Kapitulli 9

3.4K 242 174
                                    

Diskutuam gjate per projektin. Me sakte, une beja pyetje rreth tij, ndersa Marko zakonisht pergjigjej me nje 'po' ose 'jo'. Kur nuk i pelqenin pyetjet qe beja, me shikonte me mosperfillje e nuk me pergjigjej, gje qe tregonte se duhej me patjeter te ndryshoja teme ne qofte se nuk doja qe ta acaroja ate.

Projekti do te behej rreth tre muaj me vone, vetem po te ishte edhe kompania tjeter ne rregull me kete fakt.

Per mua nuk kishte problem. Madje ishte ne favorin tim: sa me shume kohe te kisha, aq me shume mund te studioja mbi projektin e mund t'i shtoja ndonje gje tjeter, sigurisht, ne qofte se kjo gje lejohej.

Ne ditet qe do te pasonin, duhet qe te takoheshim me shpesh me Aleksin dhe asistentin e tij. Duhej te bisedonim rreth qendres se bamiresise.

Orari i punes mbaroi e dolem jashte.

Ai iku me makinen e tij te shtrenjte, per te cilen jam e sigurt se kishte harxhuar nje mori parash.

Fillova te ecja ne rruget e ftohta te atij vendi. Mbeshtolla pallton akoma me prane vetes per t'u ngrohur.

S'vonoi shume kur u gjenda para shtepise. Rrotullova celesin te brava e deres e me pas hyra brenda duke vendosur mbi kolltukun qe ndodhej te dhoma e ndenjes pallton dhe canten e punes.

Pasi u nderrova ne disa veshje sportive teper te rehatshme, pergatita makarona me pane e fillova te haja.

Duke ngrene, degjova zilen e telefonit. U ngrita dhe e hapa ate.

-Pershendetje Xhesika.

Me dukej se e kisha degjuar ate ze, por nuk mund ta percaktoja tamam se kush ishte.

-Pershendetje.

-Jam Aleksi. Ai djali i meparshem qe ishte pak si i shushatur. Me mban mend? - tha ai me nje ton gazmor e dukej se ishte ne humor te mire, e kunderta e Markos.

Qesha lehte.

-Sigurisht qe ju mbaj mend.

-Bukur. Do doja te te takoja qe te bisedonim per projektin. Neser ne qofte se eshte e mundur.

-Sigurisht, por do me duhet te lajmeroj edhe shefin.

-Jo, - tha ai duke e humbur disi ate tonin e ngrohte. - Nuk ka nevoje qe ai te jete me ne.

-Por nuk mund te takohemi gjate orarit te punes, nuk mund te largohem pa i marre leje atij.

-Nuk ka problem. Takohemi pasi te kesh mbaruar pune. Eshte ne rregull per ne oren 21:00?

-Po, jam e lire ne ate ore.

-Ne rregull. Mirupafshim Xhesika.

-Mirupafshim.

E mbylla telefonaten. Nuk vonoi shume kur shkova te dhoma e gjumit per te fjetur. Aq e lodhur isha, sa gjumi me pushtoi menjehere kur vendosa koken ne jastek.

Te nesermen

-Dua te flasim pak. Ke kohe? - i thashe Greisit teksa po ecja per te zyra ime me ate prane meje.

-Sigurisht.

U ul te kolltuku qe ndodhej ne zyre dhe me shikoi kurioze.

-Sot me duhet te takohem me Aleksin per te folur rreth projektit.

Ne fytyre nuk vendosi ndonje pamje tjeter, qendroi serish neutrale.

-Por Marko do inatoset nese largohesh gjate orarit te punes, per me teper po te takohesh me Aleksin.

-Do takohemi pasi une te mbaroj pune.

Psheretiu lehte, nuk e kuptova pse.

-Ne rregull, kjo eshte gje e mire. Shpresoj qe projekti t'iu shkoje mbare.

-Ashtu shpresoj edhe une, - thashe teksa buzeqeshja nervoze.

Ajo u largua, duke qene se duhej te merrej me punet e saj, ndersa une fillova te kontrolloja dosjet: puna ime e perditshme.

Gjate dites pothuajse nuk fola fare me Markon, pervec faktit se i dergoja te dhena ne email.
Domethene cdo gje shkoi mire.

Ora shkoi tete dhe fillova te behesha gati. Mora canten me vete e dola.

Ajo qe nuk prisja, ishte qe Aleksi te ishte jashte duke pritur per mua. Sa me pa, nxitoi te fliste:

-Kerkoj ndjese qe nuk te njoftova Xhesika, por takimin nuk e bejme dot ne oren nente, me doli papritur nje pune teper e rendesishme. Mund te ikim tani ne qofte se nuk e ke problem? - tha ai duke pritur per nje pergjigje pozitive.

U bera gati te flisja, por fatkeqesisht ne ate moment u shfaq Marko. Ndaloi duke pare drejt meje e Aleksit.

-Shkojme? - pyeti Aleksi duke e shperfillur te vellane.

Pashe nje here njerin e nje here tjetrin. Nuk dija c'te beja. Ne qofte se shkoja tek Aleksi, kushedi se cfare gjeme do te shkaktonte Marko.

U pertypa e zene ne "gracke".

-Ajo nuk do te vije askund me ty, - nderhyri aty per aty Marko e dukej qarte se po shtrengonte nofullen nga inati.

-Pyeta Xhesiken, - vazhdoi Aleksi pa denjuar ta shihte.

-Mos luaj me durimin tim. Ajo nuk do vije me ty.

Kapi krahun tim e me terhoqi drejt vetes per te mos me lejuar te beja dicka qe ai nuk e miratonte.

Aleksi me hodhi nje shikim te shpejte e ne qofte se nuk do te isha une ne ate mes, me shume siguri biseda nuk do te ishte nderprere aty e ata te dy do te kishin perfunduar ne nje zenke.

-Takohemi nje dite tjeter, ne rregull?

Me teper se per te mos hyre ne zenke, ato fjale i tha per te mos me hapur probleme mua. Ai e dinte shume mire karakterin e Markos e sesi ai i pushonte punonjesit si te mos i interesonte fare.

Pohova lehte me koke e ai u largua cuditerisht qete. Kur makina me ne fund nuk dukej, Marko me leshoi krahun e me shikoi me nje ftohtesi llahtari.

E durova shikimin e tij, edhe pse po me ngrinte te gjithen.

-Do te diskutojme neser, - tha ai eger e u largua pa thene asnje fjale me teper.

Psheretiva thelle. E si do te flisja me te kur une isha e frikesuar edhe qofte kur e shihja?

Asistente Personale Where stories live. Discover now