🪽

692 49 8
                                    

Kishte tërë kohës që qëndronte në krevat pa bërë asgjë përveçse të lexonte,të hante dhe rrinte në telefon ose laptop. Uli kokën për të parë barkun e saj dhe e ledhatoi lehtë.
U mërzita këtu besoj se edhe ti je mërzitur apo jo?-pyeti barkun e saj dhe një gjuajtje e bëri që të qeshte-Kam të drejt e di. Eja çohemi atëherë shohim një herë shtëpinë.-tha dhe hodhi tutje batanijen që ishte mbuluar dhe u ngrit me kujdes. Veshi pupat plot push,hodhi krahëve një batanije të hollë dhe doli jashtë dhomës.
Filloi të ecte drejt korridorit të gjatë,duke mos e vrarë mendjen e duke lënë këmbët ta çonin aty ku të çonin.
Shihte çdo gjë me sytë që I shkëlqenin sesa bukur çdo gjë ishte ri modeluar. Plot gjallëri,ngjyra ,plot jetë! Buzëqeshi lehtë dhe filloi të zbriste shkallët ngadalë ngadalë.
Po shihte sesi çdo shërbëtore që pastronte në momentin që shihnin atë ulnin menjëherë sytë.
Rrudhi vetullat nga ky veprim I tyre dhe vazhdoi të ecte e mërzitur drejt një drejtimi tjetër pa e ditur se ku do e çonte.
Filloi të dëgjonte zhurma të mëdha,zëra njerëzish që sa vinin e shtoheshin.
Shtrëngoi batanijen fortë krahëve dhe hyri brenda në dhomë duke u përballur me një kuzhinë tepër të madhe,të bardhë,e mbushur plot me shërbyese dhe roje të cilët ndaluan të gjithë kur e panë atë në hyrje dhe qetësia e madhe pushtoi. Të gjithë ulën kokat,përveç një gruaje e cila buzëqeshi.
Ti çfarë bënë këtu?-e pyeti ëmbël dhe theksi italian I dallohej tepër në zë.
Në fakt ndoqa instinktin dhe shkova aty ku më çuan këmbët.-ju përgjigj Asterlayna.
Kjo është kuzhina e madhe e dashur,ku të gjithë rojet dhe shërbëtoret hanë,kuzhina e vogël ndodhet lart,ku punoj unë 90% të kohës dhe pak shërbyese. Gjithashtu quhem Lucia.-I tha duke iu afruar dhe I dha një përqafim të ngrohtë dhe të lehtë.
Poshtë? Lart?-tha Asterlayna konfuze duke parë pas dhe Lucia qeshi.
Piccola biscotto ke zbritur shkallët që të sjellin këtu.-I tha Lucia dhe Asterlayna tundi kokën.
Në fakt më hahej pak,por edhe u mërzita në dhomë doja të lëvizja pak e me atë rast të shihja shtëpinë.-shpjegoi Asterlayna dhe Lucia vendosi duart tek faqet e saj.
Përse nuk më ke thënë më parë piccola biscotto!-tha Lucia e cila nxitoi drejt frigoriferit dhe filloi të nxirrte ushqime-Ulu,tek kolltuku afër tavolinës e dashur ose nqs dëshiron shko lart tek dhoma e Tv shih ndonjë film derisa të vij unë dhe ha më pas.
Jam mërzitur vetëm.-tha Asterlayna e cila u drejtua tek kolltuku dhe gjithë rojet u ndanë në mes që ajo të kalonte dhe sytë mbyllur e kokat poshtë. I vështroi serioze dhe u ul kurse Lucia tundi kokën dhe buzëqeshi.
Jashtë djema,shkoni tek dhoma e kamerave do t'ua sjell atje bukën.-foli Lucia dhe të gjithë nxituan e dolën jashtë.
Oh jo pse? Mund të hanin këtu! Nuk ka problem ose ikja unë.-tha Asterlayna në siklet.
Urdhërat kështu janë!-tha Lucia dhe Asterlayna e pa serioze.
Urdhërat?-foli pyetëse duke ngritur njërën vetull.
Po piccola biscotto urdh...-u ndërpre prej zërit të tij I cili hyri me nxitim brenda.
Lucia!-bërtiti fortë dhe ajo u kthye drejt tij.
Mos bërtit në kuzhinë si kafshë.-I tha Lucia dhe Elion e pa me nerva.
Nuk po gjej Asterlayna!-foli shpejt e shpejt dhe ajo rrotulloi sytë por nuk u ndie.
Nuk ka fluturuar vajza Elion,sidomos në atë gjendje.-I tha Lucia duke qeshur dhe Elion shfryu u acaruar.
Nuk po tallem nonna! Nuk duhet të lëviz,e ka ndaluar doktorresha! Duhet ta gjej dhe ta shtri në krevat.-tha Elion dhe në zërin e tij dallohej shqetësimi.
Nuk do të rri tërë kohës shtrirë Elion,mërzitem atje!-foli më në fund Asterlayna dhe ai u kthye nga ajo dhe vrapoi drejt saj dhe u ul në gjunjë para saj.
Stella mea! Ku ishe?-e pyeti qetë duke e parë me kujdes kudo nëpër trup.
Jam mirë Elion,u mërzita në krevat,plus më hahej diçka,lashë këmbët të më çonin aty ku donin ato dhe ja ku jam. Përfundova në kuzhinë,edhe pse jo tek kuzhina që Lucia supozohej të isha.-tha Asterlayna qetë dhe Elion tundi kokën.
Ka të drejtë duhet të ishe tek kuzhina lartë jo këtu.-tha Elion duke parë kuzhinën me imtësi dhe vuri re që vetëm shërbyese që punonin kokë ulur ,përveç Lucia ndodheshin brenda.
Dolën,dolën tu, maniaco geloso(ti,maniak xheloz).-I tha Lucia duke qeshur dhe Asterlayna ngriti njërën vetull.
Basta nonna.-i tha Elion duke rrotulluar sytë I bezdisur dhe ajo qeshi më shumë.
Çfarë tha italisht?-pyeti Asterlayna kurioze dhe ai tundi kokën.
Asgjë stella mea asgjë.-I tha Elion duke I marr duart e saj midis të tijave.
Më pihet ujë,po nuk dua ti them Lucia sepse po gatuan.-tha me zë të ulët Asterlayna duke parë Elion dhe ai u ngrit menjëherë dhe shkoi tek frigoriferi mori një shishe me ujë,gotë dhe filloi t'ia mbushte me ujë.
Lucia më hahet bukë!-bërtiti një djalë duke hyrë brenda dhe Lucia u kthye menjëherë drejt tij dhe I hapi sytë e tundi kokën.
Qëndroi ashtu siç ishte me kurrizë duke mos lëvizur aspak teksa po priste për veprimet e tjera.
Shko në dhomën e kamerave Matteo,ushqimin do e sjell atje.-foli Lucia serioze dhe ai lëshoi një pasthirmë të gjatë.
Derisa të kem shkuar atje kam vdekur.-tha Matteo dhe u kthye duke u ulur në tavolinë por ndaloi kur pa Asterlayna.
Dhe kjo bukuroshe këtu është?-foli flirtuar e duke iu afruar afër e afër.
Matteo!-foli Lucia paralajmëruese dhe ai u kthye drejt tyre serioz por vazhdoi të qëndronte heshtur.
Gjithë kjo bukuroshe edhe shtatëzanë madje,vazhdon ti shijosh të njëjtat gjëra njëlloj apo komplet e kundërta?-foli Matteo dhe Asterlayna rrudhi vetullat duke mos kapur gjë.
Çfarë shijimi?-foli qetë dhe ai qeshi.
E pafajshme njëra. E shijove procesin e bërjes së këtij fëmije?-e pyeti plot djallëzi dhe ajo shtrembëroi fytyrën.
Aq sa e ka shijuar mami jot kur të bëri ty!-tha plot inat Asterlayna kur kuptoj temën e bisedës e  duke u munduar të ngrihej por nuk mundi dot.

Një ëndërr e vërtet Where stories live. Discover now