🐉

859 46 14
                                    

Po qëndronte ulur në kolltuk me fletën e analizave në dorë ,të cilën kishte një orë që po e shihte. Ktheu me fund gotën plot me vodka ,e la mbi tavolinë dhe mbështeti kokën në kokën e kolltukut,dhe ngriti letrën përsëri lartë për ta rilexuar përsëri për herë të tridhjetë.
Po e sheh atë letër,si gjëja më me vlerë në botë.-Nevio hyri brenda dhe u ul përballë tij në divan.
Rezultatet e ADN, 99.9% përputhje. Urime do të bëhesh xhaxha.-I tha duke hedhur letrën mbi tavolinën prej xhami dhe Nevio e pa mosbesues.
Mori fletën e analizave duke e lexuar me vëmendie dhe pa Elion.
Do të bëhesh baba.-I tha duke buzëqeshur dhe e la letrën përsëri në tavolinë.
Baba....-lëshoi një qeshje ironike dhe tundi kokën-Unë baba?? Deri dije mendoja se isha steril Nevio,për shkak të babait tonë. Sot marr vesh që kam lënë një vajzë shtatzënë.-ngriti supet dhe Nevio shtrëngoi fortë nofullën.
Babai jonë ishte një copë muti me dy sy.-tha dhe mbushi një gotë whiskey.
Shkërdhatë. Shpresoj të rrotullohet aty ku ndodhet.-mallkoi Elion dhe Nevio qeshi fortë.
Fiks dhjetë metra nën tokë.-ja plasën të dy të qeshurës me sa kishin në kokë.
MENDOI SE DO TË TË DËNONTE DUKE TË LËNË PA FËMIJË,POR ZOTI IA SOLLI NDRYSHE,DO TA BËSH GJYSH!!!-bërtiti mes të qeshurash,dhe Elion qeshi më fortë.
Sa do të doja t'ia shihja reagimin në këto momente.-ja plasi Elion e të dy qeshën akoma më shumë derisa një zhurmë e madhe u dëgjua.
Çfarë ishte ajo thyerje?-pyeti Nevio duke u bërë serioz dhe Elion ngriti supet.
Nga dreqin ta di unë!? Jam këtu me ty.-një ulërimë u dëgjua dhe të dy kthyen kokën nga dera.
ASTERLAYNA!/LAYNA!-bërtitën të dy dhe vrapuan drejt shkallëve.
Të bërtiturat po vazhdonin duke bërë që lëkura ti bëhej kokrriza kokrriza dhe zemra ti rrihte fortë.
Oh Zot...-dëgjoi Nevio të thonte I cili kishte ndaluar në krye të korridorit duke parë Asterlayna.
Asterlayna...-foli tepër I shokuar teksa pa dorën e saj të gjakosur dhe gjakun në fund të këmbëve të saj,që vazhdonte të rridhte.
N...ëspi..tal...-dëgjoi zërin e saj tepër të ulët. Sytë ju mbyllën dhe trupi ju lëshua I lehtë duke bërë që të binte në pllaka.
Elion!-zëri I Nevio I vinte I largët dhe pa teksa I vëllai vrapoi dhe e kapi përpara se ajo të përplasej fortë në pllaka.
ELION!!!-I bërtiti përsëri por përsëri zëri I largët. Zemra filloi ti rrihte fortë dhe përveç zhurmës së saj nuk mund të dëgjonte gjë tjetër.
Fjalët e doktoreshës I erdhën në mendje dhe një ndjenjë faji I mbushi kraharorin.
Çfarë dreq....Elion!-ndieu një shkundje në shpatulla dhe shikimin e saj ia bllokoi Kian-Elion mblidh veten! Ka nevojë për ty!-I bërtiti ai dhe Elion puliti disa herë sytë. Mënjanoi kokën për të parë atë por e vetmja gjë që pa ishte gjaku I freskët I ngelur në tapetin e butë ngjyrë qumështi.
Aste...Asterlayna...-foli dhe Kian shfryu dhe I dha një grusht të fortë duke bërë që koka e tij të ikte anash-ÇFARË BËNË O KAR!?-I bëriti dhe Kian e pa serioz.
Më në fund erdhe në vete. Nevio e mori dhe po e çon në spital,sepse nuk e di çfarë të ndodhi por kalove në shok. Duhet të shkojmë pas tyre. Ajo ka nevojë për ty,fëmija jot ka nevojë për ty!-I tha Kian serioz dhe Elion kaloi duart nëpër flokë e fytyrë.
Dreq!-filloi të mallkonte italisht dhe menjëherë vrapoi drejt daljes.
I hipi makinës dhe I dha gaz mesa të kishte në kokë. Nxori telefonin dhe telefonoi Nevio I cili pas disa ziles ju përgjigj.
Jam duke ikur në spitalin tonë. Eja aty!-I tha dhe I mbylli telefonin.
Mori kthesën me një shpejtësi të paparë dhe brenda disa minutash ndodhej para spitalit. Zbriti prej makine dhe pa e vrarë mendjen për ta mbyllur vrapoi brenda dhe mori në telefon Nevio përsëri.
Ku je?-e pyeti nervoz dhe serioz.
Kati gjashtë,para sallës së gjinekologes.-Ju përgjigj ai dhe Elion shkoi edhe hipi në ashensorë.
Erdha.-mbylli telefonin dhe shtypi numrin e katit të gjashtë,e filloi të përplaste këmbën aty derisa dyert e ashensorit u hapën në katin ku ajo ishte.
Nxitoi këmbët për të shkuar atje dhe në momentin që pa Nevio nxitoi akoma  tepër.
Doktorri tha që do të jetë e vështirë ndalimi I hemorragjisë. Shtatzënia e saj ka qenë delikate dhe bërja e testit të ADN ka ndikuar për keq. Kanë lajmëruar gjinekologen e saj e cila është duke ardhur tani. Gjithashtu...-ndaloi,mori frymë thellë ngriti kokën për të parë të vëllain-Nqs gjërat bëhen më të rrezikshme ,do të duhet që të bëjnë lindje të parakohshme,ama nuk premtuan se fëmija mund të jetoj. Është shumë shpejt për të,pasi Asterlayna ka vetëm një javë që ka hyrë në muajin e shtatë.-një mërzi dallohej në zërin e tij dhe Elion u ul pranë të vëllait.
Është faji im...-tha qetësisht dhe trisht-Edhe pse doktorresha më paralajmëroi që ajo gjë do të kishte rrezik përsëri kërkova që ta bënin. Mund të kisha pritur derisa të lindte...-vendosi kokën mes duarve dhe dhe Nevio I ra disa herë në shpatulla.
E vërtet u tregove një trap I madh,por një 50% kishe të drejtën tënde,edhe pse ajo e drejtë kishte pasoja.-tha Nevio dhe Elion e pa me inat.
Çfarë? Po them të vërtetën.-u shfajësua Nevio dhe Elion e shtyu tutje.
Mesa duket u gëzuat para kohe.-dëgjuan zërin e Kian dhe të dy rrotulluan sytë.
Nuk ka për të ndodhur gjë.-tha I vendosur Elion.
Shpresojmë.-tha Nevio dhe papritur dyert e sallës u hapën e prej andej doli Rajla dhe doktori.
Po çfarë dreqin!?-bërtiti Elion kur një grusht I erdhi surratit.
I dyti për sot.-tha Kian i vetë kënaqur teksa vështroi nga koka te këmbët Rajlën.
Kjo është për Asterlayna!-I tha gjithë nerva ajo dhe doktori kishte ngelur duke e parë I shokuar kurse Nevio kishte vendosur dorën në gojë për të ndaluar të qeshurën.
Rajla,është Z.Morelli.-I tha doktori dhe Rajla shfryu.
Nuk dja t'ia di.-tha mos kokëçarje dhe u kthye nga Elion-Për fajin tënd për pak I humbëm të dy! Falendero Zotin që si ajo dhe fëmija janë mirë dhe gjakderdhja pushoi,përndryshe do të të kisha hedhur nga tarraca e këtij spitali dhjetë katësh. Të paralajmërova që ka shtatëzani delikate,por jo e doje më shpejt ti. Mbaj pasojat tani.
Si është tani?-pyeti serioz dhe doktori u kolit.
Jo aq mirë. Do ta mbajmë për një javë në spital,gjithashtu do të duhet që të qëndroj regjim shtrati deri ditën që do të lind. Madje tepër strikte,lëvizjet duhet ti ketë të kufizuara jo më tepër se një orë. Në rast se do të jetë e nevojshme për lëvizje më shumë se një orë do tju sugjeroja karrocën me rrota. Nuk duhet të ketë stres,mërzi apo lodhje. Duhet të haj shëndetshëm,sepse sipas analizave ka mungesë vitaminash dhe është anemike. Duhet shumë kujdes Z.Morelli,përndryshe do të jetë tepër vonë për çdo gjë. Për pak do ta çojmë në dhomë në katin e tretë. Mund ta shihni pas disa orësh,pasi çdo vizitë të ketë mbaruar. Të shkuara!-tundi kokën në shenjë respekti takoi Rajlën dhe u largua.
Gjithashtu duhet të flasësh me Layna.-I tha Rajla serioze dhe të tre e panë-Ka gjëra që nuk I dini për shëndetin e saj. Nqs do tju tregoj,duhet të veproni shpejt, ama nqs jo...-tundi kokën dhe Elion rrudhi vetullat.
Nqs jo?-pyeti Elion dhe Rajla mori frymë thellë.
Do të kesh fëmijën që aq shumë dëshiroje të dije nqs ishte I joti apo jo,por nuk do të kesh vetë atë që do të kesh më  shumë nevojë. Nuk do të kesh Asterlayna,Z.Morelli.-tha serioze dhe u largua duke I lënë të tre konfuz.
Çfarë donte të thonte ajo me këtë?-pyeti Nevio por Elion nuk foli.
Bëri disa hapa pas dhe u largua pa ju thënë asgjë më tepër.

🐉
***

Parkoi makinën para vilës së armikut dhe doli prej makinës e u nis drejt derës por rojet I dolën para.
Lajmëro shefin tënd.-foli egër dhe rojet u panë ndërveti e njëri prej tyre hyri brenda në shtëpi.
Kaluan disa minuta dhe roja doli jashtë dhe I tha që ta ndiqte brenda.
Hapat e tyre dëgjoheshin në gjithë korridorin  dhe në momentin që hyri në sallon pa që Tomas ishte ulur në kolltuk duke pirë kafe dhe as nuk e çau kokën të ngrihej.
Për çfarë erdhe? Apo që të rikthesh vajzën? Mos  thuaj që nuk doli fëmija jot?-e provokoi dhe Elion shtrëngoi fortë nofullën.
Djali është imi Tomas, I askujt tjetër. Gjithashtu edhe vajza jote është imja,por nuk jemi këtu për të diskutuar këtë.-tha me krenari dhe një buzëqeshje e ligë I mbiu në fytyrë kur pa reagimin e Tomas.
Mhm,çfarë kurve....-tha ndërdhemb por Elion e ndërpreu.
Ncnncnc,kujdes si flet për Znj.Morelli,sepse nuk I kursej grushtat apo plumbat.-tha serioz dhe pas disa sekondash qetësi foli përsëri-Çfarë ka me gjendjen shëndetësore të saj?
E qeshura e Tomas pasoi pas fjalëve të tij ,një e qeshur plot ligësi dhe ftohtësi.
Nuk të ka thënë? Ahh nuk habitem me atë vajzë.-tha Tomas ironik dhe Elion bëri një hap para.
Tomas...-foli kërcënues.
Nuk e them.-tha I vendosur Tomas dhe Elion kërciti qafën.
Shiko këtu...-foli por Tomas e ndërpreu.
Kursei kërcënimet,nuk të pijnë ujë. Nuk e them Elion Morelli. Zëri se është dënimi jot për ty prej meje. Ama do të dish diçka?-ndaloi disa sekonda dhe më pas foli përsëri-Mos u dashuro pas saj apo të bëhesh I afruar me të. Do të jesh ti ai që do të vuash në fund,dhe se ke idenë se sa po pres ta shoh atë ditë.
Shkërdhatë.-e shau Elion duke e parë me inat-Do t...-një mesazh në telefon e ndaloi së foluri,dhe pasi e pa trupi ju relaksua sado pak. Vështroi Tomas dhe qeshi me ironi.
Je me fat që ajo ka nevojë për mua tani dhe duhet të jem pranë saj,përndryshe nesër do të më duhej të zgjidhja veshjen për në varrimin tënd. Ditën e mirë.-buzëqeshi fitimtar kur pa mimikën e tij dhe u largua menjëherë,ku pasi doli prej shtëpisë hipi në makinë dhe u nis drejt spitalit.

Një ëndërr e vërtet Where stories live. Discover now