Pas asaj nate mahnitese ditet kalonin dhe une shijoja cdo dite e me shume dashurine me Nickun. Ishim super duper mega ultra te lumtur bashke.
Ishte e shtune data 21 janar dhe fiks per 10 dite une kisha ditelindjen. Ishte hera e pare qe mezi po e prisja pasi kete vit kisha nje arsye me shume per ta festuar ate me Nickun.
Zgjohem nga gjumi, cohem, rregullohem, behem gati hedh nje sy nga dhoma e Nickut por me kot ai s'ishte aty. Zbres poshte dhe shoh mamane e cila po qante, asnjehere nuk e kisha pare ne ate gjendje dhe babin e Nickun qe po i qendronin prane. Zbres me vrap shkallet dhe shkoj drejt tyre.
-Nick cfare ka ndodhur?? Mami pse po qan? A mund te me thote njeri se c po ndodh ?!! Isha mjaft e acaruar pasi asnjeri spo me jepte pergjigje. Nderkohe Nicku me merr anash dhe me thote:
-Zemer, dje ne darke kur ti po flije, vellait tend i kishin rene te fiket dhe prinderit e tu e kishin cuar ne spital. Nuk mendonim se do te ishte dicka serioze por mjeket i diagnostikuan atij mungese te theksuar te rruazave te kuqe te gjakut ..
-Nick! Kjo...kjo do te thote se ai ka Leucemi ?!!
-Po Nancy mjeku i tha prinderve te tu se ai do te fillonte kimioterapine. Dhe ne keto momente ai gjendet ne spital.
Bota mu shemb para syve te mi. Syte mu mbushen plot me lote. Kembet nuk po me mbanin me dhe rashe ne gjunje duke qare derisa Nicku me kapi nga krahet e me ngriti perseri.
Paul engjelli im i vogel, shpirti i shpirtit tim, personi me i shtrenjte per mua ne kete bote qe sa shume here ziheshim aq shume duheshim tashme gjendej ne spital duke luftuar me jeten.-Mami pse nuk me lajmeruat qe dje te shkonim ne spital se bashku. Psee??
-E cfare do te ndryshonte kjo Nancy?!
-Nick te lutem eja te shkojme ne spital dua me patjeter te shoh Paulin. Nuk mundem dot me.
-Dakort Nancy shkojme.
-Nick! Nancy prisni! Tha babai. Une nuk mund te vij tani pasi nuk mund ta le vetem mamane tuaj ne kete gjendje por do te vime me vone.
-Ne rregull babi.
Eci si e cmendur drejt makines me Nickun dhe shkojme me shpejtesi ne spital. Pauli ndodhej ne dhomen 106. Shkoj atje hap deren dhe cte shoh. Paulin qe ishte shtrire dhe ishte lidhur me ato aparaturat e zakonshme me te cilat merrte fryme. Nuk e permbajta dot veten dhe shpertheva ne lote perseri. Por ai nuk me shihte sepse po flinte dhe akoma me mire. Nuk doja qe Pauli ta shikonte motren e tij te madhe ne ate gjendje. U ula prane shtratit te tij dhe e perkedhela butesisht te floket e zinj me lote ne sy..
Me pas Nicku solli doktorin qe te flisnim me te.
-Gjendja e Paulit eshte mjaft serioze Znjsh.Willow. Teksa beme analizat vume re te ai nyje limfatike te fryra temperature te larte dhe shtimin e qelizave tumoriale ne trupin e te voglit Paul. Nga keto simptoma kuptohet se ai eshte semurur nga leucemia akute. Na shpjegoi doktori.
-Por ai do te jetoje apo jo doktor??
-Nese organizmi i tij do t'i pergjigjet mire kimioterapise atehere ai do te jetoje.
-Ne rregull faleminderit shume doktor. Me pas do te vijne dhe prinderit e mi per te diskutuar me ju.
-Po jane te mirepritur. Tha doktori dhe u largua.
Ashtu sic isha duke qare dhe duke shikuar Paulin vjen Nicku dhe me perqafon nga mbrapa. Tashme vetem dashuria e tij me jepte shprese.
-E degjove Nancy? Paul do te behet shume me mire mos u shqeteso.
-Ate shpresoj dhe une Nick... E vetmja gje qe dua eshte qe ai te sherohet. Eshte shume i vogel dreqi ta haje pse duhej te semurej ne kete menyre ?!!! Dhe u mbeshteta ne shpatullat e gjera te Nickut.
-E tille eshte jeta Nancy.. Por ai do te sherohet me shpejt nga c'mendon ti ke per ta pare.
-Te shpresojm Nick..
YOU ARE READING
All we need is love (shqip)
Teen FictionJeta e Nancy, nje adoleshente amerikane jo si moshataret e saj. E vecante, e sjellshme,e zgjuar ama shume e ndrojtur dhe e perjashtuar nga shoqeria. Por me hyrjen e nje djali shqiptar ne jeten e Nancyt cdo gje ndryshon, merr nje kthese tjeter. Cfare...