Dita tjeter kishte nisur. Kete ma tregoi alarmi im idiot ne celular i cili po vibronte aq shume sa desh ra nga komodina. Ishte e hene dhe me duhej te shkoja ne shkolle. Gjithmone i kam urryer te henat. Me jane dukur si ditet me te parendesishme te javes dhe kjo vetem per faktin se fillonte shkolla. Me duhej te kaloja nga ajo fundjave me ngjyra dhe fantastike, ne nje te hene te zymte. Sot kisha nje provim ne biologji ama e dija se do te merrja note maksimale pasi thjesht i dashuroj shkencat natyrore. Pikerisht sot vinte dhe motra e Nickut.. Me pak fjale kisha besimin se kjo do te ishte nje dite e komplikuar e me plot te papritura.
Me duhej te cohesha e te behesha gati. U zgjova, bera nje dush te shpejte e u vesha. Mora canten dhe i zbrita shkallet rrembimthi. Poshte qendronte tashme i fejuari im, Nicku pasi prinderit e mi nuk ishin zgjuar akoma.
- Miremengjes!
- Miremengjes honey!
- Cudi qe sot nuk u bere vone si zakonisht! Me thote Nicku duke qeshur.
- Ha ha ha! Po kur kam ardhur ndonjehere vone une?! Pa me thuaj pak.
- Hmm.. Me ler te mendohem pak.. Ndoshta gjithmone!
- Epo cfare te bej une tani, nuk behem dot gati shpejt.
- Mire vogelushe, eja tani.
- Mos me thirr vogelushe! Ti gjithmone me trajton si nje kalama!
- Po se ashtu je. Ti je vogelushja ime, my cute little Nancy..
- Po po. Nderkohe qe te tjeret gjejne lloj lloj epitetesh per te dashurat e tyre, ti shkon dhe me therret mua vogelushe.
- Mire se do te te gjejme dhe ndonje emer tjeter mos u bej merak! ( Btw me sugjeroni ndonje nofke ne komentet poshte se s'po me vjen asnje gje ne mendje per momentin. Le te fitoje nofka me e mire per Nancyn :p )
- Miree!
- Eja tani se u beme vone.
- Erdha, erdha!
Rruga kaloi e qete. Nuk beme ndonje bisede te rendesishme. Me te arritur ne shkolle me del perpara Jassie.
- Nancy, miremengjes zemer. Me tha ajo duke me puthur ne ajer, pasi sigurisht ne te kundert do i prishej gjithe ai make up qe kishe vene ne fytyre.
- Miremengjes Jassie.
- Miremengjes Nick!! Shton ajo duke iu drejtuar Nickut gjithe qejf. Dukej si nje nga ato vajzat e perkedhelura qe nuk i heqin duart nga floket, ne ato momente por qe dhe ne realitet nuk kishte ndonje ndryshim te madh.
- Hello Jassie. Ia kthen Nicku si me pertim, ku nderkohe Jassie nuk le rast t'i shpetoje nga duart dhe e pyet direkt Nickun.
- Cfare ke oren e pare?
- Matematike me duket.
- Waw cfare koincidence! Edhe une matematike kam. Eja te shkojme bashke ne klase. Si thua mos me ler vetem. Dhe beri nje nga ato "baby face" duke varur buzet, te cilat i binin shume ne sy nga buzekuqi i kuq qe kishte perdorur. Nicku me pa njehere me dyshim por pastaj shkoi. Kisha besim te ai dhe nuk bera fjale e i lashe te iknin.
Ndersa une shkova ne laboratorin e kimise. Kishim per te bere disa eksperimente te ndryshme. Partnerja ime e laboratorit ishte nje vajze filipine, Sue. Keshtu ishte shume e zgjuar dhe me dukej e sjellshme. Sue kishte floke te erret, te zinj e te shkurter, ne fytyre ishte shume e zbehte dhe mjaft e dobet.
Megjithate gjithmone me eshte dukur e cuditshme pasi asnjehere nuk e kisha pare duke folur me ndonje ne shkolle. Per kete arsye dhe te tjeret nuk i afroheshin qe te shkembenin ndonje bisede.
Duke bere eksperimentin e pyes per dicka me shpresen se do te pergjigjej.
- Sue, a mund te m'i shpjegosh keto qe po thote profesori se seriozisht qe nuk po i kuptoj asnje fjale!
Sue me shikon e cuditur dhe e habitur qe une po i flisja. Me dhuron nje buzeqeshje dhe me ne fund pas nje viti te tere si partnere laboratori ajo foli! Haleluja!
- Po eshte shume e thjeshte Nancy. Ai po shpjegon sesi metalet veprojne me hidrogjenin apo me oksigjenin.
- Cfare?! Ti sapo me fole!!
- Po me duket se kete bera.
- Ti nuk me ke folur asnjehere gjate ketij viti!
- Ah po. Une kam dashur te te flas por me dukej sikur do te te bezdisja.
- Cfare! Edhe sikur te me flisje nuk eshte se do te te haja! Nuk ha njerez pa merak! Jam me diete!
- Hahahah. Epo une jam pak e ndrojtur.
- Aha mos e vrit mendjen fare. Edhe une keshtu kam qene por te siguroj se eshte me mire te behesh me e hapur me shoqerine.
- E di por..
Biseda jone u nderpre nga verejtjet e profesorit sepse po benim pak zhurme ne fakt. Te pakten ia arrita qellimit. E bera te flase.
Pas ores se kimise e cila mezi po kalonte nga gjithe ato reaksione, kisha fiskulture me Z.Philip. Teksa shkoja drejt palestres me vajzat e tjera Iphone u drodh ne xhepin tim. Shoh se me kishte ardhur nje mesazh nga Nicku. "Nancy, takohemi pas ores se fundit bashke ne rregull? Te dua shume!"
Po perpiqesha t'i ktheja pergjigje Nickut dhe ne te njejten kohe po ecja me syte te fiksuar ne celular. Sa po shkruaja fjalen e fundit mjaft e perqendruar, ndjej perplasjen me nje trup tere muskuj qe edhe pse kishte veshur nje kostum sportiv prape i dalloheshin ne menyre perfekte. Kjo ishte gjeja e pare qe i vura re pasi duart e mia kishin perfunduar ne kraharorin e ketij djali dhe duhet ta pranoj po ta shihje nga trupi ishte vertet hot. Ngre koken ngadale pasi ishte mjaft i gjate ose isha une shume e shkurter. Nuk e di njera nga keto te dyja ishte. Kur c'te shoh prape! Ato syte jeshile, buzet e plota e me forme. Nuk mund t'i besoja syve! Perballe meje ndodhej Z.Philip!! Shitt po prape me kete une!
Ai qe me shikonte tere habi, m'u afrua dhe duke buzeqeshur tha:
- Prape ju Znjsh.Willow!
- Me falni por nuk e kisha mendjen.
- Ndonjehere do te perfundoni me keq, keshtu sic e keni nisur duke perplasur te tjeret.
- Mos u shqetesoni per mua. Iu pergjigja.
Nderkohe duart e mia qendronin akoma ne trupin e tij. Dukej sikur ishin ngjitur atje e nuk donin te shqiteshin. Me duket se vajzat kishin te drejte ne lidhje me muskujt e tij. . Veshtrimi yne ishte i ngulur te syte e njeri tjetrit. Vihej re nje tension ose nje lloj connection midis nesh. Ishte dicka e pashpjegueshme. Pas atij momenti teksa me shikonte me ato syte jeshile, qe me dukeshin vertet se fshihnin dicka ai ben sikur kollitet per te me terhequr vemendjen.
- Khe khe!
Aty u ktheva ne normalitet une, i hoqa duart nga kraharori i tij dhe ndjeva faqet te me skuqeshin ngadale.
- Ah po, me falni jam kaq e ngathet.
- S'ka problem.. Eja, vishuni shpejt se sot kemi si teme mesimi volejboll.
- Cfare?! Volejboll? Por profesor une as sherbimin nuk di te bej!
- Vertet? Ne rregull do perpiqemi ta mesojme bashke.
- Okayy..
- Oh Znjsh.Willow .. Harruat celularin. Me thote ai. Si duket gjate perplasjes Iphone me kishte rene ne toke dhe me e bukura ishte se une nuk e kisha ndjere fare. Aty u turperova akoma me shume me te.
- Nuk e kisha vene re. Faleminderit.
- Asgje. Te lutem. Shko vishu..
I buzeqesh perseri dhe shkoj ne dhomen e zhveshjes. Zemra po me rrihte aq fort sa gati, per pak sekonda do te me buciste nga vendi. Po cfare po ndodhte me mua valle?! U skuqa e tera. Nuk me hiqej nga mendja momenti i perplasjes dhe shikimi i tij. Vajzat e vune re kete ndryshim te sjelljes time e me pyeten:
- Nancy po ti c'pate? Pse u skuqe keshtu?! Mos ke temperature?
- Jo , jo skam asgje. Mos u shqetesoni. Thjesht vrapova pak.
Ne fund te fundit c'tu thosha?! Qe une e fejuar me Nickun, per nje cast fillova seriozisht te mendoj per Z.Philip?! S'mund ta beja kete. Ishte dicka absurde. Me vete thashe: "Mblidhe veten Nancy. Asgje nuk ndodhi dhe asgje nuk ka per te ndodhur...
YOU ARE READING
All we need is love (shqip)
Teen FictionJeta e Nancy, nje adoleshente amerikane jo si moshataret e saj. E vecante, e sjellshme,e zgjuar ama shume e ndrojtur dhe e perjashtuar nga shoqeria. Por me hyrjen e nje djali shqiptar ne jeten e Nancyt cdo gje ndryshon, merr nje kthese tjeter. Cfare...