Ditet kalonin pa u ndjere, une isha mbytur ne ate vetmine dhe trishtimin tim e dukej se nuk do te dilja me qe andej. Derisa ne jeten time u shfaq dikush...
Ishte nje nga ato ditet e dhjetorit ku ketu ne Minesota po binte shume debore dhe bente ftohte. Ra zilja e deres dhe si gjithmone vellai im pertac nuk shkoi te hapte deren por beri sikur nuk e degjoi. Keshtu shkova une. Ndodheshim te gjithe ne shtepi. Hap deren dhe shoh nje djale te gjate ( djali te fotoja lart ), floksh mjaft simpatik mund te them, me sy blu si ajo ngjyra e qiellit kur zhduken rete, me buze te plota e me forme dhe me nje fizik te papare. Ishte hera e pare qe une shikoja nje djale me aq vemendje pasi te gjithe djemte i konsideroja majmune , te shemtuar e budallenj.
-Familja Willow apo jo ? M'u drejtua
-Po hyni brenda.
-Nancy kush eshte te dera? Tha mamaja
-Mami eshte ai djali qe do te jetoje me ne.
-Oh pershendetje miresevjen ne familjen tone! Tha babai.
-Pershendetje une quhem Fisnik dhe vij nga Shqiperia.
-Me behet qejfi qe erdhe. Shpresojme te mos jesh lodhur shume rruges. Po te prezantoj me familjen time. Iu pergjigj babai dhe na prezantoi te gjitheve me radhe.
-Nice to meet you all!! tha Fisniku. Dukej qe ne fytyre se ishte mjaft i emocionuar per qendrimin e tij ne Minesota.
-Na gezove shume qe erdhe! Tha mamaja. Te jesh i sigurt se ketu s'do te te mungoje asgje.
-Jam shume i sigurt! Shtoi ai e me pas m'u drejtua mua.
-Ti duhet te jesh Nancy apo jo? Do te jemi ne nje shkolle bashke , shpresoj te mos me lesh vetem qe ne diten e pare te shkolles e te rrish me shoqerine tende apo jo?! Dhe beri nje buzeqeshje te lehte duke e ngulur veshtrimin tek une.
-Jo sigurisht qe jo. I buzeqesha dhe une por ajo ndrojtesia ime bene qe faqet te me skuqeshin dhe ula koken menjehere.
Fisniku e vuri re kete dhe per te me shpetuar nga situata iu drejtua mamase sime.
-Me falni zonja Willow a mund te me tregoni dhomen time iu lutem!
-Oh po sigurisht Fisnik! Ejani.
-Ladies first- iu pergjigj ai.
-Sa kavaliere qenkeni ju shqiptaret! Tha babai dhe filloi te qeshte .
-Po eshte e vertetr zoti Willow, gjithcka ka te beje me finesen!
-Si duket do te mesojme shume me shum rreth teje kete vit apo jo Fisnik?
-Po zoteri per kete te jeni i sigurt.
Dhe buzeqeshen te dy.
Babit dukej se i pelqente Fisnikut dhe mamit po e po. Ndersa mua me terhiqte dicka tek ai, nuk e di e kisha perfytyruar ndryshe por doli me i mire.
Ai shkoi ne dhomen e tij te hapte valixhen kurse une ne dhomen time. Dhomat tona ishin ngjitur me njera tjetren vetem nje mur i ndante.
U futa ne dhomen time dhe nuk e di se cfare me shtyu qe te merrja laptopin tim apple dhe te kerkoja ne google informacione perreth Shqiperise. Ndoshta sepse doja te dija me teper rreth vendit ku ishte rritur Fisniku. Mesova se ishte nje vend i vogel nga siperfaqja por mjaft i madh nga pikepamja kuturore. Ishte gjithashtu dhe vendlindja e Nene Terezes ku thjesht me magjepste miresia e saj. Nga tere ato informacione qe lexova me pelqeu pa mase Shqiperia.
E me ne fund erdhi koha e darkes ku te gjithe ishim ulur ne tavoline. Une isha ulur afer Fisnikut i cili po me dukej akoma me i bukur ate nate. Vetem me prezencen e tij ai me kishte bere ti harroja ato ofendimet ne shkolle talljet dhe problemet e tjera. Dukej se gjithcka tashme do te merrte nje rrjedhe tjeter ...
YOU ARE READING
All we need is love (shqip)
Teen FictionJeta e Nancy, nje adoleshente amerikane jo si moshataret e saj. E vecante, e sjellshme,e zgjuar ama shume e ndrojtur dhe e perjashtuar nga shoqeria. Por me hyrjen e nje djali shqiptar ne jeten e Nancyt cdo gje ndryshon, merr nje kthese tjeter. Cfare...