Kapitulli 31

3.6K 228 159
                                    

U afrova prane tij e shqetesuar. Rrethova me njerin krah belin e tij, ndersa ai hodhi njeren dore ne qafen time. Fillova te ecja. Rruga deri te dhoma e gjumit po me dukej sikur ishte e gjate me kilometra. Ai here pas here gati sa nuk rrezohej dhe e gjithe pesha e tij binte mbi mua.

Hapa deren e dhomes se gjumit dhe me pas e leshova ate ne shtrat duke u ulur edhe vete atje per t'u mbushur me fryme.

Bera disa frymemarrje te thella.

Bera te levizja, por ne ato momente degjova ate qe po fliste percart e me ze te ulet, shume te veshtire per ta degjuar.

-Nuk...mundesh Xhes...

U afrova me prane tij, aq prane saqe arrija t'ia ndieja frymemarrjen e cila perplasej ne fytyren time.

Vendosa doren ngadale ne faqen e tij.

-Ke nevoje per ndonje gje Marko? Je mire? - thashe me ze te ulet.

Ai hapi ngadale syte e cepi i buzes iu ngrit pak,duke iu krijuar keshtu nje buzeqeshje e vogel ne fytyre.

-Xhes.. - peshperiti ai pa iu pergjigjur aspak pyetjes sime.

-Po? Deshiron ndonje gje? - e pyeta perseri me shpresen se ate here do te me pergjigjej.

Miratoi me koke. Filloi te fliste ngadale duke me lene pothuajse te shokuar.

-Mos me duaj...Nuk e meritoj dashurine tende...

Kendveshtrimi i Markos i shkruar nga ana e autores (meqe disa persona e kerkuan😜😜😜)

Ajo nuk nuk mund te ndiente asgje per te, nuk duhej...

Kishte shtrenguar grushtin fort e po perpiqej te mos bente ndonje veprim per te cilin do te pendohej me vone.

Gjaku filloi t'i vlonte kur Aleksi puthi Xhesiken. Mbylli syte e psheretiu thelle. Nxitoi te largohej nga ai vend ne te cilin nuk mund te qendronte me teper.

Eci disa metra me tutje e hipi ne makinen e tij i inatosur. I ra timonit fort si te donte t'ia nxirrte githe nervat atij.

Nisi makinen e pas disa minutash ndaloi te lokali me i afert qe gjeti.

Hyri brenda ne lokal e shkoi prane banakierit ku porositi alkoolin me emrin e cuditshem tre-gjashte. Ishte nje alkool aq i forte, sa ne qofte se perzieje tre gota te atij alkooli me tre gota te se njejtes madhesi, por te mbushura me uje, atehere do te fitoje tre gota te zakonshme alkool.

Vendosi goten ne buze e me pas e piu ate pernjeheresh duke ndier djegien ne fyt. Ishte si t'ia kishin vene flaken perbrenda trupit. Te tilla ishin edhe ndjenjat e tij qe kishte menduar se nuk do t'i ndiente kurre. I digjnin aq shume ne zemer, por nuk arrinte t'i fikte dot me uje. Ato gjenin shpetim e me pas shperthenin perseri me fuqishem.

Sa e sa here ishte perpjekur t'i largonte ato dreq ndjenjash e perseri asgje nuk nxirrte ne drite. Nuk donte t'i pranonte. S'donte qe ndjenjat ta dobesonin. S'donte qe per shkak te tyre njerezit te mund ta kontrollonin si te donin.

Ajo qe e cudiste, ishte se as vete nuk e dinte se si t'i shpjegonte ato qe vertet ndiente. Mund te thoshte vetem se i ishte grumbulluar nje lemsh i madh ne trup, i cili e nxiste te bente veprime qe as qe i kishte imagjinuar se do t'i bente ndonjehere.

I kujtohej cdo fjale e bisedes se Aleksit e Xhesikes. Kishte memorizuar cdo veprim te tyre e tashme veshtire se i dilnin prej mendjes.

Ajo nuk mund te kishte rene ne dashuri me te, dreqin!

Ishte perpjekur ta mbante larg vetes duke e fyer, duke u treguar i ftohte kundrejt saj, por ato perpjekje i kishin shkuar pa sukses.

E dinte se ajo do te lendohej prej tij, ndonese ai nuk donte te bente dicka te tille.
Prandaj dhe nuk donte qe ta dashuronte. S'donte t'i jepte shpresa te kota.

Por e dinte se po humbte, se dalengadale po i bashkohej asaj qe deri dje kishte perbuzur. E dinte se zemra e tij e ftohte me ne fund po dashuronte.

Kendveshtrimi i Xhesikes.

Ai e kishte degjuar gjithe biseden time e te Aleksit. Isha shume e sigurt per ate gje.

U ngrita e tensionuar nga shtrati i tij e fillova te beja ecejake ne dhome nderkohe qe ate e kishte zene pernjeheresh gjumi.
Nuk me largohej nga mendja fakti se ai e dinte se une ndieja dicka per te dhe ai perseri vazhdonte te tregohej indiferent ndaj cdo gjeje e per me teper me thoshte te mos e doja.

Mora fryme thelle. Ndihesha vertet keq. Te pakten do te ishte mire sikur te kuptoja se ai ndiente ndonje gje per mua, sado e paket qe te ishte, do te me mjaftonte.
Pa kuptuar, syte me ishin mbushur me lot.
Puthjet qe kishim shkembyer, nuk do te thoshin asgje per te? Nuk i kishte ndier ai ne te njejten menyre sic i kisha ndier une?

U ula ne kolltuk e deshperuar e duke u munduar qe lotet te mos arrinin te dilnin prej syve.

Mbylla syte per disa sekonda per t'u qetesuar e me pas i hapa perseri kur degjova zerin e tij. U ngrita me te shpejte e i shkova prane per te degjuar se c'po me thoshte.
Fliste aq papaster, saqe asgje nuk munda t'i kuptoja.

E dorezuar nga ato perpjekje te kota, u largova nga ai e fillova te kontrolloja ne sirtare per te gjetur ndonje ilac qe mund t'ia jepja kur te zgjohej.
I vendosa ilacet ne komodinen prane tij e pas nje debati me veten, me ne fund vendosa qe te qendroja ne shtrat me te ne menyre qe ta ndihmoja ne qofte se ai me kerkonte ndonje gje. U largova prej tij sa te mundesha e nuk do te cuditesha po te shihja veten te nesermen ne parketin e paster.

Per nje kohe qendrova duke e veshtruar, derisa fillova te ndieja gjume. Leviza pak trupin e ne ato momente ai foli perseri e ate fjale e tha qarte, por do te doja qe me mire te mos e kisha degjuar fare.

-Stela... - qe peshperima e tij me ze te ulet qe me beri te ndieja nje tjeter dhimbje, akoma me te thelle se e para...

Asistente Personale Where stories live. Discover now