Kapitulli 33

4.2K 239 178
                                    

Shkuam te dhoma e gjumit. U futa ne tualet per t'u nderruar. Nuk do te nderrohesha assesi duke qene ai i pranishem ne dhome.

Koha po kalonte e tashme kisha veshur veshjet e gjumit, por po nguroja te dilja nga dhoma dhe as vete nuk e kuptoja arsyen.

Shplava fytyren me uje te ftohte per te ardhur ne vete e me pas mora fryme thelle.

Hapa deren ngadale e me hapa te vegjel shkova ne shtrat.
U shtriva ne te pa bere zhurme e u ktheva nga ana e Markos per t'u ndeshur me syte e tij qe ishin duke me shikuar.
Faqet m'u skuqen lehte e ne ato momente falenderova erresiren qe nuk e bente aq te dukshem ate fakt.

Si per cudi, ndjeva deshiren per te qene perseri ne krahet e tij, te qendroja ne ta gjate gjithe nates e te zgjohesha ne po ate gjendje.
Leviza ngadale e iu afrova perseri prane, kete here e mirepritur edhe nga ai. Mbylla syte lehte duke degjuar rrahjet ritmike te zemres se tij, te cilat diten e fundit po ktheheshin ne muziken time te preferuar.

Buzeqesha lehte. Ne ate lloj menyre ndihesha aq mire, saqe nuk do ta nderroja me asgje tjeter ne bote.

-Eshte i cuditshem fakti se ne fillim doja thjesht te rrija larg teje, ndersa tani... - thashe me ze te ulet e pasigurt nese me kishte degjuar mire

Ai buzeqeshi pak e me afroi me prane vetes.

Me te kisha filluar te ndihesha me e lirshme ne te folur. Cdo gje kishte ndodhur pernjeheresh. Afrimi me te, koha qe doja te kaloja prane tij, cdo gje ishte e cuditshme, por e bukur.

Psheretiva duke cuar ne mendje te gjitha gjerat qe kishin ndodhur, qe nga fillimi e deri ne ato momente.
Ne fillim ai me tmerronte, me fuste friken qofte edhe me nje shikim, ishte si nje enderr e keqe, si makth per mua. Ndersa tani ishte krejt e kunderta. Ne krahet e tij gjeja qetesine qe e kisha kerkuar me kohe.

Gjumi ngadale kishte filluar te me merrte. Marko me tha dicka duke peshperitur, por as qe e degjova. Do doja ta kisha bere. Ndoshta fjalet e tij mund te permbanin ndonje gje qe kisha kohe qe doja ta degjoja.

Te nesermen.

Si cdo dite tjeter, edhe ate dite kishim pune, vecse do te largoheshim dy oret e fundit per shkak te 'ballos'.
Kishim shkuar ne kompani e po qendronim bashke ne zyre duke punuar.
As qe doja te shkoja te zyra qe kisha me pare. Isha per bukuri ne zyren e tij.
Nuk doja ta kisha larg: kjo ishte arsyeja kryesore.

Psheretiva thelle e mbylla syte per disa sekonda per te clodhur paksa veten nga gjithe ajo pune.

-Mund te pushosh ne qofte se ke nevoje, - tha ai duke mos e larguar vezhgimin nga fletet qe po lexonte.

-Jo, nuk ka problem, jam ne rregull.

Ktheu koken nga une e me veshtroi si per t'u siguruar se ne fjalet qe po thosha nuk kishte asgje te pavertete.

Per t'ia perforcuar akoma me teper ate mendim, fillova te punoja perseri, ndonese nga njera ane ai pushim aq i vogel nuk ishte plotesisht i mjaftueshem per mua.

Duke punuar ndonjehere shperqendrohesha. Isha fare prane me Markon e prania e tij s'ndikonte edhe aq mire ne disa caste. Me bente te hutohesha pa arsye.

Nuk kaloi shume kohe derisa erdhi pushimi i drekes.
Ndalova menjehere punen si te kisha vite qe isha duke pritur per ate cast.

-Si arrin te punosh pa pushuar aspak? - e pyeta ate e cuditur sikur ajo qe ai po bente ishte gjeja me e cuditshme qe mund te kisha hasur ndonjehere.

-Tashme jam mesuar. Nuk e kam problem, - m'u pergjigj pa me pare ne sy.

U ngrita nga karrigia duke kapur doren e tij.

Asistente Personale Where stories live. Discover now