Kapitulli 13

3.5K 243 190
                                    

Hapa deren e zyres e hyra brenda e inatosur. Rruges per ketu filloi nje shi i rrembyer e fatkeqesisht nuk kisha marre as cader me vete.

Vendosa canten ne tavoline dhe fillova te rregulloja floket qe tashme ishin prishur plotesisht. Kur mbarova, u ula te karrigia dhe si cdo here tjeter fillova te lexoja dosjet.

Nuk vonoi shume kur i mbarova te gjitha. Ne ate moment telefoni i punes filloi te degjohej. E hapa menjehere duke e ditur se ishte Marko ai i cili po telefononte.

-Po zoteri?

-Eja te zyra ime. Duhet te besh nje skicim.

-Sigurisht.

Ai mbylli telefonaten, ndersa une u ngrita nga karrigia ne te cilen isha ulur e shkova te Marko.
Pasi trokita, hyra brenda dhe i qendrova perballe.
Me tregoi te dhenat, me dha laptopin e me beri me shenje te ulesha.

Fillova te punoja nderkohe qe ai merrej me disa projekte te tjera.
Dukej se ishte shume i ngarkuar me pune. Mund te thosha me plot goje se ai lodhej dhjetefish me shume se une. Eshte i cuditshem fakti se ai nuk ankohet kurre per punen qe ben, megjithese ai ka punen me te veshtire.

Kaloi rreth nje ore kur me ne fund arrita ta perfundoja skicimin.
U ngrita e u afrova prane Markos. Ai u shkeput nga puna qe po bente e shikoi per nje kohe te gjate punen qe une kisha bere.

Psheretiu thelle.

-Pergjithesisht mire, por ke harruar te shtosh disa detaje te vogla.

Shtoi disa vija te holla te ndertesa, disa shifra prane tyre, beri disa harqe dhe objekte te tjera dhe e vendosi te nje cep i tavolines kur perfundoi.

-Mund te largohem nese nuk ka ndonje gje tjeter qe mund te bej per ju?

Pohoi me koke e kaq me mjaftoi qe te dilja nga zyra e tij e te shkoja te zyra ime.

Gjate pushimit te drekes bisedova gjate me Greisin per punen qe benim.

Ajo u largua se bashku me punonjesit e tjere me vone, ndersa une fillova te ecja per te dhoma ku punoja.

Aty u shfaq Marko dhe ndalova menjehere se ecuri.

-Do te gjendem te shtepia jote ne oren 20:30 per te te marre e me pas do te shkojme ne restorantin ku do te behet takimi.

-Ne rregull zoteri.

Ai shkoi ne zyren e tij, ndersa une te e imja.

Ora cuditerisht shenoi shume shpejt 20:00.

Shkova ne shtepi e fillova te behesha gati per takimin qe kishim.
Dola jashte ne oren qe Marko do te vinte dhe pashe se makina e tij ndodhej aty prane. Eca per atje e hyra brenda.

Ai nisi makinen e u drejtua per te vendi i takimit.

Gjate rruges as qe folem. Une isha teper nervoze per ta bere ate gje, ndersa Marko sic dukej ishte teper i zene duke menduar.

Ndaloi makinen prane nje restoranti teper luksoz e dolem jashte.

U afrova tek ai e hyme brenda.
Ne nje tavoline me zuri syri jo vetem Aleksin, por fatkeqesisht edhe Stelen.

Marko mori fryme thelle i inatosur e megjithate nuk beri zë. Shkuam afer tyre dhe u ulem ne kolltuket qe ndodheshin atje.

-Pershendetje Xhesika, - tha Aleksi duke buzeqeshur.

Leviza koken lehte ne shenje pershendetje, pastaj qesha lehte.

Syte me shkuan te Stela, e cila po shikonte mendueshem drejt Markos. Hoqa vemendjen nga ajo, se nuk do me pelqente sikur te me kapte duke e pare.

-Le te flasim per projektin atehere.

Pashe drejt Aleksit i cili nisi biseden. Filloi te me bente pyetje te njepasnjeshme, te cilat me lane te kuptoja se ishte vertet i interesuar per te ditur me teper, dicka qe Marko deri tani nuk e kishte bere, edhe pse e kishim pasur mundesine dhjetera here.

-Dhe kur do ta kryejme kete projekt?

-Pas tre muajsh, - tha aty per aty Marko.

Aleksi veshtroi ftohte drejt tij.

-Eshte shume vone deri atehere. Do te ishte me mire te kryhej javen tjeter. Per me teper, javen e ardhshme nuk do te jem shume i ngarkuar me pune.

Veshtrova drejt Markos duke pritur per te qe te thoshte ndonje fjale. Ai vetem sa levizi koken lehte ne forme pohimi.

-Do te kryhet ne Londer, apo jo? - pyeti Stela per te cilen deri ne ato momente po mendoja se as qe e kishte mendjen te tema jone, nderkohe qe ajo ishte treguar vigjilente.

-Po.

-Ne rregull, do vij dhe une bashke me ju.

Marko psheretiu i inatosur e kete gje nuk e humbi askush ne ate tavoline.
Stela buzeqeshi e vetekenaqur.

Gjerat do te shkonin me keq se c'e kisha imagjinuar.

Asistente Personale Where stories live. Discover now