🐉

509 47 14
                                    

DASHURI. e.f. Pika e saktë prej nga përhapet dhimbja. Pika e saktë prej nga përhapet kura kundër dhimbjes.

Pedro Chagas Freitas

****

Ke ndërmend të më vrasësh?-dëgjoi Nevio ti bërtiste teksa po e godiste me grushta në atë tapet dyluftimi.
Jo,kam nevojë të nxjerr energjitë.-I tha dhe lëshoi një grusht tjetër në brinjën e tij.
Atëherë shko nxirri me thesin e boksit! Unë dorëzohem!-e goditi me grusht për herë të fundit në nofull dhe u hodh prej fushës me duart lartë.
Frikacak!-I tha Elion duke marr frymë thellë.
Aspak thjesht nuk kam dëshirë vdekjeje.-ia ktheu duke fshirë fytyrën me peshqirë prej djerësve.
DREQ!-bërtiti fortë Elion dhe filloi tl gjuante me gjithë forcën e tij thesinbe boksit.
Çfarë të mundon?-ktheu kokën nga I vëllai dhe shtrëngoi dhëmbët fortë.
Ajo nuk më do. Ajo mendon se jam unë fajtorë dhe ka të drejtë. Ajo nuk do të jetë pjesë e kësaj bote dhe sikur ti jepet mundësia menjëherë largohet. Ajo...ajo është e vogël,mosha jonë,diferenca është e madhe. Është vetëm tetëmbëdhjetë vjeçe ndërsa unë tridhjetë. Përse dreqin do të donte të rrinte me mua kur mund të gjej dikë të afërt me moshën e saj?-qeshi plot ironi dhe inat dhe Nevio iu afrua dhe e tërhoqi duke u ulur të dy në tapet.
Si fillim nuk mund të detyrojmë dikë të na dojë,nuk je ti fajtorë,do apo nuk do ajo;ajo përsëri është pjesë e kësaj bote dhe duhet ta pranojë sepse më mirë do të jetë për të,sa për moshën nuk është faji jot se ajo nuk të tregoi atë natë dhe nuk është faji saj se ngeli shtatëzanë,diferenca juaj është një diferencë prej dymbëdhjetë vitesh dhe e vërtet është shumë ama ndonjëherë kjo gjë nuk shihet dhe në fund fare përsëri ke të drejtë,nuk ka arsye që të qëndroj me ty kur mund të gjej dikë të afërt me moshën. Por a do të ndiheshe ti rehat me këtë? Me faktin se ajo do të jetoj në shtëpi tjetër,fëmijën do ta takosh çdo fundjavë,në shtëpi pranë fëmijës tënd do të jetë prezenca e një mashkulli tjetër,mbase në fund të fundit në jetë do të vij edhe një motër apo vëlla por me baba tjetër. Të dy keni faj 50% me 50% dhe po përsëri asnjëri prej jush nuk ka faj që jeta iu përballimin së bashku.-I tha dhe Elion nuk kishte dëgjuar asgjë tjetër pas pjesës së një mashkulli tjetër me të.
Nuk do të ketë një mashkull tjetër në jetën e saj. Në rregull,do të qëndroj vetëm? Le të rri! Do të largohet? Le të largohet! Ama nën vëzhgimin tim. Ama një mashkull tjetër në jetën e saj kurrë!-tha Elion dhe Nevio qeshi.
Atje jashtë në botën normale gjërat nuk funksionojnë kështu. Vajza mund të gjej dikë tjetër, mund të largohet, mund të bëj çfarë të dojë, ama në botën tonë? Huh...nuk mund të dalësh dot nga një lidhje pasi nga ajo vetëm vdekja të ndan. Nuk je I lirë të bësh çfarë do,çdo gjë është e kufizuar. Nuk mund të martohesh me atë që do,por me atë që Famigila thotë.-tha dhe u fokusua në cepin e tapetit e më pasi mori frymë thellë-Me pak fjalë,do që ajo të qëndrojë me ty? Bëje të dashurohet pas teje. Ose të paktën të të pëlqej,sepse dashuria vjen vetë ama mos e detyro,e nqs asgjë nuk funksionon ki respekt për të dhe trajtoje mirë sepse të paktën do të dish se ajo nuk do të urrej apo një natë të bukur të vi dhe të të vrasë në gjumë prej urrejtjes.-I tha dhe Elion e vështroi vëllain e vetë plot admirim.
Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur në familjen tonë Nevio.-I tha I prekur dhe e përqafoi fortë.
Të lutem tani një si unë ke,një vëlla ke normale që do të jem më I miri!-I tha me humor dhe Elion I ra disa herë në shpatullë.
Shumë dramë shumë,tani,nejse!!! Lëviz sepse do vazhdoj stërvitjen.-I tha duke u ngritur në këmbë dhe Nevio qeshi lehtë.
Fola me Kian dhe më tha se vendi ishte bosh,asnjë gjurmë e tyre.-I tha Nevio dhe ai ndaloi së gjuajturi thesin.
Thuaji të kthehet në shtëpi,në darkë do të shkojmë tek vendi tjetër.-tha serioz dhe Nevio tundi kokën.
Në rregull.-iu përgjigj dhe të dy ranë në një qetësi të cilën e thyeu dridhja e fortë e telefonit të Elion.
Numër privat.-I tha Nevio I cili I dha telefonin në dorë.
Alo?-e hapi menjëherë dhe u bë serioz kur dëgjoi zërin nga ana tjetër.
Morelli,mendova se nuk do të përgjigjeshe.-ironia e tij dallohej qartë dhe Elion rrotulloi sytë I bezdisur.
Iranat,të mori malli për mua?-ia ktheu plot sarkazëm dhe qeshja cinike e Irantit I acaroi nervat.
Në fakt jo,nuk më mori malli ama në fakt po mendoja mos të ka marr ty malli të shohësh kunatën dhe djalin. Sidomos vjehrrin tënd.-zemra I rrahu fortë dhe I bëri me shenjë Nevio të qëndronte qetë e të dëgjonte teksa ngriti zërin e telefonit me viva voice.
Çfarë do të thuash?-e pyeti serioz dhe Iranati qeshi lehtë.
Ohh pse kaq I paduruar Morelli? Apo të ka marr malli për vjehrrin?-e ngacmoi Iranati dhe frymëmarrja e Elion filloi të shpesh shtohej.
XAVIER MOS U TALL! BËHET FJALË PËR DJALIN TIM! FOL!!-bërtiti dhe një e qeshur e fortë u dëgjua nga ana tjetër.
Nuk bëhesh dot më I sjellshëm? Psh të më thuash Xavier miku im ma thuaj jemi miq. Me të qetë pra,sepse ia kam bezdi këto sjellje kështu.-u gëlltit fortë dhe qeshi plot nerva.
Çfarë ke zbuluar Iranat?-e pyeti dhe qetësia ra nga ana tjetër e telefonit.
Ai vjehrri jot më duket se ka hyrë në fazën e adoleshencës pasi kishte bërë një model të çuditshëm flokësh.-I ra ballit me dorë prej fjalëve që dëgjoi dhe shfryu fortë.
Çfarë do?-pyeti serioz dhe një "uuu" erdhj nga ana tjetër e telefonit prej tij.
Tani po flasim siç duhet.-ia ktheu Iranati dhe pas disa sekondash qetësi foli përsëri-Aleancë midis të dyve,për të punuar qetë dhe në paqe me njëri tjetrin  dhe këtu vlen fakti unë të kaloj disa nga mallrat e mija në doganat e tua dhe gjithashtu edhe ti. Gjithashtu një martesë biznesi.-plasi bombën në fund dhe Elion me Nevio u panë me njëri tjetrin.
Për pjesën më lartë jam dakord,gjithashtu do të nënshkruajmë një kontratë nqs dëshiron ama pjesën e fundit nuk e kuptova?-I tha serioz Elion.
Vajza e nën shefit tim,Avaluna Donatello,njëzetë e katër vjeçe. Për këtë temë kaq mund të them,pasi duhet folur përballë.-I tha serioz Iranati dhe Elion vuri re që shikimi I Nevio u errësua dhe shtrëngoi fortë grushtat.
Pranoj!-tha Nevio serioz pa e menduar dy herë dhe Elion e shikoi I shokuar.
Ohh lajm I mrekullueshëm. Atëherë lërë një ditë takimi Morelli dhe sa për vjehrrin tënd,çdo informacion e ke në email në laptopin tënd. Mirupafshim.-u dëgjua vetëm zhurma e shkëputjes së linjës dhe Elion që vazhdonte të shihte Nevio pa kuptuar asgjë.
Çfarë dreqin bëre!?-e pyeti Elion me nerva dhe Nevio iu kthye me inat.
Nuk është puna jote! Mbylle si temë,cakto një datë takimi dhe kaq! Tani eja sepse duhet të shpëtojmë nipin tim!-I tha dhe doli prej dhomës së stërvitjes duke e lënë Elion plot dyshime.

Një ëndërr e vërtet Where stories live. Discover now