DASHURI: e.f. Sinonim i ëndrrës.
Sinonim i jetës. Sinonim i gjithçkaje.Pedro Chagas Freitas
****
Qëndronte ulur në ballkon e humbur në mendime dhe e fokusuar diku nëpër oborrin e jashtëm,e sytë bosh. Dhe në dorë mbante një trupore të vogël bebash të bardhë,të cilën e shtrëngonte fortë në dorën e majtë.
Layna?-dëgjoi një zë femre të cilin e dalloi më vonë se kush ishte ama nuk u mundua të bënte asnjë lëvizje-Laynaa?-përsëri I njëjti zë ama përsëri nuk lëvizi prej vendi.
Ja ku qenke,të gjeta më në fund!-ngriti kokën për ta parë kur ajo doli përballë saj duke I bllokuar pamjen.
Çfarë Rajla?-pyetja ishte monotone,gati gati me intonacione të mërzitshme.
Si çfarë? Kam ardhur të vizitojë shoqen time.-ia ktheu Rajla me nota humori dhe Asterlayna mori frymë thellë.
Shiko nqs nuk e ke vënë re djali im është I rrëmbyer! Motra ime është e rrëmbyer! Prej babait tim! Kushedi çfarë është duke I bërë fëmijës sim ai ndërsa ti vjen e më thua kam ardhur të shoh shoqen time!? Më fal Rajla por nuk kam kohë për këto gjëra!-I tha ashpër dhe Rajla vendosi buzët në një vizë të drejtë.
Ke një muaj që je zgjuar dhe ke dal prej spitalit dhe një muaj që rri në këtë ballkon e vetme,ha vetëm,gjumi të zë këtu derisa Elion të gjen dhe të çon në krevat. Një muaj!-I tha serioze dhe Verena qeshi me ironi.
Po kam një muaj që jam zgjuar! Po kam një muaj që kam dal prej spitali! Ama kam edhe një muaj që çdo ditë të vetme po më djeg shpirti,më luan mendja,zemra më dhemb për fëmijën dhe motrën time! Sikur mos të mjaftonte çdo gjë mami im Rajla,mami im ka vdekur. Babi im e ka vrarë. Çfarë pret që unë të bëj? Të marr shami dhe të kërcej valle!? Jo! Jo!-sytë iu mbushën me lot dhe u ngrit në këmbë dhe hyri brenda në dhomë.
Asterlayna,Elion po bënë të pamundurën bashkë me vëllezërit e tij. Është duke u copëtuar dhe nuk ka lënë vend pa kontrolluar.-tundi kokën dhe fshiu sytë me lot.
Nuk duhej ta kishte lejuar që ajo të ndodhte si fillim. Prandaj nqs sot jemi këtu ku jemi,është për fajin e tij! I jam falenderues për zemrën,I jam falenderues që më shpëtoi ama më dha një premtim! Më premtoi dreqi e mori!-bërtiti fortë dhe vështroi se Rajla ngriti kokën duke parë pas supit të saj.
Erdha t'ju marr për darkën,sepse është gati.-zemra I rrahu fortë dhe trupi filloi ti dridhej teksa filloi të qante më shumë.
Unë..unë po largohem...-dëgjoi përshpëritjen e Rajla e cila doli menjëherë jashtë duke kaluar anash Elion që po shihte Asterlayna tepër I prekur.
Stella mea.-zemra iu drodh prej asaj nofke dhe nuk kaloi shumë kur ndieu krahët e tij rreth saj dhe mjekrën e tij mbi kokën e saj.
Më lësho...-I tha me zërin e ngjirur por ndieu që ai e shtrëngoi më fortë dhe lëvizi duke dal para saj.
E di që djali jonë ka aromën tënde? Një aromë aq të mirë saqë më zinte gjumi me të në kraharorin tim,e teksa I merrja erë tek koka e vogël.-futi kokën në kraharorin e tij dhe lotët lagën këmishën e tij të zezë.
Shtatë muaj Elion...shtatë muaj që ai nuk është me ne. Kam frikë se mund ti ketë bërë diçka.-I tha dhe Elion e distancoi pak dhe e pa në sy.
Ai është një kufomë e cila vashdon të ec ende,sepse nuk e di akoma se në momentin e parë që do ta gjej kam për ti shkulur një nga një gishtat,krahët dhe këmbët derisa ta lë një njeri invalid.-tha plot urrejtje dhe ajo u drodh.
Ishte babi saj ama ajo nuk ndiente diçka në zemrën e saj për të. Madje dhe pas fjalëve që Elion tha,nuk ndieu keqardhje apo mëshirë por thjesht asgjë.
Elion...-përshpëriti dhe ai e pa në sy-Më dhembin gjokset.-I tha dhe pa sesi ai mori frymë thellë dhe uli sytë tek gjokset e saj.
Është prej qumështit,duhet të heqim qumështin. Po shkoj të marr pompën e gjirit.-u largua menjëherë drejt tualetit dhe pas disa minutash doli dhe në dorë mbante një kuti-Eja ulu në krevat.-I tha dhe Asterlayna u ul aty dhe hoqi bluzën, e vuri re se ai ndaloi për një moment duke e parë e duke marr frymë thellë ama më pas lëvizi përsëri dhe u ul pranë saj.
Dëshiron ndihmë?-e pyeti dhe ajo tundi kokën. Vendosi pompën tek gjoksi saj teksa ajo uli reçipetat dhe më pas ia vendosi tek tjetra.
Është ndjesi e çuditshme.-I tha Asterlayna teksa shihte qumështin e saj të dilte në shishen e vogël të qelqit e më pas Elion në sy.
Si?-e pyeti dhe ajo ngriti supet.
Nuk e di duhet ta provosh.-I tha e sinqertë dhe ai qeshi lehtësisht.
Nuk mendoj se do ta provoj ndonjëherë stella mea.-I tha dhe ajo u skuq pakëz tek mollëzat.
Qëndruan në heshtje minutat që pasuan duke parë njëri tjetrin e ai duke e ndihmuar derisa ajo I tha që nuk ishte më e nevojshme.
Sa të lirë I ndiej gjokset tani.-tha e lehtësuar teksa vështroi gjokset e saj që nuk ishin më aq të mëdha sa në fillim.
Sipas doktoreshës është normale.-I tha Elion dhe I buzëqeshi.
Kuptoj.-ia ktheu Asterlayna dhe ngriti njërën vetull kur pa që ai ia kishte ngulur syrin gjoksit të saj të djathtë-Çfarë?-e pyeti dhe ai e pa në sy thellë e më pas iu afrua,e uli kokën afër gjoksit të saj,duke e lënë pa frymë atë kur ndieu buzët e tij mbi lëkurën e gjoksit.
Nuk ke temperaturë.-u shkëput prej saj dhe ajo ngriti njërën vetull konfuze.
Huh?-e pyeti dhe ai u ngrit në këmbë dhe mori në duar pompën dhe shishet me qumësht.
Rajla tha se mund të kesh temperaturë të lartë tek gjokset prandaj të kontrollova.-iu përgjigj dhe ajo rrudhu vetullat.
Nuk mund ta kontrolloja unë?-I tha nervoze dhe ai ngriti supet.
Nuk e dallon dot vetveten.-iu përgjigj dhe ajo picëroi sytë-Gjithësesi po lë këto në tualet dhe eja sepse do të hamë darkë së bashku.-I tha dhe hyri në tualet duke e lënë vetëm në dhomë Asterlayna.
Zot...-tha nëpër dhëmbë dhe veshi bluzën,e pasi ai doli prej tualeti të dy zbritën për të ngrënë darkë.***
Mendimet tuaja në lidhje me kapitullin?
Edhe mirë unë që jam në gjumë letargjik,por edhe juve keni rënë gjumë letargjik. Ju dua aktiv njerëz.
Btw kam filluar punë prandaj mos më bërtisni nqs vonojë ndonjë kapitull,por thjesht mjafton të më zgjoni me disa komente ,do të thoja mesazhe por harrova që ato të shkretat do të na I heq Wattpad.
Σ(>Д<)
![](https://img.wattpad.com/cover/361470662-288-k465126.jpg)
YOU ARE READING
Një ëndërr e vërtet
ActionPa bërë zhurmë u ngrit prej krevatit ,me çarçafin rrethuar pas vetes dhe filloi të mblidhte rrobat e saj që ndodheshin në pllaka. Vështroi edhe një herë mashkullin që flinte përmbys në krevat dhe me një rrotullim sysh lëshoi çarçafin në tokë dhe fil...