Zotëri erdhëm!-I tha roja teksa ndaloi para shtëpisë dhe hapi sytë lehtë për të parë se me të vërtet kishte arritur në shtëpi.
Kishte gjithë ditën që ishte në punë e më pas ishte marr me punët ilegale duke bërë që nervat,durimi ti soseshin ,e të lodhej pa fund,fizikisht dhe mendërisht.
Zbriti prej makine dhe duke ecur ngadalë ngadalë hyri brenda dhe filloi të ngjiste shkallët ama ndaloi kur vëmendjen ia tërhoqi zhurma e disa zërave që vinin nga dhoma e ndenjjes. U drejtua andej dhe në momentin e parë që hyri brenda menjëherë u habit kur pa atë të shtrirë në divan,mbuluar me një batanije të hollë,mes këmbëve një jastëk dhe pas kurrizit disa jastiqe të tjerë.
Uli kokën dhe pa që kishte afruar tavolinën afër divanit dhe mbi të ndodheshin disa pjata me ushqime e ëmbëlsira e disa me patatina.
Ktheu kokën e buzëqeshi kur vështroi zgjedhjen e saj të filmit vizatimor.
"Liza në botën e çudirave".
Mori frymë thellë dhe filloi të përshkonte me sy gjithë trupin e saj derisa arriti tek fytyra e saj ku ndaloi aty dhe po I shihte çdo tipar të fytyrës.
Faqet,mollëzat që ishin në një rozë të lehtë,hunda e bukur,buzët plot formë dhe të kuqe ,ballin që e kishte të vogël e më pas sytë.
Sytë e saj të cilët ai I pëlqente shumë,sepse tek sytë e saj dallonte çdo gjë që ajo nuk mund ta thonte dot me zë.
E tani ishte duke parë më së miri sesi në sytë e saj kishte një hije mërzitje,që nuk përputhej aspak me atmosferën e filmit që po shihte.
Alexa ndiz dritën.-foli qetë dhe drita e dhomës u ndez menjëherë duke bërë që ajo të trembej,e të mundohej të çohej por nuk ka arriti dot-Qëndro ashtu siç je nuk ka problem.-I tha qetë dhe shkoi pranë saj e u ul pranë divanit në tapet,afër kokës së saj.
Hey...tani erdhe?-e pyeti Asterlayna duke rregulluar pak veten që të mund ta shihte dhe ai e ndihmoi duke I rregulluar jastëkun.
Po. Ditë e gjatë.-iu përgjigj dhe anoi kokën duke e mbështetur në divan por pa shkëputur kontaktin me sytë e saj.
Ndihesh I lodhur?-ishte pyetja që ai nuk e priste prej saj dhe kishte kohë që nuk e dëgjonte prej askujt. U gëlltit lehtë e mbylli për disa sekonda sytë.
Ndihem shumë I lodhur stella mea.-iu përgjigj lehtë dhe vuri re sesi ajo ndryshoi mimikë dhe rrudhi lehtë fytyrën-Ti përse zgjuar në këtë orë?-e pyeti Elion dhe vështroi sesi kraharori I saj u ngrit e u ul disa herë në mënyrë ritmike të ngadaltë.
Nuk më flihej...-zëri I saj I ulët bëri që Elion të ngrinte njërën vetull e disa dyshime të shtoheshin në mendjen e tij.
Nuk të flihej? Ora shënon 02:35 e natës stella mea dhe fakti që e di se ty të zë gjumi kudo dhe kurdo për shkak të shtatëzanisë,nuk më duket aspak besues fakti që ty nuk të flihej!-i tha Elion akoma më dyshues dhe ajo largoi shikimin prej tij dhe filloi të shihte kudo ama tek ai jo.
Do të shkoj të fle Elion nuk ka problem. Je I lodhur shko dhe qetësohu.-vështroi sesi ajo filloi të ngrihej me vështirësi dhe ai u ngrit e e ndihmoi që të ulej mirë si fillim.
Stella mea çfarë ke?-e pyeti Elion serioze dhe ajo ngriti supet-Nqs ke diçka dhe nuk ma thua të betohem që do e zbuloj dhe nqs është diçka e keqe si psh dikush të ka thënë diçka që nuk duhet,apo ka bërë diçka që nuk duhet kam për ti vrarë me duart e mija në mënyrën më të keqe të mundshme. Vetëm më thuaj se kush ka qenë ai shkërdhatë që ka bërë diçka.-tha tepër serioz e kërcënues Elion dhe vështroi sesi ajo u gëlltit dhe uli kokën.
U ul në gjunjë para saj dhe I kapi duart e saja midis të tijave dhe ajo ngriti kokën dhe e shikoi në sy.
Por je I lodhur...-përshpëritja e saj ishte aspak e dëgjueshme ama ai dëgjoi tepër qartë.
Vetëm më thuaj se kush ka bërë diçka gabim ndaj teje dhe do të shohësh që për punë sekondash nuk do të jem I lodhur por përkundrazi tepër me energji.-ndaloi disa sekonda dhe foli përsëri-Edhe pse me thënë të drejtën nuk po ndiej aspak lodhje në këto momente,vetëm qetësi.-dhe ishte e vërtet.
Që në momentin që ishte afruar afër saj,kishte filluar të bisedonte me të e të ndiente aromën e saj lodhja sikur ishte larguar me magji.
Në fakt nuk është diçka e keqe...-e pa në sy dhe buzëqeshi kur pa shikimin e saj,fiks si të një fëmije të vogël që do diçka por ka frikë ta thotë.
Ma thuaj stella mea.-përshpëriti lehtë dhe mori dorën e saj e I la një puthje mbi sipërfaqen e dorës.
Më hahet diçka...-zëri I saj ishte akoma më I ulët duke bërë që ai të qeshte edhe prej kësaj por edhe prej fjalëve që ajo tha.
Çfarë stella mea?-I tha plot humor dhe sytë I shkuan menjëherë tek buzët e saj ku ajo po kafshonte buzën e poshtme nervoze.
Në shtëpi nuk ka,shërbyeset më thanë që do të jetë e vështirë gjetja e saj e mund ta sjellin disa ditë më vonë por mua më hahet Elion...ndaj,ndaj të prita ty mbase di ndonjë vend ku mund ta gjejmë.-foli me nxitim dhe ai u mundua që mos të qeshte ama zemra I rrahu fortë kur ajo tha që po e priste atë.
Çfarë dëshiron të hash stella mea?-e pyeti Elion dhe ajo puliti disa herë sytë.
Lychee dhe Yangmei...-tha Asterlayna dhe fytyra e Elion ngriu si të ishte një pllakë guri e më pas rrudhi buzët dhe tundi lehtë kokën-I pashë në telefon Elion...dukeshin shumë të mira.-tha ajo dhe Elion lëshoi një qeshje të lehtë.
Eja.-u ngrit në këmbë dhe zgjati dorën duke e ndihmuar që ajo të çohej prej divanit-Vish vetëm papuçet dhe eja.-I tha Elion dhe mori batanijen e hollë duke ia hedhur krahëve ,vendosi krahun e tij tek beli saj dhe filluan të ecnin drejt daljes.
A do ti gjejmë vallë!?-pyeti Asterlayna teksa hipi në makinë me ndihmën e tij.
Shpresojë që po.-tha ai dhe hipi nga ana e shoferit dhe nisi makinën.
Hapi telefonin dhe hyri në Google maps, e kërkoi supermarket dhe më pas doli çdo destinacion ku ndodheshin supermarketet që mund të ishin njëzetë e katër orë hapur.
Ktheu kokën për të parë Asterlayna e cila po shihte telefonin me kuriozitet.
Supermarketi më I afërt është ky që ndodhet njëzetë minuta larg nesh,shkojmë këtu në fillim.-buzëqeshi nga urdhëri I saj dhe akoma shumë kur pa që ajo u rehatua në sedile e filloi të tundte kokën e të buzëqeshte e lumtur si fëmijë.
YOU ARE READING
Një ëndërr e vërtet
ActionPa bërë zhurmë u ngrit prej krevatit ,me çarçafin rrethuar pas vetes dhe filloi të mblidhte rrobat e saj që ndodheshin në pllaka. Vështroi edhe një herë mashkullin që flinte përmbys në krevat dhe me një rrotullim sysh lëshoi çarçafin në tokë dhe fil...