Ora ishte pothuaj 9 e mbremjes. Me ne fund arritem ne aeroport. Hyra brenda bashke me Nickun. Me ishte krijuar ajo pershtypja se gjithmone ne keto vende sikur ndodhet nje atmosfere mjaft e gezuar dhe plot ngjyra por qe ne te njejten kohe mund te jete e trishte dhe e zymte. Them keshtu sepse teksa ecnim perreth, nga njera ane shihja njerez qe qanin nga gezimi per te gjithe ata qe ishin larguar e po ktheheshin prane tyre e ne anen tjeter kishte qindra te tjere, qe donin te shpenzonin, qofte edhe nje sekonde te vetem, me persona qe do te iknin. Nje grup tjeter ishin dhe ata, te vetmuarit, qe s'u interesonte asgje, ecnin vetem dhe e vetmja gje qe i shoqeronte ishte ajo zhurma qe krijohej nga valixhja teksa e terhiqnin neper pllaka..
Bashke me Nickun, po shihnim perreth per motren e tij. Po kerkonim gjithandej por nuk po e gjenim. Derisa Nickut, mes nje tufe njerezish qe sapo ishin shkeputur nga avioni e po vinin, i zune syte nje grua me nje djale te vogel. Vrapoi drejt tyre dhe shkoi t'i perqafonte duke me lene vetem. Sapo e pane, te dy me valixhe ne dore iu turren Nickut.
- Fisnikk!! E therriten ne shqip, ku pashe qe Nicku sapo iu afrua mori ne krahe djalin e vogel dhe e rrotulloi ne ajer. Mesa kuptova ishte motra dhe nipi i tij. Per nje moment, ne syte e motres se Nickut sikur u duken disa lote, sigurisht ishin lote gezimi. Medoemos, ajo kishte rreth 9 muaj qe nuk e kishte pare ate. Ishte nje moment familjar aq i bukur qe te falte nje kenaqesi te papare teksa i shikoje. Nuk kuptoja gje pasi po flisnin shqip, por nga reagimet e Nickut, duket se ajo (e motra) po e pyeste per qendrimin e tij ne Minesota. Per nje moment, kur une po qendroja perballe tyre, si nje vajze e ndrojtur qe isha, Nicku shkeputet nga ata dhe vjen prane meje. Me zgjat doren e me afron drejt motres se tij.
- Nancy eja!
- Okay erdha!
Shkojme drejt tyre dhe me prezanton me secilin.
- Nancy, honey dua te te prezantoj me motren time, Elizen.
- Kenaqesi qe te njoh Eliza. Une quhem Nancy.
- Pershendetje! Pra ti qenke Nancy, ajo vajza e famshme, per te cilen me ka folur kaq shume Nicku. Me beso sa here flisnim bashke ne Skype apo ne telefon, ai me tregonte me shume per ty sesa per veten e tij.
- Vertet! Hahahaha.
- Nuk ka nevoje t'ia thuash te gjitha Eliza. Tha Nicku paksa i skuqur ne fytyre.
- Mire ne rregull. Kenaqesi qe te njoha dhe une Nancy.
- Po ky bukuroshi i vogel kush eshte? I pyes une teksa ulem ne gjunje, shoh ate djale te vogel qe ishte fshehur pas fundit te Elizes dhe e puth ne faqe.
- Aa, ky eshte "my little king " i cili quhet Kevin. Tha Nicku duke e marre ne krahet e tij qe une te mund ta shihja me mire. Ishte nje djale i vockel jo me shume se 5 vjec. Me floke kafe, sy ngjyre geshtenje, me faqe te rrumbullaketa te kuqe dhe paksa topolak. Ishte mjaft simpatik. Te bente per vete qe ne castin e pare qe e shikoje.
- Sa i bukur qe eshte! I them une duke i perkedhelur floket e buta kafe.
- Po i ka ngjare dajes se vet prandaj! Tha Nicku duke qeshur.
- Ejani te shkojme ne ndonje bar qe te flasim me mire. Propozova une.
- Ide e mire.
Vume valixhet ne makine dhe u nisem. Duke ecur gjetem nje bar dhe menduam te uleshim aty. Une u ula prane Nickut dhe perballe meje qendronte Kevin me Elizen. Porositem e filluam biseden.
- Pra ti Nancy je vajza e Z.Wlliow apo jo? Njeriut qe vendosi te pranonte bursen e Nickut e ta lejonte, te qendronte ne shtepine e tij, ketu ne Minesota.
- Po pikerisht keshtu eshte Eliza. A mund te te therras Eli sepse kam disa probleme me shqiptimin?
- Sigurisht qe po. Mesa me ka thene Nicku, ju jeni fejuar?!
- Ne fakt ishte nje vendim pak i shpejte per ne por vendosem ta benim, pasi ju e dini e duam shume njeri tjetrin.
- Po kjo duket.
Biseden tone e nderpret Kevin i vogel qe i tha dicka Lises te cilen nuk e kuptova sepse sigurisht nuk merrja vesh shqip. Ama kjo fjali e tij beri qe Nicku me Lissen te qeshnin.
- Nancy, Kevin tha qe ti je shume e bukur! Me tha Lisa duke buzeqeshur.
- Aww. Vertet!
- Po!
- Jam e sigurt se me keto komplimente qe ben ky, do thyeje shume zemra ne te ardhmen.
- Hahahaah.
- Nick une sot do te qendroj ne shtepine e nje shoqes sime. I drejtohet e motra Nickut.
- Jo absolutisht! Nderhyra. - Une me famijen time do deshironim qe te qendroje ne shtepine tone. Ajo eshte mjaft e madhe dhe ka vend per te gjithe. Madje babai me porositi qe sot qe mos t'ju linim vetem gjate kesaj kohe qe do te rrini ketu.
- Jo me mire te qendrojme atje Nuk duam t'ju bezdisim.
- Bezdisje the?! Aspak. Shtepia do jete me e gjalle me Kevin e vogel verdalle.
- Epo faleminderit atehere.
- Mrekulli! Nick, honey eja te shkojme ne shtepi. Jam e sigurt se dhe Lisa do te jete e lodhur nga udhetimi. Eja Lisa. Prinderit e mi po ju presin ne shtepi tashme.
- Ah po! Edhe une jam kurioze te takohem me ta..
Ajo bisede shkoi per mrekulli. Lisa nuk ishte ashtu sic e mendoja une pra me nje qendrim autoritar apo strikte. Joo ishte komplet e kunderta. Lisa ishte nje vajze e re rreth 28 vjec, me floke te gjate, te zinj, fine ne fytyre me tipare te lezetshme dhe me nje trup te bukur. Po ta shihje nga pamja e jashtme nuk te shkonte fare ne mendje se ajo ishte bere nene. Nje vajze e cilter, e thjeshte qe dinte si te komunikonte, qe nuk e tregonte moshen e saj por sillej si gjithe ne te tjeret. Dinte si t'i menaxhonte situatat, se ne cilen duhet te tregohej e qeshur dhe se ne cilen serioze. Te pakten mua kete pershtypje me la.
U nisem dhe arritem ne shtepi.
- Qenka nje shtepi shume e bukur Nancy!
- Faleminderit Lisa. Dhomat tuaja jane lart. Edhe prinderit e mi me moren ne celular para pak minutash e me thane se se shpejti do te jene ne shtepi.
- Ne rregull. S'ka problem mos u shqeteso. Epo nderkohe qe presim ata une po shkoj lart te rregulloj gjerat. Me fal po ku eshte dhoma?
- Ah po, ngjit shkallet, shko ne te majte dhe eshte dhoma e pare qe te del perpara.
- Okay. Eja Kevin. Tha Lisa e cila mori per dore Kevin dhe shkoi lart. Ndersa une u ula prane Nickut.
- Meqe iku Lisa, doja te te pyesja dicka Nick.
- Po sigurisht me pyet.
- Po babai i Kevin, ku ndodhet?! Nick pasi u mendua per pak sekonda, mori fryme thelle e tha:
- Oh Nancy. Eshte nje histori shume e gjate, por di vetem te them se ai ishte nje maskara i cili nuk e donte Kevin qe para se ai te lindte.
- Po cfare ndodhi me te?
- Ai ishte nje pijanec i tmerrshem . Ky problem i tij me pijen arriti deri ne shkaktimin e nje aksidenti rrugor sepse po i jepte makines i dehur. Si pasoje ai vdiq. Motra ime ka vuajtur shume prej tij ama ai e mori denimin.
- Pra Kevin s'ka baba?
- Jo dhe eshte me mire keshtu. Askujt nuk i duhet nje baba i pandergjegjshem per veprimet e tij! Tha Nicku me vendosmeri. Mesa kuptova ai qe ne fillim nuk e kishte pelqyer babane e Kevin. E urrente ate.
Ne nje cast na duhet t'i jepnim fund bisedes sepse u shfaq Lisa neper shkalle. Pas disa minutash edhe prinderit e mi erdhen e u prezantuan me Lisen. Nga reagimi i tyre, vura re se u pelqeu shume me pergjigjet e saj. Edhe ajo si Nicku ishte e sjellshme dhe e edukuar. Prinderit e mi i ndjen mjaft mire per kete fakt. Tashme ne te gjithe ishim nje familje.
Me pak fjale dita shkoi ne nje menyre te persosur. Sa vinte dhe e doja akoma me shume Nickun. Ishte nje dashuri e pakushtezuar dhe e sinqerte. Por ne nje ane rjeter te ndjenjave te mia qendronte Philip. Ndjenja te rastesishme, te rrezikshme dhe plot adrenaline. Nuk dija si t'i shpjegoja , por meqe gjerat sa vinin e beheshin akoma me serioze mes meje dhe Nickut, duhet t'i jepja fund patjeter...
YOU ARE READING
All we need is love (shqip)
Teen FictionJeta e Nancy, nje adoleshente amerikane jo si moshataret e saj. E vecante, e sjellshme,e zgjuar ama shume e ndrojtur dhe e perjashtuar nga shoqeria. Por me hyrjen e nje djali shqiptar ne jeten e Nancyt cdo gje ndryshon, merr nje kthese tjeter. Cfare...