🪽

1.1K 38 32
                                    

Vendos letrat aty ndërsa aty lërë lojërat e tjera.-tha Asterlayna teksa përgatiti pijet dhe I la gati mbi banakun e kuzhinës.
Puthi në faqe Reino I cili po luante në tapetin e tij të lodrave,I pa shqetësuar për situatën rreth tij.
A thua do të vij Levi bashkë me të tjerët?-pyeti Marcella duke parë mendueshëm nga Asterlayna e cila ngriti supet dhe shkoi të hapte derën pasi zilja ra disa herë.
Erdha erdha!-foli me tonin e lartë të zërit dhe kur hapi derën u përballë me pesë fytyra të buzëqeshura dhe të lumtura.
Heyyy!-e përshëndetën një zëri dhe një nga një e takoi teksa hynte brenda dhe në dorë I linin nga një dhuratë të vogël.
Shiko shiko me dhurata.-tha Marcella teksa I takoi gjithashtu,ndërsa Zeina iu dha dorën qetësisht.
Normale,shtëpi e re,dhurata të reja. Gjithashtu edhe për riardhjen tuaj këtu.-tha Eloise duke vrapuar drejt Reino dhe duke e marr në krahë-Përshëndetje bukurosh.-e puthi në faqe ama ai rrudhi vetullat dhe zbriti nga krahët e saj dhe vrapoi tek Asterlayna.
Mama...-tha dhe përqafoi fortë atë,dhe fshehu fytyrën tek flokët e saj.
Është I turpshëm dhe nuk afrohet kollaj me njerëzit e tjerë.-tha Asterlayna me një buzëqeshje të lehtë në fytyrë dhe ledhatoi pjesën e pasme të flokëve të tij.
Normale po ti shkoj si dinosaur ajo,do trembet fëmija gjorë.-tha Octavia teksa u afrua afër Asterlayna dhe nga xhepi nxori një lëpirëse-Hey jam Octavia,shoqe e mamit tënd dhe të kam shumë xhan.-I tha ëmbël dhe I zgjati lëpirësen ndërsa ai me ngurim zgjati dorën dhe e mori në dorë lëpirësen.
Merrni shembull.-tha Bernard teksa iu afrua me një buzëqeshje sharmante dhe filloi ti fliste ëmbëlsisht Reino, I cili filloi të buzëqeshte e më pas të qeshte me ngacmimet e tij.
Po unë këtu?-tha Levi duke u afruar gjithashtu dhe filloi ta merrte me të mira  derisa Reino I buzëqeshi gjithashtu.
Më lini radhën!-tha Asher teksa shkoi pranë tyre-Përshëndetje,quhem Asher dhe jam shoku mamit tënd.-I tha teksa I zgjati dorën dhe Reino vendosi dorën e tij të vogël tek pëllëmba e tij e pas disa minutash u zgjat drejtë tij që ai ta merrte në krahë.
Oh mos ia fut kot!-bërtiti Eloise teksa u ul në tapet pranë tavolinës kryqëzoi krahët dhe filloi të bënte si I mërzitur.
Tradhëtariiii unë të dhashë lëpirëse!-tha Octavia dhe shkoi u ul pranë Zeina.
Shpalle luftë mistrec.-I tha Bernard dhe iku e u ul në divan dhe filloi të pinte çaj jeshil si një zonjë e ofenduar.
Kjo ishte e papritur.-tha Levi dhe sëbashku me Asterlayna filluan të qeshnin.
Nuk është faji djalit tim se afrohet me atë që gjen siguri.-tha dhe së bashku me Levi u ulën pranë të tjerëve.
Po pra po.-tha Octavia dhe më pas të gjithë filluan të flisnin,qeshnin dhe bënin shaka me njëri tjetrin.
Kishin luajtur disa lojëra deri tani dhe tani ndodheshin duke luajtur lojëra me karta ku në të ndodheshin ose pyetje për të thënë të vërtetën ose dënime që duhet ti bëje. Opsion të tretë nuk kishte.
Rrotulloje shishen Zei.-I tha Bernard teksa po hante dhe Zeina rrotulloi shishen dhe gryka ra nga Asterlayna dhe fundi shishes nga Octavia,e cila mori një letër dhe filloi të qeshte.
Okej! Letra është e vërtet dhe pyetja është kjo. A ke dashur të puthesh ndonjëherë dikë por nuk e ke bërë dhe më pas je penduar?-e pyeti dhe Asterlayna mori frymë thellë.
Mendja menjëherë I shkoi tek dhe zemra I rrahu fortë.
Po.-u përgjigj shkurt dhe disa brohoritje nga Eloise dhe Bernard u dëgjuan.
Rrotulloje Layna. -I tha Octavia dhe ajo e rrotulloi shishen e cila ra midis Marcella dhe Levi,I cili mori kartën në dorë dhe bashkoi të dyja vetullat sëbashku.
Është dënim dhe pyetja është kjo. Ndërro një pjesë të veshjes tënde që ke veshur tani me dikë tjetër në këtë dhomë.-tha dhe la kartën tek kartat e tjera të përdorura.
Mhm...-mërmëriti mendueshëm dhe filloi ti shihte me rradhë dhe sytë I ndaluan tek Levi, I cili ngriti njërën vetull-Bluzë për bluzë.-tha me një buzëqeshje në fytyrë dhe pa e menduar gjatë hoqi bluzën duke ngelur vetëm me reçipeta,të cilat për dreq ishin dantellë anësore,pjesa e gjoksit mbulohej nga një copëz e hollë mëndafshi dhe ngjyrë emerald.
Uhuuuuu!!!-bërtiti Bernard dhe dhe ktheu me fund një shots me limon.
Po e shihnin njëri tjetrin sy më sy duke konkurruar njëri tjetrin dhe menjëherë hoqi bluzën e tij dhe ia hodhi në prehër gjithashtu edhe ajo.
Vishe!-zëri I tij ishte I ngurtë dhe ajo buzëqeshi djallëzisht dhe veshu bluzën e tij.
Rrotulloje! Rrotulloje!-thanë një kohësisht Eloise,Bernard dhe Zeina,e ajo rrotulloi shishen e cila ra midis Asher dhe Asterlayna.
Të shohim...-tha Asher dhe tërhoqi një kartë-E vërtet. A ke parë ndonjëherë dikë duke fjetur gjumë?-e pyeti dhe Asterlayna hyri përsëri në mendime.
Kjo më duket e frikshme.-tha Octavia duke ngrënë një pjesë keku me vanilje.
Kam parë djalin tim.-ngriti supet dhe Asher buzëqeshi.
Quhet.-tha dhe Asterlayna rrotulloi shishen ama zilja e saj e telefonit e ndërpreu.
Vazhdoni pa mua.-tha dhe mori telefonin e një buzëqeshje I mbiu në fytyrë kur pa emrin e telefonatës.

Një ëndërr e vërtet Where stories live. Discover now