✴Kapitulli 31✴

401 38 13
                                    

Nuk kisha me fuqi te ecja. Ndjeja vetem doren gjigande te Philipit gjithe nerva qe me kishte shtrenguar pellemben e dores e po me largonte prej andej. Nga ai moment aq i shemtuar kalova ne nje mbrojtje te vecante, ne mbrojtjen qe vete Philipi po me dhuronte. Per pak caste ndaluam sepse me kaploi nje lodhje e papare, nje keputje e trupit tim qe sa vinte e shtohej. Nuk e di pse ndihesha ne ate menyre. Me lot ne sy qe me rridhnin ne faqe, ulem diku me Philipin per t'u qetesuar. Nuk mundesha dot me dhe perfundova ne krahet e tij qe pushtuan, trupin tim, tere qenien time. Gjithcka qe me nevojitej ne ato momente ishte pikerisht ky perqafim aq spontan dhe domethenes. Ama m'u kujtua Nicku dhe u shkeputa prej tij menjehere. Duke vene re zhgenjimin e Philipit, paksa e turperuar nga gjithe keto qe ndodhen, me gjysem zeri i them:
- Philip nuk di si te te falenderoj per kete qe bere. Po mos kishe ardhur, Jackob.. Ti u shfaqe si nje hero e me shpetove. Nuk e ke idene sa u frikesova, menyra sesi donte te abuzonte me mua, sesi me kapi nga duart qe te mos levizja, gjithe perpjekjet e mia per te ikur. Oh Philip ishte e tmerrshme! Cfare kam bere une valle per t'i merituar keto? Cfare?! E fillova te qaja perseri. Nuk e permbajta dot veten dhe u mbeshteta ne kraharorin e tij. Isha e pafuqishme ne gjithe kuptimin e fjales.
- Shhh Nancy qetesohu! Ajo kaloi, tashme ti je prane meje. Ai lloj njeriu s'ka per te te bere me keq.
- Te jam shume mirenjohese vertet.
- Te lutem! Do kisha bere te njejten gje edhe po mos te t'njihja fare.
- Por mos i thuaj asgje Nickut per kete qe ndodhi! Nese ai do ta zbuloje, do ta vrase Jackobin! Mjafton me kaq, nuk dua qe te zmadhohet me shume kjo ngjarje!
- Gjithcka ka te beje me Nickun apo jo?! Nancy, nuk e di nese eshte momenti i duhur per ta thene kete por.. une te dashuroj!
- Cfare?! I drejtohem une si e cuditur edhe pse e parandjeja dicka te tille.
- Po Nancy te kam dashur qe ne momentin e pare kur te takova. Qe atehere kur te kapa nga beli qe ti te mos rrezoheshe. Qe atehere kur u perplase me mua e me bere te qeshja nga pakujdesia jote. Une.. Une ndjej dicka per ty Nancy! Me thote Philipi e duke me dhene ate veshtrimin e thelle ne syte e gjelber, afrohet ngadale per te me puthur. Vertet kisha mbetur e shokuar nga keto fjale te sinqerta ama iu largova ne sekonde, duhet t'i refuzoja ato buze te plota te tij qe cdo vajze ne shkolle enderronte t'i puthte.
- Philip, jo. Duhet ta kuptosh une jam e fejuar me Nickun! Une e dua ate me shume se cdo njeri tjeter dhe kurrsesi nuk do mundesha ta beja kete gje qe do e lendonte pa mase. E pranoj dhe une ne fillim kisha disa ndjenja te vogla per ty por e di qe s'do zgjasin shume. Meqe tani po mbaron shkolla dhe une do te filloj universitetin eshte me mire mos te takohemi me. Te falenderoj shume per ate qe bere pak me pare por me duhet te iki... Lamtumire Philip!
Ia thashe keto te gjitha me nje fryme dhe u shkeputa prej tij pa i degjuar asnje fjale. E dija se po ta degjoja do me keputej zemra por duhet te vazhdoja perpara. Une sapo i thyva zemren nje personi qe me donte me gjithe shpirt, te pakten keshtu me dukej mua. E lashe dhe eca perpara. Nuk tha asnje fjale, asgje prej gjeje..
Pas atij momenti u detyrova te shkoj ne shtepi. Dreq e kisha harruar fare Nickun! Kushedi sa do te ishte bere merak. Hyra brenda por gjeta vetem Elizen. E lodhur dhe e shkaterruar u ula ne divan si e vdekur. Degjova vetem Elin qe m'u afrua e me tha e shqetesuar:
-Nancy, cfare ke?! C'te ka ndodhur keshtu ?! Je zbehur ne fytyre!
- Jo.. s'kam asgje thjesht u lodha rruges.. Nuk arrita ta mbaroja fjaline dhe shkova direkt ne tualet, per te vjelle nderkohe qe Eli me ndoqi nga prapa! Ndihesha shume keq!
- Nancy a je mire?
- Po vetem se sot jam ndjere e keputur, ne cdo cast me binte si te fiket dhe me vinte per te perzjere.
- Oh my god!! Me thote Eli e entuziasmuar.
- Cfare ?!
- Ti dhe Nicku prisni nje femije!!
- What?! No! I drejtohem une duke mos i besuar fjalet e saj
- Po po eja me mua! Me tha Eli gjithe qejf.
Nuk mund ta besoja as vete por ishte e vertete. Kete gje e tregoi dhe testi. Doli pozitiv! Une, Nancy Willow do te behesha nene! Bashke me Nickun do te beheshim prinder!! Fillova te qaja nga gezimi dhe ndihesha e shokuar nga ai lajm. Kisha mbetur pa fjale dhe ndjeva vetem Elin qe me perqafoi e gezuar. Brenda meje jetonte nje qenie tjeter e pafajshme qe do te vinte ne jete se shpejti. Por une kisha shkollen! Cfare do te ndodhte me universitetin, me karrieren time?! Me duhej patjeter te flisja me Nickun! Na duhej te gjenim nje zgjidhje!
- Elii ku eshte Nicku!!
- Besoj se do shkosh t'i tregosh lajmin apo jo?!
- Poo ku eshte ai?!
- Kur shkuam bashke per disa dokumenta ate e mori dikush ne telefon dhe shkoi ta takonte. Me duket se takimi ishte ne parkun qendror.
- Okay ne rregull Eli! Po shkoj!!
- Mirupafshim e dashur!
E lumtur, me nje gezim ne fytyre qe me dallohej qindra kilometra larg, marr nje taxi dhe nisem per ne park.
Gjithe rruges me shfaqej ne koke ai mendimi i te qenurit prinder. Nuk mund t'i pershkruaja emocionet qe ndjeja. Gezim, lumturi, habi, ndjenja te paperseritshme te shkrira ne nje! Te dy me Nickun ishim shume te rinj! Cfare do te ndodhte me te gjitha endrrat tona pas marrjes se ketij lajmi?! Mezi prisja te takoja te fejuarin tim e te merrja reagimin e tij. Si do te ishte valle?!
E me ne fund arrita. Paguajta taksistin dhe fillova te kerkoja Nickun perreth. Duke i thene kete lajm kaq te bukur deshiroja t'i beja nje surprize gjigande por qe ne te vertete u perballa une me nje te tille. Pikerisht ne ato caste, para syve te mi gjendej Nicku duke u puthur me Jassien...


All we need is love (shqip)Onde histórias criam vida. Descubra agora