16

33 8 0
                                    


-Më duhet të shkoj, nuk do vonohem.

Thashë unë teksa ai u ul ne karrige dhe vendosi duart rreth meje.

-Të vishje diçka tjetër, nuk dua të të shohin kështu.

Ngrita njërën vetullë, kjo tregonte pse nuk dëshironte që unë të shkoja, tashmë isha mësuar me xhelozin e tij.

-Nuk dukem mirë?
-Dukesh më shumë se mirë, dhe unë nuk do jem aty me ty.
-Çfarë ndryshim do bënte po të ishe ti.
-Nuk do lejoja të të shikonin.

Buzëqesha teksa ndjeja gishtat e tij të preknin shpinën time të zboluar.

-Je kaq e bukur.

U dëgjua zëri i tij duke u ngritur në këmbë dhe më puthi, vendosa duart rreth qafës tij dhe po ktheja puthjen e tij. Si çdoherë puthjet e tij më bënin të humbja në të. Të mos e lija vetëm të prekje buzët e tij. U shkëputa nga ai për shkak të ajrit por që sytë më shkuan tek dritarja dhe kjo lumturia jonë vërtet duket që erdh në fund kur pashë që Mariela po vinte. Menjëherë u dëgjua trokitja e derës duke bërë që Nazar të panikohej.

-Është Mariela.

Thashë unë duke kapur dorën pasi e ndala të hapte derën.

-Nëse dëshiron që të qëndroj atëherë nuk dua të flesh me të njejtën dhomë me të.
-Por ajo....
-Nuk më intereson. Nuk dua të të shoh me të.

Thashë duke lëshuar dorën dhe eca për tek dhoma vetëm që të vendosja një xhamper rreth shpatullave. Zëri i saj u dëgjua dhe unë nuk prita shumë që të dilja nga dhoma. Ngrita njërën vetullë kur pashë që ajo e puthi atë.

-Nuk mund të qëndroj larg teje, edhe unë e teprova, nuk duhej të të gjuhesha ashtu në ditëlindjen tënde.

Ai bëri një buzëqeshje teksa e përqafoj ku sytë e mi shikuan dorën e tij që ishte tek beli i saj, ai më shikoj mua por largova shikimin nga ta. Ajo bëhej sikur të mos isha unë aty dhe ashtu ia ktheja edhe unë. Qëndrova ul në divan teksa shikoja atë që shkonte në dhomën e saj, edhe Nazar shkoj lart duke ndihmuar me rrobat e saj. Eca tek shkallët teksa dëgjova derën që u mbyll, këmbët vetëm ecnin para e mbrapa teksa prisja Nazar të dilte. U bën 1 minuta, 5, 10 dhe ai nuk po dilte ku kjo bëri që vetullat e mia të ngrysen dhe eca drejt derës dhe dola nga shtëpia.

-Mendon që bëj shaka.

Kapa fustanin dhe fillova të ec nga oborri.
Po mungonte hëna sot dhe qielli ishte vetëm me ngjyrë të zezë, pa yje e pa hënë përreth. Shtrëngova fustanin që po mbaja e zemëruar, xhelozon kur dal unë me dikë, dhe menjëherë si vije ajo shkon me të. Ndala hapat kur një veturë u ndal së vozituri shpejt dhe ndiqte nga një hap që bëja. Ktheva kokën duke shikuar personin që ishte në makinë, njëherë mendova e shpresova të ishte ai.

-Dëshiron të vish?

Ngrysa vetullat kur pashë vetëm një person të shëmtuar brenda makinës së bukur. Rrotullova sytë duke u bërë të ec teksa u dëgua boria e tij.

-Më dëgjon, do të të paguaj mirë.
-Nuk kam nevojë për parat e tua.

Thashë unë duke e shikuar atë i cili qeshi.

-Mos luaj të forten.
Ngrita njërën vetullë duke kryqëzuar krahët.
-Ti e di që mund të të marrë pa apo me dëshirë.
-O bobo po të jetë kështu atëherë nuk kam çfarë të bëj pos të vi me ty.

Thashë duke u afruar dhe duart i vendosa tek dera e makinës pasi kishte xhamin e hapur.

-Po pra.

Tha ai ndërsa unë ia dhashë një shikim që ta dinte se ishte vetëm një i neveritshëm.

-RENEE!

Ktheva kokën kur dëgjova zërin e tij i cili po vinte drejt meje.

-Ai është policë, a duhet t'i tregoj që je një përdhunues, që je një idiot i shëmtuar.

Thashë duke ngritur njërën vetullë teksa i buzëqesha por ai u largua duke mos menduar dy herë.

-Kush ishte ai.
-Nuk e di, më pyeti për rrugë...
-Ku dëshiron të shkosh? Sikur the që nuk do shkoje.
-Po, por ti nuk bëre atë që të thashë.
-Nuk mund të dilja menjëherë. Ajo ra të flinte dhe unë dola.
-Hhhh.

Shfryva frymën i cili kapi dorën time dhe filluam të ecnim por që asnjëri nga na nuk u dëgjua. Mbërritja në shtëpi ishte shumë e qetë e me pëshpëritje. Të gjithë dritat ishin të ndalur dhe unë e ai shkuam tek dhoma ime. Ai ra në shtrat ndërsa unë hoqa fustanin dhe rash afër tij.
Gjumi afër tij ishte shumë më mirë se sa të flija vetëm. Doja të qëndroja kështu afër tij çdo ditë. Në mëngjes për fat të keq nuk mund të qëndronim më shumë kështu prandaj e thërrita që të zgjohej para se të zgjohej Mariela. Të dy ne dolëm nga dhoma dhe shkuam në kuzhinë pasi unë po bëja mëngjesin dhe ai më ndihmonte me disa gjëra, edhe pse më shumë më dhuronte puthje.

-Nazar!

Zëri i Marieles e largoj atë nga unë dhe dol që të shikonte.
-U Zgjove me ne fund.
Tha ai teksa ajo hyri me të me duart e saj ne belin e tij, më shikoj dhe më bëri një buzëqeshje.
Mariela po bënte më shumë puthje atij, dhe çdoherë kur unë isha ajo shkonte e puthte, e përqafonte, i qëndronte afër. Ata të dy qëndronin ul teksa unë largoja pijatat nga tavolina gjë që po i urreja vetëm ka i shihja, kjo punë më kishte ardh tek hunda.

-Këto kohë po e shoh nënën më shumë.
-Çka?

U dëgjua Nazar duke e shikuar atë të shqetësuar.

-Po flas me të.
-Hahaha Mariela ç'thua?

Tha ai duke mbajtur shikimin tek ajo e cila vendosi duart tek koka dhe qeshi. Ngrysa vetullat teksa e shikova. Ajo e qeshur ishte një e qeshur e frikshme.

-Mariela, çfarë thua, ç'flet?
-Po bëj shaka.
-Nuk më duket shaka kjo.

Tha ai, ndërsa unë shikoja.

-Nëna jote nuk është gjallë, mos bë shaka të tilla.

Ngrysa vetullat duke menduar për Marielen. E cila nuk më duket që është aq mirë tani, jo që më është dukur ndonjëherë. Kur ajo shkoj lart unë shkova tek Nazar.

-Është mirë ajo?
-Nuk e di...Nuk e di çfarë ka.
-Ndoshta vetëm do vëmendje nga ti.

Thashë duke vendosur dorën tek ai por ishte ai që u ngritë në këmbë.

-Të shkoj ta shoh.

Ngrita njërën vetullë teksa ai shkoj.
.
Këto javë që kalonin nuk është se ne ishim larguar nga njëri-tjetëri vetëm se Mariela ndonjëherë luante role vetëm për vëmendjen e tij dhe kjo më acaronte.

-Sa mirë do ishte të dalim sot.

Thashë teksa qëndroja afër tij e shtrirë.

-Nuk mundemi, Mariela pastaj do dyshoj.
-Mund të themi që jemi duke shkuar në stacion policor.
-Po, por ta lë vetëm nuk më duket ide e mirë kjo. Pastaj kështu këtu mua më pëlqen më shumë.

Tha ai duke ngritur kokën dhe më puthi.

-Sot më duhet të qëndroj tek Mariela.
-Përse?
-Edhe ti e sheh që ajo nuk është duke u ndjerë mirë.
-Si të qëndroj unë pa ty, tashmë jam mësuar të të kem afër.
-Vetëm sot dhe do vi përsëri këtu.

Tha ai duke prekur stomakin tim. Të dy ne u veshëm dhe dolëm nga dhoma unë bëra darkën ndërsa ai shkoj tek dhoma aty ku ishte Mariela.

-Darka është gati.

Thashë unë duke ecur shkallëve që t'i thërrisja.

-Nazar unë të dua shumë, mos më lërë, nuk mund të jetoj pa ty.

Ngrysa vetullat kur dëgjova Marielen.
-Largoje atë nga shtepia, nuk dua ta shoh këtu, sytë e saj janë kaq të errët, largoje.
-Mariela.
-Nazar të lutem dua të jemi ashtu siç ishim në fillim, vetëm ne të dy, nëse më do sado pak të lutem largoje.

If i can't have you, No one can! (Shqip)Where stories live. Discover now