🪽🐉

539 45 11
                                    

Qëndronte qetë në dhomën e infermierisë duke parë doktorin që ti hiqte allçin nga gishtat Elion.
Duhet të kesh kujdes dhe të bësh disa sesione terapi. Të shkuara!-I tha dhe pasi I mjekoi dhe krahun e djegur që tashmë ishte më mirë se para tre javësh.
Sa lirshëm që e ndiej dorën.-tha Elion qetësisht dhe ajo I buzëqeshi.
Normale që po.-tha ëmbël dhe ai e pa në sy-Ama kanë kaluar disa javë dhe nuk më ke thënë se çfarë ndodhi.-I tha qetësisht dhe kurioze dhe ai mori frymë thellë.
Irlandezët kishin rrëmbyer vajzën e madhe të Iranat,sëbashku me kujdestaren e saj. Ama çdo gjë ishte një kurth për të na futur neve në luftë. Kishin marr peng njërën nga shtëpitë e mija të vjetra duke vrarë çdo punëtorë aty,e duke lënë të vetme mes gjithë atyre të vdekurve vajzën dhe kujdestaren e saj. Dhe këtu qëndron kleçka pasi njëri prej rojeve të mi e kishin detyruar që të na thonte se po na sulmonin kurse Iranati kishte marr vesh që prona ishte e  imja dhe disa fjalë të vogla se çdo gjë e kisha bërë unë. Kur shkova unë aty shtëpia ishte nën flakë dhe kur Iranati mbërriti unë isha brenda duke u munduar të shpëtoja vajzën e tij,pasi kujdestarja nuk kishte më puls,ishte e vdekur. E pas çdo gjë mori tatëpjetën. Çdo gjë keq kuptim. Fuqitë shteruan dhe pas nja dy goditjeve të mira u fika,derisa Kian më gjeti.-i tha serioz dhe ajo vendosi duart para gojës e tronditur.
Përse nuk fole me të? Jam e sigurt se ai do të kuptonte.-I tha Asterlayna dhe një zhurmë u dëgjua pas tyre.
Këtu je gabim fragola.-Nevio hyri brenda dhe ajo ngriti njërën vetull.
Përse?-e pyeti serioze.
Xavier Iranati është një bastard I zgjuar dhe di sesi vepron. Ama kur familja e tij është në lojë,është një përbindësh që nuk I dilet para. Mesa kam dëgjuar ka trauma kur dikush I torturoi gruan për disa muaj nejse,dhe si të gjithë udhëheqësit di kur del në skenë. Sepse kjo vlen dhe për vëllain tim budalla,kur një udhëheqës del në fushën e luftës pikësynimi bëhet ai,e për një ushtar të thjesht të vrasë një Don apo Pakhan është diçka e madhe dhe ngrihet në detyrë shumë shpejt. Ama Elion nuk dëgjon dhe vepron sipas kokës duke u sjell në mënyrë moskokëçarëse,sepse në qoftë se do të ishte Elion që unë njoh nuk do të kishte rënë pre e një kurthi.-tha Nevio dhe ajo vështroi sytë e Elion që mbanin një shikim të ftohtë dhe bosh.
Elion...-I vendosi dorën tek faqja dhe ai ngriti sytë për ta parë.
Unë erdha për të të parë sesi je,ama paskam ardhur në kohë të gabuar. Shihemi pastaj.-fjalët e Nevio nuk I dëgjoi asnjëri prej tyre teksa fokusi I të dyve ishte tek sytë e njëri tjetrit.
Kishin humbur mes shikimesh. Kishin humbur në një botë që vetëm ata të dy e dinin. Në një botë kur ndjenjat ishin më të forta se çdo gjë tjetër.
Çfarë të mundon?-iu afrua më afër duke I vendosur dhe dorën tjetër tek faqja,e duke ndierë aromën e tij të fortë që ajo pak nga pak kishte filluar ta pëlqente aq shumë.
Kur isha I vogël,dhuruesi spermës që u ngjiza unë dhe Nevio vrau mamin pak nga pak në një mënyrë torturuese. Mendoj se vrasja e saj nuk e kënaqi pasi kur mami vdiq,çdo gjë që ia bënte asaj kaloi duke ia bërë Nevio si më I vogli,sepse normale që do ta ruante trashëgimtarin e tij të madh.-shtrëngoi nofullën fortë dhe frymëmarrja iu ngadalësua teksa merrte frymë thellë sa më shumë të mundej.
Iu afrua më tepër dhe I la një puthje në nofull e rrethoi krahët rreth qafës së tij duke e zënë në befasi Elion,I cili nuk përtoi por menjëherë e përqafoi.
Më vjen keq...-përshpëriti Asterlayna dhe ai u gëlltit fortë.
Kur unë I dola kundër dhe dola para Nevio për ta mbrojtur nuk I pëlqeu aspak,por më kapi prej...prej flokësh dhe më ka tërhequr zvarrë deri tek oxhaku I madh I shtëpisë. Me mashën kapi një thëngjill të madh,të ndezur mirë dhe menjëherë e la mbi dorën time,më pas ma mbylli fortë rreth saj.
"Një djalë I mirë nuk I del kundër babait të vetë. Një udhëheqës I mirë nuk ka ndjenja. Një udhëheqës I mirë nuk I mbron njerëzit e tij përveç vetes.",ishin fjalët e tij çdo herë që digjesha për të mbrojtur Nevio ose Kian,dhe sa më shumë të kërkoja ndihmë aq më e madhe bëhej djegia. Derisa ndalova. Ndalova së qari. Ndalova së kërkuari ndihmë. Derisa nuk nxirrja zë. Derisa infeksioni do të shfaqej dhe jeta e trashëgimtarit të tij rrezikohej dhe ai sillte dikë për të më mjekuar.-e shtrëngoi më fortë dhe I la një puthje në kokë.
Prandaj refuzove që mjeku të të mjekonte djegien.-I tha me zë të ulët duke e parë në sy tani dhe ai tundi kokën-Tani po e kuptoj reagimin e Kian.-tha duke vendosur çdo pazëll në vendin e vetë.
Varja. Kaloi.-tha shkurt e shkurt Elion dhe ajo tundi kokën.
Më shih në sy Elion Morelli.-I tha urdhëruese dhe I ngriti kokën duke ndeshur sytë e saj me të tijët-Që nga dita e sotme nuk ka më misione ku ti të jesh prezent. Nuk ka më veprime të pa menduara,moskokëçarëse. Që sot e tutje do të jesh më I kujdesshëm Elion. Nqs nuk mendon për vete,mendo për ne Elion. Nevio,Kian...unë dhe Reino mbi të gjitha Elion kemi nevojë për ty. Erdha tek ti për një arsye Elion dhe po vazhdoj të rri për një arsye. Erdha tek ti për mbrojtje ama po vazhdoj të rri jo më për mbrojtje por për ty Elion. Tashmë kjo është shtëpia ime. Familja ime është këtu. Prandaj të lutem merr kohën e duhur dhe mblidh veten bebe. -I tha ëmbël dhe ai po e shihte në sy.
Çfarë kam bërë për të të merituar ty?-tha nën frymë dhe menjëherë përplasi buzët e tij me të sajat dhe e puthte sikur të mos kishte më një të nesërme.
Kam nevojë për ty...-tha mes puthjes duke lënë të shokuar nga fjalët e saj Elion,I cili nuk zgjati shumë por e mori në krahë duke rrethuar belin e tij me të sajin dhe doli prej dhomës së infermierisë e u nis për në dhomën e tij.
Për atë Zot vëlla keni një fëmijë në shtëpi!-dëgjuan Nevio të ankohej dhe anoi kokën për të parë se ai mbante në krahë Reino dhe I kishte mbyllur sytë e vegjël me dorë.
Mbaj djalin,gjëja më e vogël ti ndodh më mirë zhduku vetë përpara se të të zhduk unë.-kërcënoi dhe ngjeshi buzët e tij me të sajat teksa hapi derën e dhomës së tij.
Eja shpirti xhaxhit eja,ti lëmë të qetë,se mesa shoh do kemi një Morelli tjetër të vogël në shtëpi.-buzëqeshi mes puthjes nga fjalët e kunatit të saj dhe ideja iu duk me të vërtet e bukur në ato momente teksa Elion mbylli derën pas tyre dhe të dy ranë mbi krevat njëri mbi tjetrin,teksa parketi përpinte rrobat e tyre,e dhoma mbushej me rënkime të vogla kënaqësie.
Frymëmarrje të rënda,puthje dhe kënaqësi mbushën atë natë të qetë ku yjet dhe hëna ndriçonin në kulmin e qiellit.
Atë natë ku të dy I dhanë diçka njëri tjetrit të cilën nuk do ta merrnin dot kurrë mbrapsht. Një pjesë të tyren që të cilën të dy mendonin se e kishin humbur përgjithmonë.

Një ëndërr e vërtet Where stories live. Discover now