✴Kapitulli 2✴

1.1K 91 13
                                    

Me dukej sikur bota do te me kthehej permbys dhe une do te mbetesha nen te. Isha kaq melankolike, kaq e pashprese, kaq e merzitur dhe e acaruar ku sic e kam permendur dhe me pare mendoja se vendimi me i mire qe duhet te merrja ishte Vetevrasja! Qe me ne fund te gjithe te shpetonin prej meje.
-Budallacke!
-Shemtire!
-Idiote!
-Bitch!
-Deshtake!
-Shiko,sa e shendoshe qe eshte!
Te gjitha keto fjale qe m'i kishin thene te tjeret me vinin ne koke e secila me vriste pak e nga pak cdo dite e me shume. Thjesht e urreja veten time!! Cdo pjese te saj!!
Une jam nje vajze me floke ngjyre geshtenje me onde te medhaja ne fund dhe sy te vegjel kafe, me nje hunde te vogel e buze jo te trasha por as te holla gjithashtu kam nje trup mesatar dhe te mbushur.
Me familjen cdo gje shkonte me se miri une isha nje femije mjaft i mbare e gjithmone keshtu kam qene por ata asnjehere nuk e kane ditur se cfare ndjej une. E dua shume familjen time por veten time jo!!
Gjithmone mendoja pse isha kaq e shemtuar? Pse nuk kisha asnje shoqe te ngushte? Pse nuk isha normale e pse nuk ndjehesha per te pakten nje here e lumtur?
Ne shkolle isha me nota shume te mira, te shkelqyera mund te thoja dhe te gjithe kete e merrnin per dobesi.
-Uu ja ku erdhi miushja e librave hahahah!! Keshtu me thoshin.
E vetmja lende qe une nuk isha mire ishte fiskultura ose ndryshe sports
Nancy behu me e shkathet mos ji kaq ngordhalaqe!!
Nancy o budallacke c'ben pse nuk e bere mire sherbimin ne volleyball!!
Ndihesha keq me dukej vetja e pavlere nuk kisha aspak besim ne vetvete doja kaq shume t'i beja balle ketyre ofendimeve por nuk mundesha, isha e dobet. Ne pushim te gjate ku te gjithe uleshin ne mense me shoket, te dashurit apo shoqet, une rrija vetem. Te gjithe me merrnin per te cuditshme. Sa here qe une kaloja te tjeret qeshnin me mua dhe talleshin. Sikur ta dinin se pas asaj vajze te ndrojtur e te brishte fshihej nje vajze qe do donte me gjithe zemer ti ndihmonte atehere do te ndryshonin krejtesisht mendim.
Kur shkoja ne shtepi me priste mamaja ime e dashur dhe vellai, te cilet i doja me gjithe shpirt ku me pas mbyllesha ne dhome e qaja me ore te tera mbi jastek. Me kujtoheshin te gjitha ofendimet e bera, sharjet e vajzave, djemve ne shkolle dhe kisha arritur deri aty saqe nje dite mora nje brisk te mprehte dhe e cava disa here parakrahun. E gervishtja me shpejtesi, lotet me rridhnin ne faqe njera pas tjetres, po qaja me denese por une vazhdoja akoma me shume. Ne fillim nuk me dhimbte pasi inati dhe deshperimi im e kishin mundur dhimbjen por me pas ndalova. Ne krahun tim ndodheshin shume pika te kuqe gjaku. Atehere pushova se qari, lotet me ishin thare e shpirti im po vuante aq shume. Mora shpejt kutine e ndihmes se shpejte pa rene ne sy, e mjekova dhe fashova doren time disa here. Vesha nje bluze me menge te gjata qe te mos dukej pasi nuk doja qe dhe mamaja te shqetesohej per mua. Nuk doja qe ajo te merzitej pasi vajza e saj ishte nje budallcke. Vertet ato dite kisha filluar dhe une ti besoja fjalet qe me thoshin.
Mora celularin dhe si gjithmone asnje mesazh. E kush do te donte te fliste me mua. Ashtu e deshperuar dhe e shkaterruar sic isha vura koken ne jastek, mbylla syte dhe e vetmja gje ne bote per te cilen kisha nevoje dhe pa te cilen nuk mund te jetoja me ishte vetem pakez dashuri...

Shenim!
Si Nancy ka dhe mijera adoleshente te tjere neper bote, te cilet perpiqen te lendojne veten e tyre ne keto menyra. Kjo vjen si pasoje e mospranimit ne shoqeri, bullizmit apo dhe e shkaqeve te tjera. Si autore e ketij libri desha t'ju afroja me prane kesaj gjendje shqetesuese. Libri nuk eshte per t'ju dramatizuar por per te kuptuar ndjenjat qe ka nje person i tille dhe pse ai/ajo mendon per vetevrasjen.
Ka gjithmone shprese per te gjithe ne. Jeta eshte e bukur! Mundohuni qe ta shijoni ne maksimum pa u shqetesuar per mendimin e personave perreth! There's hope for everyone in this world!



All we need is love (shqip)Where stories live. Discover now