✴Kapitulli 14✴

483 54 8
                                    

Ato dite ishin mjaft te trishtuara per te gjithe ne. Varrimi u be te nesermen ku sigurisht nuk mungonin te qarat e mamase sime qe ishte plotesisht e shkaterruar dhe mezi po qendronte ne kembe. Ndersa babai nga vete karakteri i tij ishte me i permbajtur. Ne varrim erdhen njerez te ndryshem te cilet une me perpara as nuk ua kisha pare fytyren ndonjehere. Epo qenka e vertete ajo thenia qe "Njerezit te kujtojne vetem pasi ti largohesh nga kjo bote ". Pikerisht ata njerez nuk kishin ardhur te pakten nje here ne spital apo kur Paul kishte qene mire dhe tani vine ne varrim kur ai ka ikur pergjithmone... Mua kjo me dukej shkalla e fundit e idiotesise..
Varrimi u be ne oren 2. Ishte nje kohe e bukur me diell. Te gjithe ishin veshur me te zeza, te ulur nr karrige ne natyre dhe perballe qendronte varri i Paul, vellackos tim te vogel.
Perpara se ta varrosnin une kerkova te thosha disa fjale, nuk e di e ndjeja si nje detyrim shpirteror qe ta beja kete.
U cova ne kembe nga aty ku isha ulur, dola para te gjitheve ku kishte rene nje heshtje e papare dhe thashe:
- Pershendetje te gjitheve. Sic me njihni une jam motra e madhe e Paul. Ai ishte nje djale shume i zgjuar, kureshtar per cdo gje qe e rrethonte. Edhe pse kishte moshen vetem 12 vjec ai ishte miku dhe njekohesisht vellai im me i mire ku edhe pse grindeshim per cdo problem te vogel , ne e donim shume njeri tjetrin. Gjithmone kisha ate mendimin se Paul ishte nje femije me vizion. Mbaj mend qe me ka thene se kur te rritej deshironte te behej astronaut per shkak se vdiste per yjet dhe planetet. Por jeta deshi qe ta largonte vellane tim nga kjo bote duke e ndeshkuar me nje semundje dhe duke e larguar nga ne njehere e pergjithmone...U drejtova tek varri i Paul, pashe fotografine e tij te zmadhuar. Dukej aq i lumur dhe i padajshem me nje buzeqeshje rrezellitese qe i shkelqente fytyren. Me lote ne sy.perkedhela me duar siperfaqen e lemuar te varrit dhe thashe;
Paul, shpirti i motres, ti tashme je nje engjell qe ndoshta po me shikon nga parajsa dhe dua te te them per here te fundit "Te dua shum camarrok, i paharruar qofte kujtimi yt"
Pas ketyre fjaleve u ula ne vendin tim sigurisht me zemren e keputur, nuk mund te qaja me. Lotet me ishin thare.. Ne ato momente vura se prinderit gjithashtu dhe Nicku po me shikonin me nje krenari ne syte e tyre..
Pas varrimit te gjithe shkuam ne shtepi por une e dija se asgje s'do te ishte si me pare. Do te mungonte ajo gjalleria dhe ciltersia qe Paul i jepte shtepise, tashme duhet te mesohesha pa te. Gjendja ishte mjaft e renduar. Mamaja qendronte vetem ne dhomen e saj, babai ne njefare menyre nuk donte ta shprehte trishtimin e tij dhe arratisej, shkonte ne pune rralle e shihnim ne shtepi. Ndersa Nicku qendronte me se shumti me mua pasi nuk deshironte te me linte vetem.
Ishte fundi i shkurtit. Situata ne familjen time vazhdonte te ishte po njesoj, une per nje jave kisha ditelindjen.. Dukej se me largimin e Paulit cdo gje kishte ndryshuar. Nuk besoja se do te ishte kaq e veshtire te ambjentohesha. Ishte e pamundur. Mend te them se ato dite kane qene ditet me te veshtira e me te trishtuara deri tani ku asgje s'kishte kuptim dhe shtepia me dukej krejtesisht bosh..

All we need is love (shqip)Where stories live. Discover now