Pedagogu fliste e fliste për temën e re që kishin në mësim kurse mendja e saj fluturonte kudo përveç pjesës që duhet të ishte e vëmendshme në klasë.
Pranë saj ndodhej Marcella e cila vizatonte në fletore çfarë ti vinte në mendje.
Mori telefonin dhe një buzëqeshje iu krijua në fytyrë kur pa wallpaper ku ndodhej ajo dhe në krahë mbante Reino ,ku të dy po shihnin njëri tjetrin dhe po buzëqeshin. Mori frymë thellë dhe hapi telefonin dhe I shkruajti Lucia duke e pyetur për të dhe nuk kaloi shumë kur ajo I ktheu përgjigje dhe I dërgoi foto dhe video të Reino I cili luante me macen e tij dhe qeshte.
Qeshi ëmbël teksa shihte videon e tij dhe pa u parë nga askush,në fshehtësi puthi telefonin dhe fërkoi fytyrën e tij me gishtin e madh të dorës.
Edhe pak edhe pak mbarojmë dhe do të shkosh në shtëpi.-I tha Marcella pasi e pa veprimin e saj dhe ajo u skuq.
Nuk rri dot larg tij për shumë kohë. Që pas çdo gjëje që ndodhi jam bërë paranojake. Kam frikë se mos I ndodh përsëri diçka tjetër. Mos papritur dikush e merr prej meje. Uhh...-tha dhe Marcella I fërkoi dorën.
Kaloi çdo gjë. Rëndësi ka që ti je mirë tashmë dhe djali ndodhet pranë teje.-e përqafoi fortë dhe Asterlayna u prek teksa pa shoqen e saj më të mirë ti qëndronte pranë.
Madje akoma dhe tani habitej sesi ajo e kishte marr guximin dhe nga Anglia kishte ardhur në N.Y për ta kërkuar.
Eja dalim,u mërzita.-tha dhe futi librin,fletoren në çantë dhe u çua e filloi të ecte drejt daljes e ndjekur nga Marcella.
Me të vërtet që na paska lodhur kokën ai pedagogu debil.-tha Marcella teksa hodhi në sup çantën dhe ecte si të ishte një bose.
Ndërkohë Asterlayna ishte përhumbur duke parë një çift studentësh që qëndronin të përqafuar,ulur në stol dhe po puthnin njëri tjetrin.
Shtrëngoi çantën fortë,mbylli sytë për disa sekonda e pasi I hapi vazhdoi të ecte para drejt makinës së saj.🐉
***Elion na duhet të bëjmë mbylljet tek klubi ri në lidhje me dokumentat.-I tha Kian serioz duke parë kamerat e klubit.
Si ka ecur deri tani?-u mbështet pas në karrige dhe pa të kushëririn qetë dhe serioz.
Kishte dy netë e dy ditë që nuk kishte fjetur dhe e kishte zhytur veten në punë sa më shumë të ishte e mundur.
Pranë vetes mbante një bluzë të sajën për ti ndierë aromën e lehtë që I kishte ngelur,për ta zënë pak gjumi,por ishte e pamundur.
Jo vetëm që nuk flinte dot,por makthet I ishin shtuar dhe mes atyre maktheve ishte ajo,herë si një ëngjëll mbrojtës e herë si dikush I ftohtë që largohej pasi e kishte vrarë me plumb në zemër.
Gjithmonë ajo dreq ëndrre.
Gjithmonë ajo dreq ëndërr e shpifur.
Shumë mirë. Klientët e pëlqejnë ambientin dhe tërhiqen shumë,sidomos emri I vetë klubit I bënë akoma më kurioz.-iu përgjigj dhe ai mori frymë thellë dhe një buzëqeshje fantazmë iu krijua në fytyrë.
Ishte ideja e tij për emrin e atij klubi dhe ishte ideja e tij po prapë që ai klub të ishte legal dhe jo I pisët,duke mos u marr me pastrimin e parave dhe të shumë gjërave të tjera të pista.
"Astraea" është diçka unike,kjo është edhe pse çdo kush tërhiqet prej saj.-tha I prekur dhe mori frymë thellë.
Si vetë ajo,normale.-tha Kian ftohtë dhe Elion vështroi tavolinën e kërciti fortë nofullën.
Nejse çdo gjë tjetër në rregull?-tha për t'iu shmangur temës dhe Kian e pa I zhgënjyer akoma më shumë.
Po,po çdo gjë në rregull.-tha dhe u ngrit nga divani e doli jashtë serioz.
Mori frymë thellë dhe u mbështet pas dhe mbylli sytë fortë e nga sirtari në të djathtën e tij nxori një shall të zi të hollë,prej mëndafshi dhe e afroi afër hundës dhe mori aromë fortë.
Trupi iu drodh e sytë iu mbushën plot,hera e disatë që I ndodhte kjo gjë kur në mendje I vinte ajo dhe djali.
Malli e kishte marr shumë dhe në zemër ndjente sikur diçka e shtrëngonte.
Ndjeu derën të hapej dhe menjëherë e ktheu karrigen përballë murit që mos të dukej I dobët dhe menjëherë fshiu sytë dhe kaloi disa herë duart nëpër fytyrë.
Çfarë do?-foli ftohtë dhe serioz ama dyshimi I mbiu në kokë kur nuk dëgjoi zhurmën e hapave të këmbëve dhe personi pas tij po qëndronte qetë.
Futi dorën në brez duke kapur pistoletën dhe me shkathtësi ktheu karrigen duke I drejtuar pistoletën personit ama ngriu.
Ngriu me dorën lartë dhe shokimi e pushtoi të tërin kur pa personin përballë.
E uli dorën dhe në mënyrë të ngadaltë sikur të kishte frikë se personi përballë do të largohej u ngrit në këmbë dhe doli para tavolinës.
Më thuaj se nuk është një ëndërr...-përshpëriti dhe zemra iu duk sikur I shpërtheu kur dëgjoi një nënqeshje të ëmbël.
Sinqerisht a mund të pritet një njeri ashtu?-fryma iu ndal dhe bëri një hap më përpara.
Më fal...nuk e dija kush ishte...-një hap tjetër drejt saj dhe fryma vazhdonte ti mbahej.
Përse? Po ta dije kush ishte si do ta prisje?-lëshoi një qeshje të sinqertë nga shpirti dhe e pa në sy.
Do ta prisja në atë mënyrë që kam kaq netë që e ëndërroj.-pa mbaruar fjalën nxitoi para duke e kapur në një përqafim personin përballë dhe duke përplasur buzët e tij me të sajat fortë.
Po merrte frymë.
Po merrte ajër.
Po merrte jetë.
Shpirti po ngjallej përsëri.
Tashmë jeta kishte ngjyra.
Tashmë jeta kishte kuptim.
Tashmë ajo ëndërr që shihte çdo natë u bë realitet.
Ajo ëndërr u kthye në një ëndërr të vërtet.
Kam nevojë për ajër.-I lëshoi buzët dhe ai e pa në sy.
Kam nevojë për ty.-e puthi përsëri por ajo I largoi buzët prej tij dhe ai hungëriu.
Elion po prit pra!-e vështroi në sy I dorëzuar Tashmë për ta puthur ama nuk përtoi dhe pa e pyetur fare e mori në krahë dhe u drejtua nga kolltuku dhe u ul aty.
Më thuaj stella mea...-I tha ëmbël dhe e puthi tek cepi I vetullës.
Si fillim djali ndodhet në Angli. Në fakt të gjithë ndodhen në Angli.-I tha dhe Elion ngriti njërën vetull.
Çfarë do të thuash?-e pyeti serioz dhe kureshtar.
Epo çdo gjë ndodhi pa plan...-vuri re sesi ajo u zu ngushtë dhe e vështroi thellë në sy.🪽
E di çfarë...-përshpëriti teksa qëndronte ulur në makinë.
Çfarë?-ktheu kokën nga Marcella e cila ngriti njërën vetull.
Zbrit nga makina.-I tha serioze dhe Marcella hapi gojën e habitur.
Çfarë po thua?-e pyeti serioze dhe Asterlayna shfryu.
Hajde pra zbrit!-I tha dhe Marcella rrudhi vetullat dhe plot inat doli nga makina duke përplasur derën fortë.
E nisi makinën me nxitim dhe pa u menduar dy herë e gjeti veten para aeroportit.
Vrapoi drejt sportelit dhe me frymën që I merrej I foli.
Një biletë për në NY! Urgjente jetë a vdekje nuk më intereson çmimi!-kishte thënë dhe sa hap e mbyll sytë e kishte gjetur veten duke fluturuar me avionin e parë që nisej në ato minuta dhe në klasin e parë,ku pamjen nga dritarja po e shijonte me një gotë shampanj dhe një buzëqeshje në fytyrë.
Nuk mund ta besoj!-buzëqeshi me mimikën e tij të fytyrës dhe I la një puthje të lehtë në buzë.
As vetë unë nuk mund ta besoj,thjesht e bëra.-I tha qetësisht dhe futi kokën tek qafa e tij.
Më kishte marr malli.-ndieu dorën e tij tek flokët e saj e më pas disa ledhatime të lehta që I bënë shpirtin tu binte në qetësi.
Edhe mua...-tha gjysëm zëri dhe buzët e tij të ngrohta I puthën ballin e më pas mori erë tek flokët e saj.
Mos u largo më!-e shtrëngoi fortë kur dëgjoi fjalët e tij të thëna në formë urdhëri.
Kurrë.-ia ktheu duke e parë në sy dhe më pas I buzëqeshi-Po tani çfarë?
Çfarë,"çfarë"?-rrotulloi sytë dhe ngriti njërën vetull.
Mos bëj sikur nuk kupton. Tani çfarë do të bëjmë?-e pyeti dhe ai buzëqeshi.
Afroi hundën e tij me të sajën dhe filloi ta ledhatonte.
Tani ne të dy do të jetojmë jetën. Madje,madje do ta nisim mbarë.-I tha dhe papritur ndjeu trupin ti lëvizte dhe sa hap e mbyll sytë e gjeti veten poshtë tij-Do ta nisim duke I bërë një motër djalit tonë.-qeshi fortë dhe rrethoi duart e këmbët rreth qafës dhe belit të tij.
Përderisa po e bëj me një person që e dua jam gati Elion.-I tha duke e parë në sy dhe ai e puthi.
Të dua më shumë stella mea.-I tha mes puthjes ama nuk duhej përgjigje prej saj.
Mjaftoi puthja e zjarrtë në këmbim,mjaftoi nxehtësia e trupit të saj që tregonte sesa nevojë kishte për të,mjaftoi dashuria që rrezatonte prej saj aq shumë sa të verbonte.
Mjaftoi bashkimi dy trupave për tu bërë një I vetëm e për mos tu ndarë më kurrë.
Mjaftoi vetëm një makth,për tu kthyer në një ëndërr të bukur.
Në një ëndërr të vërtet...🪽fund🐉
![](https://img.wattpad.com/cover/361470662-288-k465126.jpg)
YOU ARE READING
Një ëndërr e vërtet
ActionPa bërë zhurmë u ngrit prej krevatit ,me çarçafin rrethuar pas vetes dhe filloi të mblidhte rrobat e saj që ndodheshin në pllaka. Vështroi edhe një herë mashkullin që flinte përmbys në krevat dhe me një rrotullim sysh lëshoi çarçafin në tokë dhe fil...