Kapitulli 28

3.8K 235 274
                                    

-Me jep lajm te mire, - tha Greisi ne lidhje me temen e Markos.

-Nuk kam lajme te mira per te te dhene.

-Cfare ndodhi?

Ne ze i dallohej qarte trishtimi. Ndonjehere me cudiste sjellja e saj.

-Erdhi ketu, u grind me Aleksin e si perfundim me dha te firmosja fletet per ikjen nga puna. Shkurtimisht, ai nuk ndjen asgje per mua.

Psheretiu e trishtuar.

-Ishte mire Aleksi? - pyeti ajo duke me pare ne sy.

-Pas grindjes me Markon, jo dhe aq mire te them te verteten. Kishte disa shenja ne fytyre.

Vendosi koken ne jastekun qe ishte aty prane e po qendronte pa levizur.

Me pas, pas disa sekondash, u ngrit duke buzeqeshur e m'u afrua prane.

-Shko te shtepia e tij. Mos ma prish, te lutem! - tha ajo duke bere si nje femije i vogel.

-Ne rame dakort Greis. E mban mend? Gjithcka do te mbaronte pas fjaleve te Markos.

-Po, por cdo gje do te mbaronte ne qofte se Marko do ta shprehte se ndiente ndonje gje per ty!

-Qenke mashtruese e keqe ti! - thashe duke qeshur.

-Nuk kam ndonje menyre tjeter pervecse te bej pak mashtrime ne loje.

Psheretiva thelle. Ne fakt, pas ikjes se Markos, as une vete nuk doja ta pranoja se ai nuk ndiente gje per mua, por as nuk doja qe ta takoja perseri ate.

-Pra? - pyeti ajo e po levizte sa andej-kendej.

Pashe drejt saj per nje kohe te gjate e me pas ngrita doren e dorezuar.

-Ne rregull, ne rregull, pranoj.

Ndaloi e me veshtroi me ate shikim qe thoshte "Vertet?!"

Erdhi prane meje ngadale.

-Pranove?! Vertet?!

Pohova me koke duke buzeqeshur.

Ajo perplasi duart e entuziasmuar.

-Ne rregull, tani me ler te mendohem. - tha ajo e filloi te bente ecejake ne dhome duke kryqezuar duart ne kraharor. - Te hyrja kryesore gjenden pese dhoma. E para eshte dhoma e ndenjjes. Le te supozojme se Marko gezohet nga vizita jote. Nga gezimi i tepert, te fut direkt ne dhomen e pare qe gjen, te shtrin ne kolltuk...

-Greisss! Mos u tall! - thashe une tashme me faqet e skuqura si prushi e u ngrita nga kolltuku.

Ajo me uli perseri duke qeshur.

-Mos me nderpre. Duhet te mendoj per te gjitha gjerat e mundshme qe mund te ndodhin. Perfundimin e supozimit te pare, e gjen vete ti.
Te shkojme te i dyti. Ai ta hap deren. Te sheh se je ti e me pas...e mbyll deren perseri...Jo...Supozim shume i keq.
Shkojme te supozimi i dyte, versioni i dyte. E sheh qe je ti, te fton te hysh brenda duke u hequr si i qete. Te con te dhoma e dyte e hyrjes tjeter. Pikerisht te dhoma e tij. Ti hyn brenda duke mos ditur asgje. Ai mbyll deren me celes, ben hapa para, ti ben hapa mbrapa. Pengohesh te shtrati e bie atje. Ai hip siper teje. Pastaj...del perseri perfundimi i supozimit te pare.
Shkojme te supozimi i trete. Te shpie te kuzhina. Ti thua fjale qe e inatosin shume ate, ai nuk duron dot e me pas sheh nje thike ne tavoline, e merr ate dhe me pas...jo...fund shume tragjik...
Pra, ja ku vjen versioni tjeter. Shkoni perseri ne kuzhine. Ti thua fjale normale, por qe ate e terheqin shume. Te merr ne krahe e te vendos te tavolina... Dreqin! Perseri i njejti perfundim si supozimi i pare! Te ka rene per pjese goxha shef Xhesika! Nejse, ka dhe nje supozim tjeter. Ketu me degjo me kujdes, - fjalet e fundit i tha serioze e nga kjo gje fitoi vemendjen time.

Asistente Personale Where stories live. Discover now