi në orët e vona të natës, unë do të puthja lehtë në ballë dhe do kujdesesha për vajzën.
Sa do të doja që duart e mia të kishin kapur duart tuaja dhe jo këto letra.
Do jepja jetën për të dhe për ty. Doja që ju të dyja të ishit të lumtura dhe bashkë. Më dhemb sepse ti më le.
Më largove nga vetja.
Më dhemb.
Po më dhemb zemra.
Që kur ne u takuam për herë të parë, jo vetëm u dashurova me ty por e vendosa që në atë moment që doja të kaloja jetën me ty. Shtrihem sërisht në dysheme, aty ku letrat ishin përhapur kudo. Qaj nën heshtje për dhimbjen, për gjithçka, vetëm qaj. Çfarë mund të bëja tjetër gjë?
Qaja më shumë kur mendoja se çdo gjë mund të ishte ndryshe. Ishte shumë herë më mirë kur mendoja se gabimi ishte i imi sepse është më e lehtë të urresh veten tënde sesa personi që dashuron.
Po e dashuroj Nori, pavarësisht viteve që kanë kaluar, pavarësisht çfarë ajo ka bërë. Pavarësisht gjithçkaje, vazhdoj t'a dua, zemra ime rreh për të.
Ngrihem në mëngjes, shikoj që ndodhesha po në të njëjtin vënd, aty u kujtova se çfarë kishte ndodhur. U ktheva në realitet. Mbledh letra që ishin të shpërndara ashtu si zemra ime është shpërndarë në mijëra copa të vogla. Doja t'i digjja ato letra, t'i zhdukja njëherë e përgjithmonë nga vetja ime por nuk e bëra. Nuk mundesha.
I vendos tek kutia aty ku kam vendosur disa gjëra të Norit, disa nga kujtimet tona. Vendos letra sipër atyre që kishin zënë pluhur. Mbyll kutinë po ashtu edhe unë mbyll këtë kapitull të jetës sime. Vendos të harroj gjithcka, cdo të vërtetë, le të jetoj jetën time në rutinë time të mërzitshme.
Vishem dhe dal nga shtëpia, nisem për në punë. Orët kaluan si zakonisht në punë, por nuk qenka kaq e thjesht të harrosh çdo gjë, të lësh pas çdo gjë. Pasi dal nga puna, doja të shkoja në një vënd të qetë. Këmbët më cuan pikërisht tek vëndi që mban shumë nga kujtimet tona, nga kujtimet që kam me Norin.- Doja shumë të vija këtu,- dëgjoj ciftin që ndodhesh para meje që po bisedoni me njëri tjetrin. Por zëri i saj më dukesh shumë i njohur.
Mos vallë ishte ? Fshihem pas pemës që ndodhesh aty, nuk doja që t'më shikonte- Çfarë ke?
-Mendova se ishte dikush pas nesh, - zemra po më rrihte si e çmendur, pash Norin pas kaq shumë vitesh. Gjithë trupi po më dridhesh, disa lotë më dalin në mënyrë të pavetëdijshme.
- A po pret dikë?, - e pyet Kleoni. Po kështu e kishte emri burri i saj, me sa mbaj mend unë.
- Po. Po pres dikë. Dikë që e kam lënduar shumë. Por ne s'do takohemi kurrë, se ai është zhdukur, - në fjalët e saj të fundit e ndjeva dhimbjen e saj. Nori sikur t'a dije që jam thjesht një hap larg teje.
Shpresoj t'ju pëlqejë pjesa e re ❤️
Nëse keni ndonjë kritikë mund t'më thoni. Lini mendimin tuaj. Faleminderit që e lexoni këtë histori 🥺❤️. Kjo histori tek unë ka një vënd të veçantë
YOU ARE READING
𝚃𝚎̈ 𝚅𝚎̈𝚛𝚝𝚎𝚝𝚊 𝚝𝚎̈ 𝙿𝚊𝚝𝚑𝚎̈𝚗𝚊 ✓
NouvellesKam shkruajtur shumë libra por vetëm një libër s'po mund të shkruaj dot, është pikërisht autobiografia ime. Jo se s'mund të gjejë dot fjalët por se kam frikë të përballen me te shkuarën, e përse më shumë kohë kaloj në të shkuarën time sesa në të tas...