🪽

474 39 8
                                    

Reino lëre peshkun të qetë në akuarium!-I tha me tonë qortues Reino I cili shkonte nga shkonte dhe fuste duart e vogla në akuarium për të kapur peshkun e bardhë dhe të bukur.
Layna vazhdo me detyrën e kursit se merrem unë me trazavaçin e vogël.-I tha Lucia teksa nxitoi të kapte Reino në krahë por ai vrapoi drejt Zeina e cila qëndronte ulur në tavolinën tjetër,me dokumenta para dhe laptop.
Teze Zei.-I tha dhe hapi krahët që ajo ta merrte hopa.
Nuk ke vetëm teze Zei ti more majmun I vogël.-I tha Marcella teksa hyri brenda në dhomën e ndenjjes me një tabaka plot me cupcake dhe anash saj katër filxhan me çaj jeshil.
Kam bërë edhe biskota Mar,a I more?-I tha Lucia teksa u ul e lodhur tek këndi I madh,rrethor,ngjyrë lejla dhe tepër I rehatshëm.
Po nana.-ia ktheu me buzëqeshje Marcella dhe u ul pranë saj dhe I dha një filxhan me çaj-Vajza ejani dhe juve. Bëni pak pushim.-I tha Marcella teksa filloi të hante.
Besoj e di që pedagogia që kërkon këtë detyrë është një shtrigë dhe nqs nuk e mbaroj në kohë do të më ul pikë? Dhe nqs nuk e bënë Mar do të të ngel!?-I tha duke u çuar nga tavolina dhe ajo ngriti supet.
Pfff do ta bëj nesër.-tha dhe Asterlayna tundi kokën mosbesuese.
Zeina eja edhe ti.-i tha të motrës e cila hoqi syzet e lodhur ,ledhatoi Reino e më pas u ngrit bashkë me të në krahë.
Është dhimbje koke të merresh me turkun e poshtër.-tha teksa u ul pranë Asterlayna.
Çfarë problemi ka?-e pyeti Asterlayna dhe mori drejt vetes Reino,I cili futi kokën tek qafa e saj dhe e përqafoi me krahët e vogla.
Dëshiron kushte të pamundura,gjithashtu kam kuptuar që merrte me biznese të jashtë ligjshme,prandaj po shoh mirë çdo gjë ku do të investoj. Nuk dua të merrem ato pisllëqe edhe një herë tjetër!-tha serioze dhe Asterlayna mori frymë thellë.
Ke të drejtë.-I tha Marcella dhe I zgjati Lucia një cupcake.
Vajza mendoj se roja I ndërtesës më ngacmon.-tha Lucia menduar duke bërë që heshtja të binte në dhomë e më pas vajzat të shpërthenin me brohoritje dhe të qeshura.
Huhhh xhaxh Fabiano duke hedhur grepat!!!-tha Marcella entuziaste dhe Zeina me Asterlayna qeshën.
Edhe në këtë moshë madje!-tha Asterlayna e qeshur.
Mesa duket të duhej të vije në Angli nana,për të gjetur dashurinë e vërtetë.-I tha Zeina duke luajtur vetullat lartë e poshtë.
Do të rrah!-ia ktheu Lucia dhe Asterlayna qeshi.
E çfarë do bësh nana? Xhaxh Fabiano është alamet burri mesa kam parë.-tha mendueshëm teksa filloi të luante me flokët e gjatë dhe të butë të djalit të saj.
Edhe I sjellshëm.-tha Zeina duke pirë çaj.
I respektueshëm!-ia priti Marcella.
Një gentleman.-tha Asterlayna dhe Lucia I ra me shpullë tek krahu-Ouch! Po çfarë të bëra nana?-e pyeti dhe pa që Reino u ngrit dhe doli para saj.
Mosh e plek mamin time.-tha me gishtin e vogël drejtuar Lucia e cila picëroi sytë dhe e pa me humor.
Ti që ia ke këputur kokën babës së vetë rri mirë përndryshe nuk ka as peshk e as mace!-I tha Lucia dhe ai rrudhi vetullat e futi kokën përsëri te qafa Asterlayna e cila filloi të qeshte,e më pas ti ledhatonte prapë flokët.
Lëre princin e shtëpisë nana,po na thuaj çdo bësh me xhaxh Fabiano!-tha Zeina serioze.
Ka të drejtë! Mos na mbaj pezull.-I tha Marcella duke pirë me fund çajin.
Mendoj ti jap një shans në takimin që më ftoi.-tha serioze Lucia dhe të treta vajzat u panë ndërvete.
Make up e kam unë!-tha Zeina me buzëqeshje vesh më vesh.
Veshjen dhe çdo gjë tjetër unë.-tha Marcella dhe Lucia tundi kokën.
Zot në dorë të kujt kam rënë! Nejse vajza natën e mirë,mos rrini deri vonë.-tha dhe doli nga apartamenti I Asterlayna për të hyrë në apartamentin ngjitur që ishte I saji,mendim I Asterlayna,e cila kishte dashur ti jepte privatësinë e vetë Lucia.
Vajza para se të iki doja t'ju thoja që nesër do të vijnë miqtë tanë për darkë. Natën e mirë.-tha Marcella dhe pasi puthi Asterlayna dhe Zeina në faqe,Reino në kokë iku në dhomën e saj që kishte tek apartamenti Asterlayna për çdo rast kur donte të rrinte tek ajo.
Edhe unë duhet të çoj Reino në dhomë,pasi ka për të folur me të.-tha teksa ledhatoi faqen e vogël të tij.
Oh e shtunë sot,më kishte dal nga mendja komplet që çdo të shtunë Reino flet me të.-tha Zeina qetë duke mos dashur që të ngacmonte më shumë dhimbjen e motrës së saj.
Yeh...-tha Asterlayna qetë dhe u ngrit e mori në krahë Reino-Natën e mirë,mos rri vonë.-e puthi të motrën në faqe dhe iku drejt dhomës së Reino.

Hyri brenda dhe la djalin në krevat,e shkoi i mori në garderobë rrobat e gjumit me arusha të cilat ia la te ngrohësia,e më pas e kapi për dore dhe hyri në tualetin e tij ku I bëri një dush,I lau dhëmbët e vegjël me delikatesë e më pas I veshi pizhamet e ngrohta dhe e shtriu në krevat,afër tij dhe ajo.
Do flashim me babin?-pyeti me fjalët që herë pas here I harronte e ndalonte për ti shqiptuar mirë.
Po vogëlushi im.-ia ktheu dhe e shtriu tek kraharori saj teksa priste me tablet para që ai të telefononte.
Telefonatë që ishte duke u vonuar. Diçka tepër e pazakontë për të,pasi ishte ai që telefononte në sekondën e parë që ora shkonte 21:00,orar të cilin e kishin lënë të duhur për të dyja palët,pasi diferenca kohore midis Anglisë dhe NY,ishte ndryshe.
Ndjesia e ligë filloi ta gërryente në stomak teksa minutat kalonin,dhe ora 21:00,shkoi 21:10 ,e më pas 21:20.
Ankthi filloj ta kapte teksa priste që ai të merrte në telefon.
Babi...-tha Reino të cilit I ishin rënduar sytë për gjumë dhe ishte bërë gati për të qarë.
Me shumë mundësi ka punë vogëlushi im.-tha Asterlayna e cila po kafshonte thonjtë tashmë.
Babi...-tha prapë Reino dhe futi kokën në kraharorin e saj I mërzitur.
Shhh...-filloi ta ledhatonte tek kurrizi teksa pa përsëri orën e cila kishte shkuar 21:30 dhe përsëri asgjë.
Çfarë ka ndodhur Elion?-përshpëriti me veten teksa u mbështet mirë pas kokës së krevatit dhe shtrëngoi pas vetes Reino.
Sado mundohej ti mbante sytë hapur gjumi e kaploi sëbashku me Reino I cili po flinte qetësisht në kraharorin e saj.

Po ndiente një dridhje pranë vetes dhe ashtu përgjumësh mori telefonin e saj dhe pa që ora shënonte 22:14 e natës. Ngriti kokën lehtë për të parë nga vinte e dridhura dhe pa që ekrani laptopit ishte I ndezur dhe një thirrje në Video call me emrin e tij në ekran.
Ashtu nëpër gjumë siç ishte e mori dhe pa e menduar shkeli butonin jeshil duke pranuar telefonatën.
Reino.-zëri I tij e bëri që të merrte frymë thellë.
Jam unë. Reino e zuri gjumi para gjysmë ore.-ktheu kamerën nga djali I cili vazhdonte të flinte qetësisht në kraharorin e saj.
Dreq. Nuk munda të merrja dot në kohë,nuk isha në shtëpi,gjërat shkuan ters dhe DREQ! U mërzit apo jo?-doli I dorëzuar dhe ajo pa që ai po e shihte djalin plot mall.
Ishte një pakt që të dy e kishin bërë për hir të djalit,një muaj pas ikjes së saj. Pasi kishte parë se mungesa e Elion po e mërziste vogëlushin,sidomos kur ai nuk ishte pjesë e ditëlindjes së tij për një vjetorin dy muaj më vonë.
U mërzit pak,gjithësesi nuk ka problem. Zëvendësoje nesër ditën e sotme.-I tha Asterlayna duke ngritur tabletin lartë pasi ishte gati ti binte nga dora mbi fytyrën e djalit prej gjumit.
Fokusoi mirë sytë dhe pa se ai ishte hutuar dhe po e shihte me një shikim të errët.
Mua më flihet. Ditë të mbarë pasi është ora 17:14 aty mesa mbaj mend dhe shoresoj të jem saktë. Natën e mirë Elion.-tha serioze duke mos e parë ekranin dhe menjëherë pa I lënë mundësinë të fliste shtypi butonin anash për ta mbyllur dhe e la të mbështetur tek komodina,përqafoi Reino dhe vazhdoi të flinte qetësisht gjumë,por tashmë me ndjenja të përziera.

🐉
***

La anash telefonin me idenë se thirrja ishte mbyllur por ngriu kur dëgjoi gërrhimën e lehtë të saj dhe menjëherë e mori në dorë telefonin e tij.
Rrudhi vetullat kur pa se thirrja ishte akoma e hapur ama mendja menjëherë bëri lidhjen kur kuptoi se ajo kishte kyçur tabletin dhe nuk e kishte mbyllur dhe për këtë gjë fajësoj gjumin.
Ama buzëqeshi.
Buzëqeshi lehtë teksa pa atë e cila kishte përqafuar fortë djalin e tyre,në kraharor ndërsa ai mbante dorën e tij të vogël në faqen e saj.
Mori frymë thellë dhe u mbështet pas në karrige teksa I shihte ata të dy me dashuri.
Stella mea...-përshpëriti lehtë dhe mbylli sytë lehtë teksa në mënyrë mekanike prej sirtarit të tavolinës nxori një shall të hollë dhe e afroi afër hundës duke I marr erë.
Aroma e saj.
Aroma që ai kishte tre muaj që mbijetonte.
Aromë që ngadalë ngadalë po zhdukej duke ia lënë vendin aromës së tij.
Hapi sytë edhe njëherë për të parë dy personat më të rëndësishëm në jetën e tij,e për të marr dozën e tij të esencës për të funksionuar,gjë që ishte bërë rutinë çdo të shtunë ku fliste me Reino dhe dita ose më saktë gjitha java deri të shtunën tjetër i shkonin mirë deri diku,tashmë dyfishin e asaj doze pasi përveç djalit në kamerë ndodhej edhe ajo sot,si për çudi të fatit,pasi gjithmonë ishte Lucia ose Zeina.
Të dua stella mea...-përshpëriti përsëri dhe pas disa minutave të tjera në telefonatë e mbylli,duke lënë mungesën e tyre të zinte vend thellë në shpirtin e tij.

Një ëndërr e vërtet Where stories live. Discover now