Kapitulli 10

50 14 20
                                    

Amedeo...
Nëse je duke lexuar këto letra atëherë ti e ke thyer premtimin, do të doja që atë premtim apo betim quaje si të duash t'a kishe thyer më para. Po ta kishe thyer do ishim ndryshe. Por kjo i përket të shkuarës.
Kam shumë gjëra për të thënë por s'po gjejë dot fjalët, të shkruaj për ne të dy është shumë e vështirë. I vendosa numrat poshtë faqeve se e dija që do t'i fluturoje diku në cepin e shtëpisë.
Siç dhe ti po e vë re, po i shmangem qëllimit që vendosa të shkruaja këtë letrën, ke të drejtë. Ti mezi pret që të lexosh për të vërtetën ndërsa mua po më dridhen duart.
Po.
Po më dridhen duart.
Por jo nga e vërteta që do të tregoj. Por nga kujtimet që kemi se bashku.
Nga ti Amedeo.
Trupi im dridhet sa herë mendoj për ty, sa herë them emrin tënd.
Do të doja që unë dhe ti mos të ishim takuar kurrë, të mos më kishe shpëtuar atë ditë. Le të kisha vuajtur dënimin tim. Sepse unë u ktheva një dënim për ty, ti vuajte për shkakun tim. Më fal që të lëndova.
Më fal.
Më fal.
Dhe faleminderit për gjithçka.
Shpresoj shumë që t'a kesh lexuar librin tim, librin tim që përmban kujtimet tona. Besoj se do më urresh për ato që kam shkruajtur aty nuk e di, por e kisha të nevojshme t'a shkruaja atë libër. Kur t'a lexoj atë libër do kujtohem për ty.
Por edhe nëse jo, kur t'a lexoj do dashurohem me 'ne', me historinë tonë të dashurisë.
Gjatë gjithë kohës që kam shkruajtur librin e kam urryer shumë veten, lëndova veten. Po, e lendova veten duke kujtuar çdo moment të vërtetën që vetëm unë e dija. Isha unë fajtore për gjithçka. E urreja veten pse po i shkruaja ato letra kur tani unë kam një familje dhe ti ke familjen tënde.
Dua të shoh edhe njëher, qoftë hera e fundit. Dua të shikoj buzëqeshjen tënde, lumturinë tënde. Do falja gjithçka për buzëqeshjen tënde.
Të kërkoj falje për çdo fjalë që të kam thënë ditën që ne humbëm gjënë tonë më të rëndësishëm, humbëm një pjesë të shpirtit tonë. Vajzën tonë. Të lëndova atëherë kur ti kishe nevojë për një përqafim nga unë. Jo thjesht të ngula thikën por t'a rrotullova aq herë sa e ke akoma plagë. E di që e ke plag, shpresoj t'a kesh shëruar atë plagë.
Nuk ishte aspakt faji jot Amedeo.
Ishte faj im. Vajza jonë humbi jetën për shkakun tim.
Jam një vrasëse.
Një vrasëse që ti nuk meritoje t'më kishe grua e të jetoje me mua. Dhe as vajza jonë t'më kishte mama. Meritoja të vdisja unë dhe ju të jetoni të lumtur. As këtë nuk e bëra. Ty t'a mora lumturinë dhe vajzës jetën.
Do më urresh e më shumë pasi të lexosh se çfarë do të shkruaj tani. E pranoj urrejtjen tënde sepse e meritoj. Të kërkoj të falur për çdo plagë që të kam hapur por ti mos më fal. Nuk dua që t'më falësh sepse as unë veten time nuk e kam falur.
Kur prindërit e mi u ndanë, ti e mban mend shumë mirë që kalova një periudhë të keqe. E mban mend sepse ishe pikërisht ti që më ndihmove t'a kaloja atë situatë të keqe. Buzëqeshja m'u rikthye por gjithashtu herë pas herë rikthehesh dhe diçka shumë e keqe brenda meje. Aq e keqe dhe mizore sa nuk e kuptoja se çfarë po ndodhte. Zgjodha mos t'i tregoja askujt për atë çfarë ndjenja e mendoja dhe pse shpesh herë ma merrte frymën.
Shkrimi më ka ndihmuar, kam treguar gjithçka në librat e mij që askush nuk e kuptoi që ajo ishte gjëndja ime reale.
Ndihesha mirë kur të shikoja ty të lumtur për martesën tonë, martesën që nuk e shkatërrove ti me tradhëtinë tënde. Por e shkatërrova unë me deluzionet e mija.
Nuk të kam thënë por unë vuaja nga depresioni, pasi disa seanca me një psikologe, ajo më tha që kisha Çrregullimin depresiv madhor. Depresioni më kontrollonte duke mos ditur cfarë po bëja, humba vete veten. Nuk të kam thënë asnjë fjalë rreth kësaj, madje buzëqeshja gjithmonë kur isha me ty që mos të kuptoje gjë. Mendova se do i'a dilja e vetme, s'doja të mërzisja ty.
Por që nuk i'a dola dot. Në këtë dyluftim humba, depresioni fitoi.
Më pas humba gjithcka.
Kisha nevojë për ndihmën tënde. Në vënd të kërkoja ndihmë, mendoja sesa i lumtur do ishe ti po të kishe dikë tjetër në krahë. Kështu që fillova të mendoja se ti kishe dikë tjetër, nuk e kuptoja përse e bëja këtë.
A doja të lëndoja veten?
A doja që ti të krijoje një familje?
Nuk di të them. Thjesht doja të ishe i lumtur dhe në krahë me mua s'do ishe kurrë. Çdo gjë po shkonte shumë mirë, unë ngela shtatëzanë dhe prisnim të vinte një jetën fëmija jonë, librat e mi ishin më të shitur. Kisha realizuar ëndrrën time si për librat dhe ëndrrën që kisha për të krijuar familje me ty.
Por harrova të merresha me veten, me përbindëshin brenda vetes.
Ai përbindëshi i tmerrëshëm isha vetë unë. Sa do të doja që t'a kisha fituar këtë luftë me veten ose t'i jepja fund jetës sime. Çdo gjë do merrte fund apo jo? Vdekja ime do të lëndonte por jo aq sa kjo që do të them tani. Pasi të lexosh këtë dhe ti do t'a dëshirosh vdekjen time. Vdekja ime do kishte qenë shumë herë më mirë.
E vërteta e pa thënë është se unë e vrava vajzën tonë. Përveç se shkatërrova gjithçka. Unë bëra një vrasje.
Mendimet brenda kokës sime po bëheshin shumë të padurueshme, kaloja netë pa gjumë, s'mund të ndjenja asnjë emocion. Dhe kur t'i më puthje, nuk ndjenja asgjë. Ndihesha shumë boshe, e urreja veten që ndihesha kështu. Deri sa përfundova në një botë tjetër, që ishte shumë bosh dhe e trishtueshme. Ndërsa ti flije nga krahu tjetër i krevatit, qaja pa zë çdo natë. Qaja aq sa herë rrija pa frymë, por kujtohesha që brenda meje kisha një jetë tjetër.
Vajza ime.
Duhet të merrja frymë për të, të jetoja për të.
Për ty.
Për ju.
Doja të dilja nga ajo gjëndje, kështu që piva ilace që kisha marrë dikur për depresionin, që me kokrrën e parë u ndjeva më e qetë. Mendova se e gjeta zgjidhjen, pa e ditur që po përdorja një armë vrasëse, që do merrte jetën e dikujt. Dhe të kujt ? Jetën e vajzës sime. Vajzës që doja t'a merrja në krahë, t'i merrja aromën e saj. Të mbushesha me aromën e saj, t'a ushqeja.
Nuk bëra asnjë nga këto. As në krahë nuk e mora dot.
Duart e mija nuk prekën kurrë duart e saj. Por duart e mija e vranë atë.
Ditën që u zumë, gjëndja ime ishte përkeqësuar shumë, doja të pija ilacin por nuk kisha më. Kisha krijuar varësi ndaj ilacit sepse mendoja se vetëm ai mund t'më shpëtonte. Sikur ai ishte i vetmi që më mundësonte të jetoja si një njeri normal.
Kjo është arsyeja pse atë ditën t'u ktheva në atë mënyrë, të thashë fjalë që të lënduan. E di që ti nuk po më tradhëtoje, e sërisht të akuzova për tradhëti.
Sytë e ty gjithmonë më kanë vrarë, pikërisht ai shikimi jot.
Pse në sytë e ty shikoj vetëm dashuri? Dashurinë që ti kishe për mua.
Të thashë zhduku, por ti më dhe një tjetër përgjigje. Puthja jonë e fundit.
E mbaj mend dhe sot puthjen tonë të fundit. Më la shijen e hidhur të dashurisë sonë, por sërisht kishte dashuri.
Pas puthjes, ti u largove duke thënë që po plotësoje dëshirën time. Buzët e mija ishin në kërkim të buzëve të tua, trupi im kërkonte ngrohtësinë tënde.
Por fjalët e mija ishin tjetër për tjetër nga ajo cfarë doja në të vërtet. Të doja ty. Nuk doja që t'i të largohesh. Pasi ti u largove, qava pa pushim, fajësoja veten. Shtrihem në krevat, mendoja se ti s'do kthehesh kurrë. Pak para se të vije ti, ndjeva një dhimbje të fortë barku, kur pash gjakun kuptova që dicka kishte ndodhur. Dicka shumë e keqe.
Sërisht ti ishe aty për mua.
Pavarësisht gjithçkaje, ti ishe aty për mua.
Më mbajte në krahë, po mbaje në krahë vrasësen e fëmijës tënd.
Vajza ishte larguar përgjithmonë nga unë, nga ne, humba një pjesë të shpirtin tim. Ishte një dhimbje shumë e madhe, zemra po më dhimbte por bota më ra në kokë kur doktori më tha arsyen e dështimit të shtatëzanisë.
Shkaku ishin ilaçet që kisha pirë unë. E urreva veten shumë, doja që të vrisja veten. Nuk kam fytyrë të shikoj veten në pasqyrë sepse jam një monstër e vërtet. Kjo dhimbje kaq e madhe, këtë barrë do t'a mbaj gjithmonë me veten deri sa të vdes. Si mund të dilja para teje dhe të thoshja që e humbëm fëmijën tonë?
Si?
Kështu që zgjodha të largoja dhe ty.
Nuk meritoja asnjë nga ju të dy, as dashurinë tuaj. Meritoja të vuaja. Dua të vuaj.
Të thashë që ishe t'i fajtor, doja të lëndoja me fjalët e mija që t'i të largohesh. Do më urreje për fjalët që po të thoshja por do të doja të kisha thënë atë ditë të vërtetën. Nuk t'a thashë sepse duke të njohur ty, ti qëndroje aty me mua. Do më shikoje me keqardhje dhe do të vinte keq për mua. Do më thoshje që nuk ishte gabimi im, do më kishe falur. Nuk e doja atë falje. Ti do më kishe falur dhe do bëj gjithçka që unë të luftoja depresionin. Do i riktheheshim 'normalitetit' por ky normalitet nuk ekziston më për ne. Unë vrava një pjesë të shpirtit tënd, vajzën tonë. Mbaj mend sytë e ty, më tregoni qartë sa i shkatërruar ishe dhe unë isha shkaktarja.
Nuk të meritoja Amedeo.
Nuk e meritoja dashurinë tënde.
Kur ti u largove më ka dhëmbur shpirtin për herë të dytë. Dy dhimbje të ndryshme por të dyja shumë të forta, aq sa zemra ime nuk po e përballonte dot. Por isha e lumtur që të largova nga vetja, nga përbindeshi që isha. Ti meritoje dikë tjetër, dikë që do të dashuronte, do të falte familjen që gjithmonë kishe ëndërruar.
Kjo ishte e vërteta ime e pa thënë, akoma vazhdoj t'a ndjenjë atë dhimbje. Çdo fjalë që kam shkruajtur këtu, ka qenë si një thikë për zemrën time. Dua të marr dënimin për çfarë kam bërë dhe ndoshta ka ardhur koha për këtë dënim. Sëmundja ime, sa do të doja të ishte dënimi im por nuk ishte. Dhe ajo rezultoi që ishte shpëtimi im. Po kështu mund t'a quajmë.
Alzheimeri është shpëtimi im dhe jo dënimi im.
Do harroj gjithcka, çdo kujtim, çdo gjë që ka të bëjë me të shkuarën. Prandaj është shpëtim. Nuk e meritoj as këtë sëmundjen.
Ndoshta s'duhet t'i kisha shkruajtur kurrë këto letra, nuk e di. Ndoshta duhet t'a kisha thënë më parë këtë të vërtetë. Nuk e di Amedeo.
Më fal për dhimbjen dhe plagët që të kam shkaktuar. Nuk dua t'më falësh, të thashë. Nuk meritoj faljen nga ana jote. Mos hajde as t'më shikosh. Më lërë në vuajtjen time. Jeto jetën tënde i lumtur ashtu si e ke jetuar këto vite.
Më zhduku nga jeta jote njëher e përgjithmonë ashtu si do zhdukësh e këto letra. E di që ti nuk je më i imi, por të falenderoj që më dashurove. Të shkruaj për ty dhe për dashurinë tënde më duhen shumë letra të tjera. Por nuk do e shkruaj. Sepse tani çdo gjë i përket të shkuarës.
Amedeo...
Amedeo...

Shpresoj t'ju pëlqejë pjesa e re❤️
Vendosa që këtë histori t'a vazhdoj deri tek pjesa 15, pasi shumë prej jush e duan këtë histori.

Sipas mendimit tuaj, cfarë mendoni se ka dashur të thotë Nori tek fjalët e fundit që ka përmendur emrin e tij dy herë, lini mendimin tuaj tek komentet

𝚃𝚎̈ 𝚅𝚎̈𝚛𝚝𝚎𝚝𝚊 𝚝𝚎̈ 𝙿𝚊𝚝𝚑𝚎̈𝚗𝚊 ✓Where stories live. Discover now