Kishin rrethuar ndërtesën e vjetër dhe me sniper dhe dylbi po shihnin brenda. U ngrit në këmbë dhe mori frymë thellë. Ndiente një ndjesi të keqe në kraharor dhe fakti që aty ishte tepër qetësi ia shtonte më shumë atë ndjesi.
Diçka nuk shkon....-tha serioz dhe Kian e pa.
As mua nuk po më pëlqen aspak atmosfera.-ia ktheu teksa uli dylbit poshtë dhe vështroi në sy.
Shkojmë para.-urdhëroi dhe Kian e pa me dyshim.
Mendoj të largohemi.-i tha por Elion tundi kokën.
Shkojmë dhe e heqim qafe.-u nisën drejt ndërtesës çdo gjë ndaloi kur arritën në gjysëm të rrugës.
Ndërtesa shpërtheu në flakë dhe të gjithë u hodhën pas prej forcës së madhe që shpërtheu.
DREQ!!!-bërtiti Kian dhe mbuloi kokën me duar për tu mbrojtur.
A jeni të gjithë mirë!?-I pyeti duke bërtitur Elion duke marr frymë thellë dhe fshiu pluhurin prej vetes.
Mirë,mirë ti?-ia ktheu Kian dhe ai tundi kokën-Elion!!-bërtiti fortë Kian duke u hedhur mbi të dhe rënkoi fortë prej dhimbjes.
Çfarë bënë idiot??-e ngriti duke e larguar nga vetja dhe pa që në shpatullën e tij të majtë ndodhej një shigjetë e ngulur dhe në krye të saj një letër e varur-Duro.-I tha dhe ia thyeu shigjetën në mes dhe rojet e ndihmuan Kian të hipte në makinë ndërsa ai mori letrën prej shigjetës së thyer.
E hapi duke e lexuar dhe zemra I ra në fund të këmbëve."Shpresoj ti kesh shijuar tre muajit e parë të jetës së djalit tënd dhe të fundit për ty."
Nxori telefonin prej xhepi dhe menjëherë telefonoi Nevio I cili nuk po I përgjigjej. Telefonoi dadon e Reino e cila as ajo nuk u përgjigj.
Hipi në njërën prej makinave dhe u nis me nxitim për në shtëpi.
Duhej ta dinte se ai ishte kurth. Nuk duhej të ishte larguar. Duhej ta dinte.
Përplasi fortë duart në timon dhe I dha gaz akoma më shumë.
Nuk priti që porta e madhe të hapej por ashtu me shpejtësi e përplasi duke bërë që ajo të binte në tokë.
Ndaloi dhe zbriti me vrap.
KU ËSHTË DJALI IM!?!?-bërtiti me të madhe si të ishte djalli vetë në të gjitha kuptimet dhe të gjithë dolën dhe iu rreshtuan para.
Në dhomë zotëri.-iu përgjigj njëra prej shërbëtoreve dhe ai qeshi plot djallëzi.
Nxori pistoletën dhe e goditi në lule të ballit.
Kjo sepse gënjeve.-tha dhe u ngjit për në dhomën e Reino.
Hyri brenda dhe iu afrua krevatit të tij dhe kur nuk e pa në vend ngriu. Trupi iu ftoh dhe zemra I ndaloi.
NEVIO!-bërtiti fortë dhe u kthye për të dal dhe tundi kokën fortë kur pa të vëllain të shtrirë në hyrje-JO dhe ti të lutem...-mërmëriti dhe u ul pranë tij dhe pasi e kontrolloi disa herë pa që ai ishte I pa dëmtuar dhe merrte frymë mirë.
E goditi me shpullë disa herë dhe Nevio hapi sytë me vështirësi.
Tom...To..Tomas.... dadoja e paguar...-tha me zërin e ngjirur dhe Elion e kapi fortë dhe I dha një përqafim të fortë.
Do shkoj të marr djalin. Mblidh veten!-I tha italisht dhe u nis për tek shtëpia e Tomas.🐉
***Vrau çdo roje që I doli para dhe hyri në vilë,e drejt e në sallon ku pa Eduard që qëndronte ulur me duart në kokë.
Dua djalin!-foli serioz dhe ai e pa.
Është zhdukur. Ka rrëmbyer Zeina,ka vratë Geneva dhe është zhdukur.
Me mbesën dhe stërnipin tim.-I tha Eduard me sytë e kuq prej lotëve dhe Elion mbylli sytë fortë.
Jo,jo,jo,jo! Një herë ajo,tani djalin tim! JO!!-bërtiti dhe filloi të përplaste çdo gjë që ndodhej në atë sallon.
Kam vendosur njerëz për ta ndjekur. Do ta gjejmë.-I tha Eduard duke marr frymë thellë.
Nuk më intereson nqs është djali jot apo djali I mbretit të Anglisë! Atë do ta vrasë unë në mënyrën më të keqe të mundshme. Nqs më del para as ti nuk llogaritesh. Sepse nuk ia fal vetes,pasi I kam bërë një premtim asaj! Një premtim të cilin e thyeva.-I tha serioz dhe Eduard mbylli sytë fortë.
Zemra I kishte ndaluar së rrahuri dhe teksa doli prej asaj vile po ndihej si një I vdekur mes të gjallëve.
Kraharori I therte dhe I shtrëngonte.
Zemra po I dukej sikur dikush po ia shkulte prej kraharori.
Trupi po I bënte lëvizje mekanike dhe truri nuk po I mendonte më asgjë tashmë.
Thjesht bosh. Po ndihej bosh.***
Kapitujt në vijim do të jenë të shkurtër ama duhet të bëni durim pasi çdo gjë do të zbulohet me kohën.
Shpresoj që të më kuptoni.
YOU ARE READING
Një ëndërr e vërtet
ActionPa bërë zhurmë u ngrit prej krevatit ,me çarçafin rrethuar pas vetes dhe filloi të mblidhte rrobat e saj që ndodheshin në pllaka. Vështroi edhe një herë mashkullin që flinte përmbys në krevat dhe me një rrotullim sysh lëshoi çarçafin në tokë dhe fil...