Kapitulli 15

3.5K 245 212
                                    

Hapa syte me pertese. U ngrita ngadale e syte instiktivisht me shkuan tek ora. 9:38. M'u deshen disa caste per te kuptuar se c'kishte ndodhur e per te realizuar se sot s'ishte dite pushimi.
Dreqin! Isha me vonese!

Ne tualetin ngjitur shplava fytyren me nxitim, mora furcen e dhembeve rezerve qe e kisha ne canten e vogel (Fiksim i femijerise. E kisha bere zakon ta merrja me vete qe kur kisha shkuar nje here te halla dhe ndenja dy dite pa i lare dhembet, se me vinte zor t'i thosha gje asaj), kolinozin qe gjeta ne mbajtesen poshte pasqyres dhe u perpoqa te nxitoja sa mundesha.

Kur mbarova, u hodha nje kreher flokeve, bera me dore nga rrobat si te hiqja nja dy rrudha qe ishin krijuar dhe dola nga dhoma. Aty me doli nje grua paksa e moshuar, per te cilen mendova se mos ishte ndonje punonjese.

-Me falni qe ndoshta ju pengoj, por mund te me tregoni se ku ndodhet dalja e kesaj shtepie, ju lutem?

-Sigurisht.

Buzeqeshi lehte e pas disa minutash u gjenda jashte shtepise. Falenderova ate qe me ndihmoi e me pas hipa ne nje taski. E vetmja gje qe ngelej per t'u bere, ishte qe te shpresoja qe Marko te mos ishte i inatosur...

***

Hyra ne kompani duke gulcuar nga lodhja. Isha detyruar te kthehesha nje here ne shtepi per te ndryshuar bluzen kur kisha vene re nje njolle, pastaj pothuajse kisha vrapuar per te shkuar ne pune.

Brenda u ndesha me shikimet e cuditura te punonjesve. Pa u kushtuar shume rendesi, shkova te zyra ime per te filluar menjehere punen.
Vendosa canten ne kolltuk e u ula ne karrige duke marre fryme thelle.
Ndonese doja aq shume te clodhesha, nuk mundesha ta beja ate gje, sidomos ate dite qe isha me vonese.

Kerkova ne tavoline per dosjet, por nuk i pashe.

"Jane ne zyren e Markos," - ishte mendimi i pare qe filloi te me vertitej ne koke.

Pasi bera nje psheretime te thelle pakenaqesie, u ngrita ne kembe e u drejtova drejt zyres se tij.
Trokita ne dere e hyra brenda kur degjova ate qe thoshte se mund te hyja.

Ne tavoline kishte mbledhur gjithe dosjet e po i shfletonte duke i shkruar te dhenat kryesore ne nje fletore.

U afrova prane tij ngadale. Nuk dukej aspak i inatosur edhe pse isha me vonese.

-Me falni per vonesen.

Ngriti koken nga dosjet e me shikoi thelle.

-Nuk ka problem, - tha ngadale e qete saqe nuk mund te mos cuditesha.

-Mund t'i marr dosjet dhe te largohem?

M'i drejtoi ato dhe u bera gati t'i merrja, por dora e tij me ndaloi ta beja ate gje.

-Do te qendrosh ketu.

Pashe drejt tij e me pas drejt dores. E perseri bera te njejten gje: ate dhe doren.

Me leshoi doren ngadale e u vendos ne pozicionin qe kishte disa caste me pare.
U ula te karrigia qe gjendej prane tij e afrova dosjet per nga vetja.

Pas nje frymemarrjeje te thelle, nisa punen. Pune pafund : shifra te ngaterruara, skicime tredimensionale, ndertime shtepish e pallatesh e shume gjera te tjera qe me shkaktonin lodhje mendore kur i shikoja.

Te dhenat i shkruaja ne fletoren e Markos e ia drejtoja atij kur ai i kerkonte. Ishte shume i zoti ne ate cka bente. Ne fakt, dyshoja per dicka ne te cilen ai mund te ishte i paafte.
Kishte goxha eksperience nga arkitektura e kjo gje me bente te ndjehesha disi krenare qe punoja prane nje mashkulli qe dinte se cfare bente e jo si shumica qe punonin ne tym.

Ndonjehere pyesja ate per ndonje te dhene e cila ishte teper e ngaterruar e qe nuk e kuptoja. Ai me pergjigjej pa lodhje, dukej se ajo pune, ato shpjegime, i jepnin kenaqesi.

Disa ore kaluan pa u ndier aspak ne ate lloj menyre.

-Mund te ikesh tani. Eshte orari i pushimit, - tha Marko duke pare drejt meje.

-Ne rregull.

U ngrita nga karrigia e dola prej asaj dhome per te shkuar te lokali aty prane.

U ula te nje karrige qe gjendej atje e porosita nje kafe. E mora ate ne duar per te ndjere ngrohtesine qe me perconte e mora fryme thelle.

Papritur m'u kujtua se cfare ndodhi mbreme e sot ne mengjes. Fillova te flisja me ze te ulet me veten.

-Nuk mund te duroje edhe pak me shume ne ate makine?! E gjitha ndodhi per ate shkak. Fjete ne shtepine e tij, ne dhomen e tij dreqin! Per me teper edhe sot ne mengjes u vonove per ne pune. Bravo! Kjo te kishte...ngelur...pa bere...

Zeri ne fund po me dilte me shkeputje kur pashe Greisin, e cila po me shikonte duke bere disa gjeste qe nuk po i kuptoja. Perreth te gjithe punonjesit kishin heshtur e po veshtronin mbrapa meje.

Rrahjet e zemres gati m'u shuan. Po sikur mbrapa meje te ishte Marko? Po sikur ai te kishte degjuar cdo gje une kisha thene?
Ktheva ngadale koken e pashe ate teksa qendronte prane meje duke me pare pa ndonje ndjenje ne fytyre. Ula koken, mbylla syte e u ktheva perseri para duke u munduar te qetesoja veten.

Hodha veshtrimin nga Greisi e ajo kishte ate shprehje qe thoshte : "S'kam faj! U perpoqa te te lajmeroja."

Ndjeva disa hapa e me pas pashe Markon qe u ul ne karrigen perballe meje.

Kaluan disa minuta kur punonjesit vendosen te hiqnin vemendjen nga ne e vazhduan me punet e tyre pa bere zhurme.

Ndersa une e veshtroja pa folur.
Ai filloi te me fliste, ndoshta per projektin, por une mendjen as qe e kisha atje. E kur ai kuptoi se vemendjen time nuk e kishte, kerciti gishtat lehte e ndaloi se foluri.

E veshtrova e turperuar e ula koken per te fshehur faqet qe tashme kishin marre nje ngjyre te kuqe si gjaku.

Duke mermeritur neper dhembe se do te ishte me mire po te largohesha, u ngrita ne kembe e me te shpejte dola jashte atij lokali duke u drejtuar per ne zyren time.

U ula ne kolltukun e vogel qe ndodhej atje e mbylla syte fort.

Disa minuta kaluan ashtu derisa u ngrita e fillova te beja ecejake ne dhome.
Pushimi donte pothuajse edhe gjysme ore per te perfunduar. Te kthehesha te lokali as qe behej fjale, megjithese kisha filluar te ndihesha e uritur.

Duke mos ditur c'te beja, hapa deren per te dale te zyra kryesore e aty fatkeqesisht me zune syte Markon.
U afrua drejt meje ngadale.

-Harrove kafen, - tha ai duke ma dhene ate e me pas shkoi te zyra e tij duke mbyllur deren pas vetes.

Asistente Personale Where stories live. Discover now