Kapitulli 25

3.5K 233 115
                                    

Mora fryme thelle e u drejtova per te dhoma e Markos me hapa te ngadalte. Pas nje diskutimi te gjate me veten, vendosa te trokisja ne dere.

Ne fillim nuk degjova gje. Psheretiva e lehtesuar duke menduar se ai nuk ishte ne dhome, por sa u largova nje hap, ai hapi deren.

Ula koken menjehere e fillova te flisja:

-Mund te...

Si ta kishte kuptuar per ate qe doja te thosha, u largua pak per te me lene hapesire te hyja brenda.

U futa ne dhome e ai mbylli deren pas meje.

-Cfare ka ndodhur? - pyeti duke vazhduar te me shikonte.

-Duhet t'iu them dicka per projektin, - iu pergjigja duke levizur duart te cilat e tregonin qarte se isha nervoze.

U ul ne nje cep te krevatit duke me bere me shenje te vazhdoja.

Ne ato momente, e vetmja gje qe doja te beja ishte qe te largohesha nga ajo dhome. Nuk i dihej se si do te reagonte ai kur te degjonte lajmin.

Hoqa shikim nga ai e po perpiqesha te fokusohesha te ndonje vend tjeter.

-Aleksi me tregoi se dikush kishte kohe qe kerkonte blerjen e tokes. Disa minuta me pare me informoi se i huaji e kishte blere ate dhe se projekti do te anulohet.

Fjaline e fundit e thashe ngadale e kur mbarova po prisja me zemer te ngrire per te qe te thoshte ndonje gje.

Nuk e dija se sa kohe kishte kaluar, por ai nuk po fliste. Vetem shtrengonte duart here pas here e po mundohej te qetesohej.

-Ku ndodhet Aleksi? -pyeti duke ecur me pas drejt meje.

-U largua. Tha se kishte disa pune.

Vendosi njeren dore te floket e psheretiu thelle duke mermeritur disa fjale.

-Bashke me Stelen?

-Po.

Dukej se fakti qe Stela ishte larguar me Aleksin e qetesoi disi. Me shume mundesi edhe ai ndihej mire, se nuk do te shqetesohej per disa kohe nga ajo.

Por nuk mund te thosha se ishte qetesuar komplet. E dija se ai projekt kishte shume rendesi per te. Edhe per mua kishte,domosdo, sidomos kur mendoja se isha lodhur aq shume per ta pergatitur. Tani qe ajo toke ishte blere, cdo mundim i joni kishte shkuar kot. Cdo gje duhej te nisej nga e para. Duhej te planifikonim vendin ne te cilin do ta ndertonim projektin, duhej te benim skicimin, te kishim gati planimetrine. E gjithe puna qe kishim bere per projektin e pare ishte dëm, kohe e humbur.

-Neser duhet te largohemi. Nuk kemi as edhe nje arsye per te qendruar ketu me teper.

Miratova lehte me koke.

Pas disa minutash mendova te largohesha prej dhomes se tij. Bera disa hapa drejt deres e sapo u bera gati ta hapja ate, ai me kapi doren e me ktheu nga vetja fort saqe iu perplasa te kraharori. Aroma e kolonjes se tij me dehu.

-Nuk te thashe te largohesh, - me peshperiti ai prane veshit me ze te ulet, por jo dhe aq te qete.

Trupi m'u drodh e faqet m'u skuqen me shume se c'i kisha. Bera t'i flisja, por fjalet s'po me dilnin. Ai levizi koken e me shikoi. Perqendroi shikimin te faqet e mia te kuqe e kjo gje me vendosi ne siklet.

Beri nje hap para, ndersa une nje mbrapa, derisa ndjeva se u perplasa me deren. Ato caste i urreja. S'kisha nga te shkoja e me dukej vetja si ata minjte e zene ne cark. Ndersa po te flisja per te, dukej se ato momente i pelqente.

Ngrita koken ngadale e pashe ne syte e tij te zinj te cilet kishin hequr vemendjen nga faqet e po shikonin ne syte e mi. Ata ishin si gjithmone. Te ftohte, pa emocion.

Gjeta kohen t'ia studioja edhe njehere fytyren. Ndieja nje deshire per t'i memorizuar fort ne mendje tiparet e tij ne menyre qe ato te mos dilnin kurre prej andej.

Ai perfitoi nga ky 'hutim' i imi e m'u afrua akoma me teper saqe fryma e tij e ngrohte perplasej ne fytyren time.

Nuk e dija se cfare kishte ndermend te bente. As qe mund ta kuptoja ndonjehere. Ai bente veprime te pazakonta e me pas largohej si te ndihej i penduar per veprimet e tij.

Afroi fytyren e tij prane times e ne ato momente m'u duk sikur zemra ndaloi se funksionuari. Cfare donte te bente? Te afrohej akoma me teper e me pas te largohej perseri? Ne ate lloj menyre me bente te humbisja arsyen e te veproja sipas asaj qe thelle-thelle doja ta beja, por qe kisha frike.

Me veshtroi per disa sekonda ne sy e me pas uli shikimin per ta zhvendosur te buzet qe kishte prekur disa ore me pare.

Ndiqja kurioze cdo veprim te tijin, doja te dija se cfare do te bente ne vazhdim. Por po te ikte perseri, do te me shkaktonte vertet zhgenjim.

Nuk e dija se cfare doja qe ai te bente. Isha aq konfuze ne ato momente, saqe nuk e vendosja dot nese veprimet e tij ishin te drejta apo te gabuara.

Me leshoi ngadale doren e mendova se ai do te largohej, por nuk e beri. Vendosi doren ne belin tim ngadalde duke me shkaktuar perseri nje dridhje tjeter.

Prekja e tij me pelqente. Me bente te ndihesha ne ate lloj menyre qe askush tjeter nuk me kishte bere.

Doren tjeter e levizi pergjate krahut tim duke me shkaktuar mornica ne te gjithe trupin.

Psheretiva lehte. Po humbisja kontrollin. E ndieja. Por nuk mund te beja asgje per ta ndaluar. E urreja ta pranoja, por me pelqente.

E vendosi doren ne qafen time e per disa sekonda u fokusua te buza qe kisha kafshuar lehte.

U be gati te thoshte dicka, por ne ato momente u degjua zilja e telefonit te tij.

Tha dicka nen ze i inatosur e me pas me leshoi e u largua. Pashe drejt telefonit te tij qe kishte nderprere ate cast.

Ai u pergjigj i acaruar e filloi te fliste me personin tjeter.

Ktheva koken e hapa deren duke dale me pas jashte me te shpejte. Fryma po me mbahej e ndieja nevojen per nje pushim larg tij. Shkova ne dhome e u shtriva ne shtrat duke psheretire.

Cfare dreqin po me ndodhte?!

Asistente Personale Where stories live. Discover now