Po qëndroja ulur në lëkundësen e butë dhe në krahë mbaja Reino I cili kishte mbështetur kokën në kraharorin tim dhe po flinte qetësisht.
Kishte kaluar një muaj nga darka me armikun e Elion dhe çdo gjë ishte tepër në tension.
Elion është pothuajse tërë kohës në zyrë dhe kur nuk ndodhet aty me shumë mundësi ndodhet jashtë duke u marr me punë të tjera.
Mora frymë thellë tek koka e tij e vogël dhe ngrita kokën duke parë oborrin e madh dhe të gjelbër.
Një ndjesi e keqe më ka pushtuar të tërën dhe nuk e kuptoj dot se përse ose nga vjen kjo ndjesi.
Zeina ishte mirë pasi fola me të në telefon sot në mëngjes,gjyshi gjithashtu ishte mirë.
Asterlayna!-ktheva kokën nga Kian dhe ngela pa fjalë pasi pashë gjendjen e tij.
Këpucë me baltë,duart e gjakosura dhe me diçka të zezë,rrobat e bëra pis dje nga fytyra gjithë tym.
Çfarë ndodhi!?-bërtita në formë përshpëritje për të mos zgjuar Reino.
Elion ka nevojë për ty.-trupi mu pre dhe frymëmarrja mu ndal-E di që nuk duhet të të fus edhe ty në këtë bela ,por je e vetmja që do të mundesh ta bindësh dhe qetësosh. Të lutem eja.-tha dhe unë u çova menjëherë. Dadoja e Reino ndodhej pas Kian dhe ia lashë asaj me kujdes bë krahë e më pas vrapova pas Kian.
Është mirë apo jo?-e pyeta dhe ai tundi kokën.
Asgjë nuk është mirë.-tha me zë të ulët duke më parë në sy dhe menjëherë ngrita kokën kur dëgjova zërin e tij të bërtiste.
Fillova të ngjitja shkallët dy e nga dy me vrap teksa zemra më rrihte fortë saqë mund të më dilte prej kraharori.
NUK DUA!-dëgjova zërin e tij dhe menjëherë hapa derën dhe hyra brenda ama ngriva në vend.
Sikur dikush të më kishte ngjitur këmbët në parket nuk mundja të lëvizja dot.
Layna!-Nevio erdhi drejt meje ama sytë e mi ishin bashkuar me sytë e tij dhe nuk po mundesha dot të shkëputja kontaktin me sytë e tij-Layna të lutem dil jashtë.-dëgjova Nevio të më thonte ama zëri I tij vinte I largët.
E solla unë!- ndieva prezencën e Kian pas meje.
Çfarë bënë idiot?-zëri Nevio ishte I egër teksa iu drejtua Kian ama në mënyrë mekanike I injorova dhe shkova drejt tij.
Hey...-përshpërita dhe ula kokën për të parë krahun e tij dhe u gëlltita fortë.
Stella mea largohu.-zëri I tij nuk mbante atë egërsinë që kishte pak pata minutave por një butësi që vetëm me mua e përdorte. E kisha vënë re më mirë se askush këtë gjë,edhe pse nuk dua ta pranoj.
Çfarë ka?-iu drejtova me zërin e ngjirur doktorit që qëndronte I qetë disa hapa larg nesh.
Djegie të shkallës së dytë në krahë,gjuajtje me armë zjarri në shpatullën tjetër dhe tre gishta të thyer në krahun e djegur.-mora frymë thellë dhe vendosa dorën tek faqja e tij dhe ai mbylli sytë lehtë.
Çfarë nuk do Elion?-e pyeta ëmbël dhe ai hapi sytë dhe më pa.
Nuk do të mjekoj krahun e djegur.-tha Kian serioz dhe unë rrudha vetullat.
Pse?-pyeta qetësisht dhe pashë që ai mbylli sytë dhe tundi kokën-Jam unë me ty këtu,do kaloj shpejt.-I vendosa duart tek faqet e tij dhe u afrova duke u futur mes këmbëve të tij dhe e përqafova tek koka fortë,e ndieva që ai e mbështeti më fortë kokën tek gjokset e mija.
I bëra me shenjë doktorrit të vazhdonte dhe ai iu afrua dhe I mori krahun por Elion lëvizi.
Shhh, vetëm pak.-I lashë një puthje në kokë dhe mbështeta mjekrën time tek koka e tij.
Si fillim duhet të të vendos në vend gishtat zotëri. Më pas të të mjekoj djegien.-tha doktori dhe Nevio ia bëri me shenjë të vazhdonte.
Prit!-bërtita dhe ashtu siç isha u ula mes këmbëve të Elion dhe afrova kokën afër qafës së tij teksa ia mbaja të përqafuar,ia bëra me shenjë doktorit të vazhdonte-E di që Reino tha fjalën e parë?-e pyeta dhe ai futi më thellë kokën në qafën time.
Çfarë tha?-më pyeti teksa shtrëngonte dhëmbët fortë.
Babi. U ndieva xheloze me thënë të drejtën,prisja të thonte mami,ama përsëri është mirë. Do të jetë djali jot I preferuar mes fëmijëve të tjerë.-bërtitja e tij prej dhimbjes më ndaloi së foluri dhe ai shtrëngoi dorën tjetër të lënduar rreth belit tim.
Fol të lutem. Të lutem fol,mos ndalo...-mu lut dhe unë e putha afër syrit.
Më duhet të filloj palestër. Më duhet të nis shkollën aty ku e kam lënë. Mendoj se kam nevojë të dal për blerje rrobash. Gjithashtu më duhen edhe disa gjëra të tjera sepse po vjen vera dhe nuk kam asgjë gati. Gjithashtu duhet të flas me gjyshin sepse Zeina tha se ai do të na lërë neve gjithë pasurinë e tij dhe Zeina si trashëgimtare por ajo nuk do dhe u tërhoq pas,edhe unë nuk dua ama kam menduar diçka më të bukur. Sikur ta marrësh ti përsipër pjesën time dhe të të shkrish në një perandorinë e gjyshit me tënden. Nuk jam fanse e këtyre gjërave beb,më mjafton një jetë e thjesht.-I thashë teksa I ledhatoja qafën dhe I lija puthje gjatë gjithë vetullës.
Ishte hera e parë që e puthja dhe ledhatoja kaq shumë. Hera e parë dhe duket kaq...kaq mirë. Sikur të jetë gjëja e duhur.
Aroma e tij ishte përzier me aromën e tymit ama mbi të gjitha aroma e tij dominonte dhe sa vinte dhe më tepër bëhesha e fiksuar.
Do ti zgjidhim bashkë. Të gjitha.-tha me zërin e lodhur dhe unë tunda kokën.
Çdo gjë në rregull zonjushë. Tani nqs më lejoni më duhet ti mjekojë shpatullën.-tha doktori dhe unë u ngrita nga aty ku isha ulur dhe bëra të largohesha por ai më shtrëngoi më fortë.
Mos ik...-tha dhe ngriti kokën për të më parë në sy.
Stuhia e dhimbjes kishte pushtuar sytë e tij dhe një lëmsh I madh mu mblodh në fyt.
Jam këtu shpirt. Thjesht po I lë vend doktorit të të mjekoj.-I thashë dhe pa e menduar gjatë I lashë një puthje në buzë. E cila nuk zgjati më shumë se disa sekonda ama ato sekonda u zgjatën sikur të ishin orë.
Buzët e tij të buta dhe mushkëritë e mija u mbushën me frymën e tij duke më dehur të gjithën dhe mendja nuk ishte në vendin e vetë më.
U shkëputa prej tij dhe e pashë në sy dhe I lashë një puthje tjetër në cepë të buzës.
Doktori filloi ta mjekonte teksa unë I ledhatoja flokët teksa ai e mbante kokën në shpatullën time.***
I vendosa një jastëk më të butë poshtë kokës dhe pasi I dhashë ilaçet,e mbulova me një batanije të hollë dhe dola pa bërë zhurmë nga dhoma.
Po Nevio?-I thashë qetësisht teksa mbylla pakëz derën e dhomës së tij.
Faleminderit. -më tha serioz dhe pasi më pa në sy për disa minuta u largua drejt dhomës së infermierisë,pa më dhënë një shpjegim se për çfarë më falenderoi.
Tunda kokën dhe hyra në dhomë,hoqa pupat prej pelushi dhe hyra nën batanije e iu afrova me kujdes Elion.
Faleminderit stella mea,faleminderit dhe të dua Asterlayna. -tha me zërin e lodhur dhe më pas mbylli sytë dhe u afrua më afër meje njëlloj si Reino kur ka nevojë për dashuri dhe ledhatim.
![](https://img.wattpad.com/cover/361470662-288-k465126.jpg)
YOU ARE READING
Një ëndërr e vërtet
ActionPa bërë zhurmë u ngrit prej krevatit ,me çarçafin rrethuar pas vetes dhe filloi të mblidhte rrobat e saj që ndodheshin në pllaka. Vështroi edhe një herë mashkullin që flinte përmbys në krevat dhe me një rrotullim sysh lëshoi çarçafin në tokë dhe fil...