Me duhet te shpjegoj nje fakt teper te rendesishem. Puna shkon ne kete menyre: orari i punes fillon ne oren 08:00. Punonjesit e thjeshte qendrojne ne kompani deri ne oren 15:00, ndersa shefi dhe asistentja personale e tij, qe ne kete rast jam une, duhet te qendrojne deri ne oren 20:00. Punonjesit qe nuk i mbarojne punet e tyre deri ne 15:00, jane te detyruar te qendrojne ore te tjera shtese. Por kjo gje rralle here ndodh.
Puna me e veshtire bie mbi mua dhe Markon. Duhet te punojme per 12 ore te lodhshme e te mundimshme pune.
Pushimi i drekes erdhi pas nje kohe te gjate pritjeje. Mora fryme thelle duke hapur krahet mire e mire per te qetesuar muskujt qe ishin pothuajse te mpire nga ndenjia e gjate ne nje vend dhe me pas u ngrita per te shkuar te Greisi.
Ajo po me priste te vendi i saj i punes e kur me pa, me buzeqeshi embel.
-Eja, ketu prane eshte nje lokal i mire.
Shkova prane saj dhe filluam te ecnim e te perziheshim me turmen e punonjesve te tjere, te cilet ishin gjithashtu duke nxituar per te shkuar tek i njejti vend.
Lokali ishte fare prane. Vetem disa hapa e ndanin nga vendi i punes. Kishte ngjyre blu te erret dhe emri i tij ishte i shkruar me shkronja te medha te bardha.
Hyme brenda dhe u ulem te karriget e vetme qe ishin bosh.
Ishte nje ambient teper i ngrohte, qe cuditerisht filloi menjehere te me dukej disi familjar.Prane erdhi kamarieri, i cili mori porosite tona dhe me pas u largua me te shpejte per te shkuar te klientet e tjere e per te marre porosite e tyre.
Pa humbur me shume kohe, Greisi filloi te fliste.
-Besoj se ajo qe ndodhi sot nuk ishte nje gje edhe aq e kendshme per t'u pare.
Beri nje pauze te vogel per te kapur ndonje reagim nga une, por vazhdoi serish kur fytyra ime qendroi njejte si pamja e nje muri.
- Fatkeqesisht, gjera te tilla kane ndodhur dhe vazhdojne te ndodhin shpesh.
Ka kaluar nje kohe e gjate nga qendrimi im ne kete kompani dhe shume here cuditem nga fakti se si nuk kam perfunduar e pushuar, ashtu si gjysma e punonjesve. Por edhe qendrimi im i gjate ne kete pune nuk ka qene ndonje gje edhe aq e mire. Pothuajse jave per jave duhet te ndeshem me punonjes qe largohen nga puna pergjithmone. Shefi i pushon menjehere nga puna ata persona qe nuk i pelqejne.
Eshte teper i ftohte dhe i eger. Nuk ka ngelur punonjes qe nuk e ka pare ate te inatosur. E humb durimin teper kollaj dhe kur e humb, duhet te pergatitesh per gjerat me te keqija te mundshme, prrandaj dhe nuk duhet ta kundershtosh kur eshte ne ate gjendje.Ndaloi per disa momente dhe piu nje gllenjke te kakaos qe kishte perpara.
Pashe drejt saj duke dashur te dija informacione te tjera qe kishin te benin me Markon, ndonese ato qe po degjoja nuk me pelqenin aspak. Por fundja ai ishte shefi im, sa me shume informacione qe te dija per te, aq me mire do te ishte.
Pas disa castesh qetesie ajo filloi te fliste perseri.
-Ajo qe beri sonte nuk ishte asgje. Me beso kur them se ka patur disa here te tjera kur ngelnin pothuajse vetem kater punonjes ne pune, nderkohe qe nje kompani e madhe duhet te kete minimumi njezet punonjes, - tha ajo duke theksuar fjalen "minimumi".
E pashe e habitur e duke mos i besuar ato qe ajo po thoshte.
-Vertet?!
Pohoi ngadale me koke duke buzeqeshur hidhur.
Nje dritherime me kaploi trupin, por nuk e kuptova se pse: prej frikes apo prej te ftohtit qe ndieja?
Mora goten ne te cilen gjendej cokollata e shkrire per t'i ndier duart e ngrohta.
Psheretiva thelle nga mendimi se mund ta humbisja punen teper lehte. Ndoshta nuk duhej t'i kisha hyre fare asaj rruge. Ndoshta do te ishte me mire ne qofte se do te vazhdoja te punoja te puna ime e vjeter. Ose ndoshta...ndoshta ishte krejt e kunderta e asaj qe une po mendoja. Ndoshta puna ne kete kompani do ia vlente, edhe pse per kete zor se kisha siguri te plote.
-Shiko, - tha Greisi duke me ndreprere nga ato mendime, - qellimi im nuk eshte te te tremb. Thjesht dua qe te jesh e pergatitur ne qofte se dicka e keqe ndodh.
Leviza koken ngadale ne shenje pohimi.
-Por jam e sigurt se ty nuk do te te ndodhe asnje gje e padeshiruar. Je shume e afte ne punen tende, - tha ajo duke buzeqeshur ne menyre inkurajuese.
Te them se nuk u ndjeva me mire pas fjaleve te saj, do te ishte vertet nje genjeshter. Ato fjale me dhane nje fale mbeshtetjeje qe me nevojitej aq shume ne ato momente.
-Duhet te nxitojme. Se shpejti duhet te nisim perseri pune, - tha ajo e pa pritur per asnje moment me teper, filloi te hante e uritur ushqimin qe iu servir para.
Orari i pushimit mbaroi shume shpejt. Cdo punonjes filloi menjehere punen e tij, bashke me ta edhe une.
Shkova te zyra ime dhe hapa deren. E cuditerisht nuk isha vetem. Aty prane, kthyer me kurriz nga une e duke kundruar pamjen qe dritarja e madhe i ofronte, qendronte shefi im duke pritur per mua.
YOU ARE READING
Asistente Personale
Romance-Sh-shef, ke-kerkoj ndjese. Nu-nuk do t-te ndodhe perseri, - tha nje punonjese me ze te dridhur e me lotet qe i rridhnin ne faqe. -Sigurisht qe nuk do te ndodhe perseri. JE E PUSHUAR! - tha Marko duke bertitur aq shume, saqe te gjithe ndaluan se ber...