Kapitulli 6

3.4K 241 208
                                    

Aroma e tij me beri te kuptoja se ai person ishte Marko. Beri te ngrihej me te shpejte, por fatkeqesisht u rrezua perseri e u perplas akoma me fort me mua.

Frika se ndoshta ai do te acarohej nga ky veprim me beri te dridhesha. Ndjeva frymemarrjen e tij te nxehte ne qafen time e ate qe mori fryme thelle i acaruar. Levizi ngadale e u ngrit duke me kapur mua per beli ne menyre qe te ngrihesha.

-Cfare ndodhi? - tha ai ftohte e duke nxjerre telefonin per te bere drite.

-Dritat u fiken menjehere pasi mbarova projektin, nuk e di pse, - u pergjigja me te shpejte.

Levizi koken lehte dhe telefonoi personat qe merreshin me ate pune, para se te ecte per ne zyren e tij duke me lene mua mbrapa.

Frika e te ndenjurit vetem ne erresire nuk me la te qendroja pa folur.

-Zoteri!

Ktheu koken nga une e ngriti njeren vetull ne forme pyetjeje.

Por ajo qe nuk mendova mire ne fillim, ishte se cfare t'i thosha.

Ndjeva faqet qe m'u skuqen e ula koken duke luajtur me gishtat e duarve nga nervozia.

-Mund te...emmm...te vij te...zyra juaj ne qofte se nuk...eshte problem per ju? - thashe me nderprerje duke mbajtur akoma koken ulur.

Per disa caste nuk me ktheu pergjigje.
Ngrita koken ngadale dhe e shikova.

-Mund te vish, - m'u pergjigj thjesht dhe filloi perseri te ecte.

E ndoqa me hapa te shpejte nga mbrapa. Mbylla deren pas vetes dhe u ula ne kolltuk.

Koken nuk guxoja ta ngrija. S'doja te ndeshesha me syte e tij, te cilet me perconin drithma ne trup. Fillova te luaja me cepin e fundit qe kisha veshur dhe mund te them se ishte nje shperqendrim tejet i mire.

Disa minuta me vone, kur e kuptova se nuk mund ta mbaja pergjithmone koken ulur, leviza ngadale dhe hodha syte drejt tij.

E kuptova se ishte fokusuar te projekti qe kisha bere kur e pashe te levizte ngadale mausin per te zmadhuar nje nga nje pamjet. Te thosha se dukej i kenaqur ose jo, nuk e thosha dot, se fytyra e tij zor se shprehte ndonje emocion.
Kur mbaroi, filloi te lexonte disa dokumente te tjera.

Koha kalonte e s'e kisha kuptuar se gjate gjithe asaj kohe isha duke veshtruar kurioze cdo veprim qe Marko bente, deri kur ai ngriti koken e me hodhi nje shikim.

-Ka ndonje problem? - pyeti ai si per te thene 'Pse me shikon?' e dukej qarte se ajo qe po beja nuk ishte dicka e pelqyeshme per te.

Ula koken poshte per te mos pare ne syte e tij e nervoze sic isha, i ktheva pergjigje me nje peshperime.

-Jo zoteri.

S'e kisha menduar asnjehere se te qenit prane tij do te me vinte ne situata vertet te sikletshme.

Ai ka qene idhulli im per nje kohe teper te gjate, pa e njohur, vetem duke pare lajmet qe flisnin per te, dhe nuk e prisja asnjehere qe kur ta takoja te ndodhnin te tilla gjera.

Pashe drejt ores duke shpresuar se ndoshta shume shpejt orari i punes do te mbaronte, por si per dreq ora sapo kishte arritur gjashte. Edhe dy ore te tjera me duhej te qendroja aty.

-Xhesika, - tha Marko duke bere keshtu qe te ngrija menjehere koken per ta pare ate.

-Po? - pyeta me ndrojtje.

-Eja pak ketu.

U afrova prane tij pa diskutuar aspak dhe pashe ate te kontrollonte disa flete.

-Per neser duhet te organizosh nje takim me kompanine 'Allies & Morrison'. Pergatitu mire.

Me zgjati disa dokumente qe kishin te benin me takimin. Benin fjale per ndertimin e disa pallateve.

U ula ne kolltuk ne menyre qe t'i shqyrtoja me mire. Nderkohe qe lexoja, nuk e kisha vene re fare se dritat kishin kohe qe kishin ardhur. Vazhdoja te lexoja e pashqetesuar dhe e patrazuar nga prania e Markos.

Kur kuptova se drita qe po vinte nuk ishte ajo e dobeta e telefonit, mbylla dosjen ne te cilen gjendeshin dokumentet dhe ngrita koken duke pare e cuditur.

U ngrita me te shpejte, ndoshta me faqet e kuqe si prushi.

-Mund te ik te zyra ime tani zoteri?

Pohoi ngadale me koke dhe pa pritur per asgje tjeter, hapa deren dhe shkova te zyra ime.

Fillova te pergatitesha per takimin e neserm. Isha mese e emocionuar, se ishte hera ime e pare qe merrja pjese ne takim te tille.

Ne nje flete shkrova cdo gje qe do te thosha. E kisha me te lehte per t'i fiksuar fjalet ne ate menyre.

Kontrollova edhe per kompanine 'Allies & Morrison'. Me duhej te dija edhe disa informacione per te. Dihej se do te ishte nje kompani me fitime teper te larta. Por ajo qe me cuditi, ishte se kompania jone, 'Devereux Architects', ishte kompani kundershtare me 'Allies & Morrison'.

Dukej se kjo nuk do te ishte dicka e mire, do te na hapte shume probleme.

Asistente Personale Donde viven las historias. Descúbrelo ahora