Stella mea.-hyri në shtëpi dhe menjëherë ngjiti shkallët dhe iu drejtua dhomës së tyre I lumtur për të parë fytyrën e saj pas gjithë asaj dite të gjatë.
Jam këtu!-dëgjoi zërin e saj të ëmbël të vinte nga dhoma e djalit të tyre dhe u drejtua andej.
Hapi derën lehtësisht dhe pa që ajo ndodhej ulur në krevat teksa Reino ishte ulur mes këmbëve të saj dhe fërkonte barkun e saj të rrumbullakët.
Pamja më e bukur që kam parë sot.-tha butë dhe ajo buzëqeshi e më pas ktheu kokën nga ai.
Normale që po,tre njerëzit e tu të preferuar në një pamje të vetme.-I tha ajo lozonjare dhe ai iu afrua, e u ul pranë djalit të tij.
Babi babi motla...-I tha Reino dhe Elion e puthi në kokë.
Dhe vajza ime.-tha ai dhe vendosi kokën e tij tek barku saj.
Njerëz shpellat,njëri më posesiv se tjetri.-tha Asterlayna dhe Elion qeshi.
Përse thua kështu stella mea ?-e pyeti dhe ajo rrotulloi sytë.
Epo para se të vije ti ndodhesha me Kian në kuzhinë,dhe ai donte të përkëdhelte pak barkun por jooo! Djali jot,më saktë fotokopja jote e kapi nga këmba dhe e kafshoi duke mos e lënë të më afrohej.-I tregoi dhe Elion qeshi me të madhe e mori në prehër djalin e tij.
Normale është djali im ky.-tha gjithë krenari dhe katërvjeçari buzëqeshi me dhëmbët e vegjël e të bardhë si rruaza,I cili më pas iu hodh në qafë duke e përqafuar.
I vështroi të dy dhe vendosi dorën tek faqja e Elion dhe filloi t'ia ledhatonte.
Si je ti?-e pyeti ëmbël dhe ai mori frymë thellë tek qafa e Reino e më pasi I puthi dorën Asterlayna.
Shumë më mirë pasi të takova ty dhe djalin tim. Ti si je e vogla ime?-vendosi dorën tek barku saj dhe Asterlayna shfryu.
Tepër e rënduar. Mezi po e pres ditën e lindjes.-tha teksa uli kokën dhe ledhatoi barkun e saj.
Edhe një javë stella mea bëj durim.-i buzëqeshi dhe ajo u gëlltit fortë.
Elion po sikur ta pro...-nuk arriti ta mbaronte fjalën pasi menjëherë ai e ndërpreu me tonë kategorik.
As që bëhet fjalë! Të humba njëherë,nuk do të humbas përsëri.-I tha shkurt dhe ajo u prek.
Nuk do të më humbasësh Elion,thjesht dua që të lind në mënyrë natyrale.-I tha ajo gati në të qarë por ai tundi kokën.
Jo,harroje! Doktorresha tha që është me rrezik dhe se më e keqja mund të ndodh,prandaj mos e kërko më. Do të lindësh me operim dhe do të jem unë ai që do të kujdesem për ty deri në momentin që ti të shërohesh dhe të jesh mirë. Nuk do të lë kurrë vetëm e dashura ime,ama atë gjë mos ma kërko.-I tha duke e parë thellë në sy.
Ama...-Elion tundi kokën dhe ajo pushoi dhe kryqëzoi duart në kraharor-Më ngrite nervat gjithashtu më hahet tortë!-tha dhe ai buzëqeshi.
Ti ul prapë nervat stella mea dhe sa për të ngrënë kërko çfarë të duash se menjëherë ti sjell përpara.-I tha duke u ngritur në këmbë sëbashku me Reino në krahë dhe më pas ndihmoi Asterlayna të ngrihej.
Edhe nqs e dua me çokollatë?-I tha si një fëmijë ajo dhe ai qeshi.
Madje me çokollatën më të mirë në botë.-e puthi në kokë e të tre u nisën drejt kuzhinës.
Në fakt dua të provoj atë trendin e Tiktok,të çokollatës nga Dubai,që merr çokollatë e shkrin,më pas përzien kadaif me krem pistakio më pas I bënë bashkë dhe formon çokollatë.-tha dhe hyri para tyre në kuzhinë ndërkohë që Elion nuk kishte kuptuar asgjë nga fjalët e saj.
Përse e ndërlikon kaq shumë stella mea kur thjesht mund ta porosisë dhe brenda ditës e ke këtu? Ose më e mira thjesht shkojmë në Dubai dhe mund ta provosh atje të sapo bërë.-i tha dhe ajo qeshi.
Më pëlqen si ide kjo e dyta.-tha Asterlayna dhe ai la Reino në tokë dhe dadoja e mori duke e çuar në dhomën e lojërave.
Si thua të nisemi nesër?-e pyeti Elion dhe ajo e pa mendueshëm.
Unë them sot.-hapi derën e frigoriferit dhe nxori një tortë me karamel,mori një pirun dhe filloi të hante.
Atëherë po I them pilotit të përgatisë jet-in tonë. Gjithashtu edhe ti bëhu gati shpirt.-I tha Elion por ajo tundi kokën.
Mjafton vetëm valixhja e vogël me kremrat e fytyrës,dhe ndërresa të brendëshme. Sa për rroba mjafton karta jote bankare.-tha dhe ai buzëqeshi djallëzisht.
Ashtu? Meqë ty të mjafton karta ime bankare,cila është ajo gjë që unë mua më mjafton po ta marr me vete?-e pyeti duke iu afruar ngadalë dhe ajo buzëqeshi.
Normale që jam unë.-iu përgjigj dhe ai qeshi.
Iu afrua nga pas dhe uli duart përqark trupit të saj dhe ngadalë filloi ti ngrinte bluzën. Ledhatoi barkun e saj derisa arriti tek gjokset e saj.
Mbaroj për trupin tënd.-I tha afër veshit dhe ajo qeshi nga gudulisja e lehtë prej frymës së tij.
Habitem ndonjëherë që edhe pse ka aq shenja ti përsëri e do trupin tim.-I tha duke mbështetur kokën tek supi tij teksa ai I ledhatonte gjokset e fryra prej shtatëzanisë.
Sepse je femra më e bukur në botë. Me shenja,pa shenja përsëri e njëjta je. Ashtu siç jam unë I njëjti me shenja apo pa shenja dhe ti vazhdon të duash po njësoj.-I tha dhe ajo I la një puthje te mjekra.
Sepse të dua me shpirt Elion. Me gjithë zemër.-mbylli sytë qetësisht dhe ai e puthi në kokë.
Edhe unë stella mea të dua me gjithë shpirt e zemër.-e përqafoi nga pas dhe ajo u relaksua në krahët e tij.
Për atë Zot vëlla shkoni në dhomë!-tha Nevio drejtuar Elion I cili I kishte duart akoma poshtë bluzë së Asterlayna dhe u kthye me kurrizë. Ndërsa ai se mori mundimin ti hiqte duart prej saj ama ishte ajo që ia hoqi dhe e pa me inat.
Çdo gjë në rregull Nevio. -I tha Asterlayna dhe u ul të hante tortën përsëri,ndërsa Elion rrotulloi sytë I bezdisur.
Veç për të prishur punë jeni ju.-tha kryeneç dhe u ul afër Asterlayna.
Lëri këto por urdhëro.-I zgjati një letër dhe Elion e mori.
Çfarë është kjo?-tha dhe nga zarfi madh,në ngjyrë të bardhë nxori një zarfë akoma më të vogël ngjyrë qumështi duke e lënë të habitur Elion-Pullë mbretërore.-tha ndërdhëmb dhe e hapi menjëherë dhe filloi ta lexonte.
Më jep një pirun mua fragola.-I tha Nevio I cili u ul përballë saj dhe filloi të hante sëbashku me të ndërsa Elion lexonte letrën.
Ee çfarë thotë?-e pyeti me gojën plot Asterlayna ndërsa Elion kishte ngelur në vend.
Është letër nga mbretëria e Valmondo,e shkruar nga vetë mbreti ku ofron 1mil€ për këdo që gjen princeshën trashëgimtare të fronit të Valmondo,pasi atë e kanë rrëmbyer.-shpjegoi dhe Nevio sëbashku me Asterlayna ngelën me gojën hapur.
Mbretëria Valmondo është një mbretëri e vogël ama me tepër pushtet në Monako.-tha Asterlayna dhe Nevio e pa.
Fragola e dimë se ku ndodhet.-I tha Nevio me sarkazëm.
Ta tha mos e kishe harruar.-ia ktheu Elion rreptë dhe ai rrotulloi sytë.
Përderisa vetë mbreti ka nisur letra top sekrete nëpër mafia të mëdha me rëndësi dmth që çështja është tepër serioze dhe delikate.-tha Nevio serioz tanimë.
Gjithësesi ne do të japim ndihmën tonë.-tha djallëzor Elion duke parë Nevio I cili e kuptoi mesazhin ama nuk foli pasi e dinte që Asterlayna nuk duhet të ishte në dijeni të këtyre mesazheve.
Gjithësesi ndryshojmë temë. Ne do të ikim Dubai sot.-tha Asterlayna dhe Nevio picëroi sytë.
Prapë ju?-I pyeti I lodhur dhe ajo qeshi.
Epo unë kam neps.-tha ajo dhe ai ngriti njërën vetull.
E di çfarë? Do marr nipin tim dhe do iki në klub.-tha duke u çuar nga karrigia dhe iku drejt shkallëve.
Harroje kurvar dreqj!-tha Asterlayna dhe u ngrit pas tij ama Elion e kapi nga mezi duke e marr në krahë dhe ajo bërtiti.
Lëre atë por ji falenderues që po na jep kohë që ne të dy të rrimë sëbashku. Jo për gjë por më ka marr malli për të ndierë shijen tënde.-I tha dhe ajo u skuq.
Thjesht je I pangopur. -I tha duke u skuqur akoma më shumë pasi kujtoi situatën e mëngjesit.
I pangopur me ty stella mea.-i tha teksa hapi derën e dhomës së tyre.
Të dua Z.Morelli.-I tha dhe ai e puthi në buzë e mbylli derën pas tyre me këmbë duke bllokuar zhurmat e vogla të dashurisë së tyre që sa vinte dhe lulëzonte akoma më shumë ditë pas dite,muaji pas muaji dhe vit pas viti.Fund
YOU ARE READING
Një ëndërr e vërtet
ActionPa bërë zhurmë u ngrit prej krevatit ,me çarçafin rrethuar pas vetes dhe filloi të mblidhte rrobat e saj që ndodheshin në pllaka. Vështroi edhe një herë mashkullin që flinte përmbys në krevat dhe me një rrotullim sysh lëshoi çarçafin në tokë dhe fil...