Nje jave me vone.
Ishim mbledhur ne nje dhome te katert: une, Marko, Aleksi dhe Greisi.
Askush nuk po fliste. Marko shikonte venger Aleksin, ndersa ky i fundit bente ndonje mimike fytyre si per te thene "C'dreqin ke qe i caplon syte ashtu?"Perse ishim mbledhur? Per te pajtuar Markon e Aleksin.
Gje vertet e veshtire. Marko as qe perpiqej ta degjonte Aleksin e po qendronte aty gjasme per te me bere qejfin mua.
Ndersa Greisi, Greisi kishte perfituar e kishte ardhur aty si per te me mbeshtetur mua. Qellimi i vetem: te qendronte prane Aleksit.E godita lehte Markon ne krahe e ai me veshtroi.
-Thuaj ndonje gje, - i peshperita prane veshit.
-Po te doje te flasi, le te flasi vete i pari, - m'u pergjigj ai e kryqezoi duart ne kraharor.
Ishin te dy kokeforte. As qe e dija se si do te mund t'i pajtonim.
U kollita lehte per te fituar vemendjen e atyre e te gjithe shikuan drejt meje.E cfare dreqin do te thosha njehere?!
Ndjeva faqet qe m'u skuqen e pashe Greisin e cila tundi koken duke qeshur.-Nuk do te ishte keq sikur te bisedonit njehere se bashku, - tha Greisi duke iu drejtuar atyre te dyve.
Ata veshtruan njeri-tjetrin. Aleksi shkundi koken.
-Une te flas me kete?! Kurre! Me mire flas me muret.
Marko e veshtroi me sy vrases, por nuk komentoi.
-Do te benit vertet mire sikur te flisnit, - nderhyra teksa shikoja me shprese nga ata te dy. - Mjaft kohe keni kaluar te ndare prej njeri-tjetrit. S'mendoni se ka ardhur koha te beheni nje familje?
Ata heshten, por arrita te dalloja shikimet e vrara qe iu vendosen ne sy.
-Nese asgje nuk rregullohet kete here, atehere mos bej perpjekje te tjera per te na pajtuar, - qene fjalet e Markos te thena gjasme pa ndonje interes te madh, por ajo ia njihte zemren, e dinte deshiren e tij per ta pasur vellane prane.
U ngriten nga kolltuket e u drejtuan per te dhoma ku Marko zakonisht punonte.
Dera u mbyll e ne dhome ngelem vetem une e Greisi.-Si thua, do te pajtohen? - e pyeta Greisin me ze te ulet.
Ajo shkundi supet si per te thene se as qe e dinte se cfare do te ndodhte.
Pshereriva e nervozuar.
Kohet e fundit, kur isha bashkuar perseri me Markon, Aleksi u kthye perseri ne kete vend. Nuk mund te qendroja dot pa bere ndonje gje qe mund te permiresonte marrdhenien e tyre vellazerore. E sidomos kur kujtoja se ishte Aleksi ai qe me kishte treguar te verteten per Markon e Stelen e qe me kishte bere te ndryshoja mendje e te shkoja perseri te Marko.U ngrita e po beja ecejake ne dhome, duke pritur per ndonjerin nga ta qe te dilte nga dhoma e te mund te mesoja ne qofte se kishte ndodhur ndonje gje.
Minutat kalonin e ata vazhdonin te bisedonin derikur dera u hap e Marko hyri brenda pa ndonje emocion ne fytyre, ndersa Aleksi mbrapa tij qeshte.
-Mjaft qeshe! - filloi perseri Marko t'i vinte ne dukje atij gjerat qe nuk i pelqente.
-Se thua ti e une nuk do te qesh! Aty mbahu!
Buzeqesha teksa shihja ata te dy.
-Cdo gje ne rregull? - i pyeta duke i pare.
Marko nuk me ktheu pergjigje. Ishte Aleksi ai qe miratoi me koke duke qeshur.
-Me ne fund. Po benit si vajza te veshtira,- tha Greisi e entuziasmuar e u ngrit nga kolltuku duke u afruar prane tyre.
-U merzite ti? - ia ktheu Aleksi duke hedhur krahun rreth qafes se saj e duke ia kapur faqen lehte, por pa ditur se cfare ndikimi kishin veprimet e tij te Greisi.
Faqet e saj kishin marre nje roze te lehte e po buzeqeshte porsi nje femije.
Filluan te bisedonin e here pas here qeshnin. Kishin te njejtin tip. Njeri bente shaka, tjetri i shtonte edhe ndonje gje si per bukuri.Marko u afrua prane meje duke bere qe vemendja te me shkeputej nga ata te dy e te fokusohej vetem tek ai.
Buzeqesha lehte dhe e perqafova fort duke mos dashur qe te ndahesha nga ai per asgje ne bote.Cdo gje po rregullohej dalengadale. Aleksi e Greisi po gjenin lumturine se bashku e une me Markon po perpiqeshim te krijonim perseri dashurine, me te forte se ne fillim.
Gjithcka ishte mire. Ashtu sic e deshironim. Po, cdo gje ishte perfekte. E kishim gjetur ate qe me shumti kishim kerkuar: dashurine...
Fund
YOU ARE READING
Asistente Personale
Romance-Sh-shef, ke-kerkoj ndjese. Nu-nuk do t-te ndodhe perseri, - tha nje punonjese me ze te dridhur e me lotet qe i rridhnin ne faqe. -Sigurisht qe nuk do te ndodhe perseri. JE E PUSHUAR! - tha Marko duke bertitur aq shume, saqe te gjithe ndaluan se ber...