Kapitulli 4

88 15 8
                                    

Shpesh herë harroj të jetoj, të jetoj të tashmen, mbyll letra dhe i lë diku tek zyra ime që mos t'i merrja më ato. S'dua të flas më për veten time, s'do e shkruaj këtë librin e nëse rrezikohet tërë karriera ime. Sepse jam një frikacake që nga një anë mendon shumë për të shkuarën dhe nga ana tjetër kam frikë të flas për të.
Kalova më shumë kohë më Kleoni dhe vajzën time Asteira. Asteria është 7 vjeçe, kur dora e saj e vogël kap dorën time, më jep një fuqi që s'mund t'a shpjegoj. Është jeta për mua. Nuk e di nëse Asteria kur të rritet do lexoj historinë time apo jo. Por dua të di nëse do më dojë vërtet kaq shumë edhe kur të njohi anën tjetër time, anën e errët.

-Si thua Nori, a mblidhemi një ditë dhe shkojmë për piknik? - Më pyet Françeska së bashku me shoqen time të ngushtë

-Po - i kthejë përgjigje por sytë e mij thjesht ishin fiksuar diku dhe po mendoja. Vetëm këtë di të bëj, të mendoj. E vetmja gjë që bëj është mendoj ose flas me veten. Në vend që të flas me persona që kam përballë, i dëgjoj ata por mëndja ime thjesht mendon ose  mendon ose për historinë e rradhës.

Ndihem vetëm në këtë botë, e përse jam e rrethuar me njerëz që i dua shumë. Ndihem vetëm.
Sikur jetoj në një botë tjetër paralele. Ndihem sikur nuk i përkas kësaj bote dhe shkrimi më lidh me një botë tjetër që ndoshta është më e mirë se kjo që jam duke jetuar. Nuk e di, mbase çdo fjalë që po them, janë budalliqe të thëna prej meje.
Por e di që më shumë kohë kalojë me veten time, sikur në kokën time ekziston një si 'mini' unë dhe dëshiron të flasi gjatë gjithë kohës me mua. Kjo është një nga arsye përse nuk heq dorë së shkruajturi. Mendimet e mia nuk i bisedoj me askënd apo t'i them me zë të lartë kështu që zgjedh të shkruaj. Të krijoj personazhe që për mua ekzistojnë dhe të krijoj histori që përcjellin një mesazh tek lexuesit.

Jeta ime vazhdon normalisht, ditën e piknikut i'a kaluam shumë mirë, e vetmja gjë që mbaj mend nga ajo ditë ishte buzëqeshja e Asteriës. Thashë që s'do t'i prek më ato letra por sërisht shkova tek ato. I marr dhe filloj të shkruaj sërisht. Qëndroja mbi letra e mendohesha nga duhet të filloja të shkruaja sërisht, të filloja nga ndarja e prindërve të mij apo nga ai. Nga Amedeo.
Amedeo...

- Por sikur....- që në një moshë të vogël kam menduar për gjithçka, plus mendoja se çdo gjë që ndodhte ishte faji im. Isha ulur e mbështetur tek muri, sipër meje ndodhesh dritarja ime. Kam përqafuar fortë arushin, si një fëmijë shpresoja se mos një pikë loti e imja do t'a kthente arushin në jetë. Por jo. E përse ishte thjesht një arush, ishte i vetmi që më dëgjonte mua ose të paktën kisha diçka që mund t'a përqafoja.

- Jo- dëgjoj një zë tjetër në dhomë time, nuk ishte zëri që vinte nga mendja ime por ishte vërtet një zë tjetër. Zë shumë i njohur për mua, ai ishte Amedeo - Nuk është aspakt faji jot.

- Çfarë bën ti këtu? - nga habia e ngre më shumë zërin, dora e tij prek lehtë buzët e mija - Amedeo ti?

-Erdha këtu për ty. E di që ti ke nevojë për të qëndruar me dikë dhe unë dua që të bëhem shok me ty - thotë Amedeo që ulet tek vendi ku po qëndroja unë

- Në rregull - po aq sa ai edhe unë kam dëshirë që të jem shok me të. - Përse pak më parë the 'Jo, nuk është aspakt faji jot'!

-Sepse e di që ishe duke menduar që gjithçka që ndodhi, ndodhi për fajin tënd - kjo më pëlqente më shumë tek ai, ishte personi i parë që më kuptonte pa folur fare, mjaftonte thjesht një shikim. A mund të kuptohen njerëz thjesht me një shikim?
Ndoshta.
Ose jo.
Ndoshta lidhja ime me Amedeo është kaq e fortë sa mund të kuptohemi - Tani për çdo gjë mund të flasësh me mua, jam unë këtu tani.

𝚃𝚎̈ 𝚅𝚎̈𝚛𝚝𝚎𝚝𝚊 𝚝𝚎̈ 𝙿𝚊𝚝𝚑𝚎̈𝚗𝚊 ✓Where stories live. Discover now