✴Kapitulli 15✴

476 51 3
                                    

Asgje nuk po shkonte sic duhej. Nisesha perdite ne shkolle me Nickun dhe cdo dite ishte e merzitshme e pa kuptim. Me kishte kapur nje monotoni e papare qe dukej se do te vazhdonte gjate.
Pasditen e se enjtes me vjen nje mesazh ne whatsapp. Ishte Jassie e cila dukej se e kishte mbajtur fjalen, ku me shkruante se deshironte te shkonim bashke ne qendren tregtare per shopping. Epo me mire se te qendroja ne shtepi per pjesen e mbetur te dites ishte, keshtu qe i shkruajta se do te vija patjeter. Bera nje dush, u vesha u rregullova, i thashe mamase se do te dilja dhe u nisa. Nicku ne ato momente nuk ndodhej ne shtepi pasi kishte shkuar ne biblioteke. Jassie po me priste atje brenda. E bukur e me nje trup perfekt te tonifikuar si gjithmone ku nuk mungonin ato shikimet e fishkellimat e djemve qe kalonin prane saj. Asaj duket se i rritej mendja akoma me shume nga keto dhe fillonte te bente ate "koketen"para te gjitheve.
-Nancy, zemer mire se erdhe. Dhe me takoi e me puthi ne ajer pa u takuar faqet me njera tjetren. Tipike e ketyre lloj vajzash.
-Me fal qe u vonova.
-Ska gje. Pra a je gati per shopping. Duhet te te shnderrojme ne nje vajze tjeter sot. Me tha ajo e cila dukej mjaft e entuziasmuar.
-Okay shkojme.
Fillojme te hyme neper dyqane dhe zakonisht qendrojme 1 ore te secili dyqan. Une bleva skinny jeans, nje pulover ndersa Jassie sipas shijeve te saj te veshjes bleu fustan shume te shkurter, te ngushte qe duhet te them se i nxirrte ne pah linjat dhe format e saj te trupit.
Jassie ishte nje vajze e gjate me nje fizik perfekt, me nje trup qe shumica e djemve e preferonin. Ishte bjonde jonatyrale, me sy blu qe shumica thoshin se i kishte lente, mjaft simpatike ne fytyre dhe e afrueshme, e dashur me kedo. Por aty kur te bente komplimente nga ana tjeter te ofendonte si pa gje te keq. Pavaresisht bukurise se saj ishte nje person me dy fytyra dhe shume arrogante.
Pas blerjeve qe beme u ulem ne nje bar qe ndodhej e filluam te flisnim.
- Nancy e di qe une u ndava nga Jackob? Me tha Jassie e cila ngjante sikur nuk e kishte perjetuar dhe aq keq ndarjen.
- Oh por ju duheni shume! Pse u ndate?
- Epo pas asaj qe ndodhi me Nickun, ai ndryshoi filloi te sillej keq dhe nuk donte t'ia dinte per mua.
- Nese paska qene keshtu atehere me mire qe u ndate.
- Ti je shume me fat qe ke Nickun, ai eshte kaq i mire dhe i bukur.
- E di une e dua shume ate Jassie. I thashe une qe u cudita paksa nga fjalet e saj por nuk i rashe ne sy.
Me pas filluam te flisnim per moden, djemte me hot te shkolles etj etj.. Te cilat po ua kursej sepse ishin biseda tipike vajzash ku Jassie tregoi perseri ate anen e saj te vajzes provokative. Me tregoi sesi djemte i luteshin per t'u lidhur me te, sesi ia benin te gjitha detyrat e shtepise ne kembim te nje takimi e gjera te tjera si keto.
Pas 3 oresh u ndava me Jassien dhe shkova ne shtepi. Hyra dhe shkoj ne dhomen e ndenjes ku gjej Nickun, te ulur ne divan qe po shikonte televizor, ndersa prinderit e mi kishin shkuar te hanin darke se bashku.
-Oh Nancy erdhe? Nuk te ndjeva kur hyre. Me tha Nicku i cili u cua nga divani dhe erdhi te me perqafonte.
-Po Nick. Nuk do te te besohet por une dola me Jassien.
-Waw vertet! Shume mire me behet qejfi qe ti tashme ke nje shoqe.
-Edhe mua!
Pasi i tregova se c'kisha blere, iu ula prane duke e mbeshtetur koken ne kraharorin e tij ,duke ndjere aromen e tij te pazevendesueshme i thashe:
-Nick kam kaluar shume dite te veshtira keto kohet e fundit sic ishte vdekja e Paul por gjithmone kam gjetur nje strehez te vogel ne dashurine tende. Te falenderoj shume per kete.
-Cfare po thua keshtu? Nuk ke pse me falenderon! Une gjithmone do te jem ketu per ty my cute little Nancy! Ku pasi tha keto fjale Nicku me dha nje puthje te lehte ne balle qe me beri te perkedhelesha akoma me shume ne krahet e tij.
-Nick a e ke ndjere ndonjehere ate deshiren per te vrare veten? Nicku me pa me.nje veshtrim dyshues dhe tha:
-Po sigurisht. Te gjithe njerezit e kane kete mendim honey por problemet nuk zgjidhen duke vrare veten.
-E di por a nuk mendon se ndonjehere kjo esht zgjidhja e vetme qe duhet te besh?
-Jo aspak. Do te te tregoj dicka! Me tha Nicku i cili mori fryme thelle dhe e kuptova se do te ishte dicka e rendesishme.
-Me perpara une kam krijuar varesi ndaj lendeve narkotike. Pas vdekjes se prinderve ne moshen 14 vjecare une u shkaterrova komplet si njeri. Fillova te shoqerohem me djem me te medhenj qe vete ishin drejt vdekjes. Gjithcka nisi me nje cigare te thjeshte hashashi qe ma dha nje shok ne nje rrugice te erret te lagjes ku une banoja ne Tirane e arrita deri aty sa perfundova te heroina qe e merrja me shiringa ne moshen 16 vjecare. Motra punonte dhe une ia vidhja parate e saj per te blere drogen. Mendoja se Zoti me kishte denuar duke me marre te dy prinderit dhe gjeja shprese vetem te droga qe sado per pak minuta me largonte nga ai realitet i tmerrshem qe me kishte rrethuar. Derisa sa arriti koha qe une te shkoja ne spital per mbidoze ne moshen 17 vjecare por shpetova lehte. Shikoja motren qe ne shtepi me veshtronte gjithe trishtim, me qendronte prane e qante me denese. Dhe une aty mendova te vetevritem per demin qe i kisha shkaktuar motres, personit te vetem qe me donte e qe kujdesej per mua. Por thashe"Cfare dreqin po bej me jeten time" aty fillova te kthjellohem per cuarjen dem te jetes. Fillova te shkoja ne shkolle qe deri atehere e kisha lene pergjysem, fillova te hiqja dore.perfundimisht nga droga dhe me vullnetin tim dola me rezultate te larta ne mesime derisa fitova bursen per te ardhur ketu. E pra Nancy nese une do te kisha vrare veten qe atehere asgje nga keto sdo te ndodhte
Une qe kisha mbetur e shokuar pa thene asnje fjale. Nicku djali qe une doja dikur kishte qene nje i droguar. Kjo ishte gjeja e fundit qe mund te me vinte nepermend per te.. Aty fillova ta adhuroj akoma me shume Nickun per guximin qe kishte treguar dhe fillova ta krahasoj me veten qe deri dje mendonte vetevrasjen vetem se nuk pranohej nga nje pjese e shoqerise...




All we need is love (shqip)Where stories live. Discover now