Kapitulli 14

3.4K 244 160
                                    

Takimi vazhdonte. Here pas here Aleksi me pyeste per tema te ndryshme, ndersa Marko dhe Stela nuk flisnin.
Disa minuta me vone u degjua zilja e telefonit te Aleksit. Ai e mori, shikoi emrin e personit qe po e telefononte dhe u dyzua pak para se ta hapte.

-Po baba?

Ndjeva Markon qe levizi pak i tensionuar.

-Jam ne nje takim. Nuk mund te vij ne keto momente... Po... Stela eshte ketu...Dy persona te nje kompanie tjeter.... Nuk eshte nevoja t'i dish.... Po e mbyll tani. Mirupafshim.

Mbylli telefonin, e vendosi silent dhe e futi ne xhepin e xhupit.

-Pse nuk i the se kishe Markon ketu? Ndoshta do te gezohej po t'ia degjonte zerin, - tha Stela duke bere nje qeshje ironike.

Marko ktheu koken per ta pare e ne qofte se shikimi do te vriste, Stela do te ishte definitivisht e vdekur.

-Pse nuk e mbyll gojen Stela? S'besoj se do jesh shume e lumtur nese ata kuptojne se nusja e tyre e preferuar deshiron t'i futet ne shtrat djalit tjeter qe ata kane, - i cuditi Marko te gjithe me fjalet qe tha.

Po perpiqesha te mbaja te qeshuren kur u ndesha me fytyren e Steles. Aleksi kishte vendosur nje buzeqeshje ne fytyre qe po perpiqej ta fshihte sa mundej, por mjerisht asgje nuk funksionoi.

Ajo qendroi disa sekonda ne ate gjendje e me pas, cuditerisht, vendosi nje buzeqeshje djallezore ne fytyre.

-Djalit tjeter? Nuk mbaj mend qe ata te kene nje te tille.

Buzeqeshja sikur me ngriu ne ato momente e ktheva koken ngadale drejt Markos per te pare reagimin e tij.
Kishte shtrenguar nofullat fort, por nuk e kuptova arsyen e vertete: nga inati apo nga dhimbja kur kuptonte se fjalet e saj ishin te verteta?

Aty nderhyri Aleksi, i cili dukej qarte se fjalet e saj s'i kishte pelqyer.

-Mos fol per ato qe nuk te takojne.

Por ajo s'kishte ndermend te qendronte heshtur.

-Mos me thuaj se vellezerit qe e konsideronin njeri-tjetrin te vdekur jane duke u pajtuar?

Me duket se fjalet e Greisit ishin duke u bere te verteta.

Te dy tashme kishin kthyer koken drejt saj e po e veshtronin me nje shikim vdekjeprures, por i pari qe foli ishte Marko.

-Guxo edhe nje here tjeter te permendesh ate gje, dhe ta kesh te sigurt se do te jete hera e fundit qe merr fryme.

Kapi doren time e pa pershendetur asnjerin nga ata te dy filloi te ecte per te makina.

Shikova drejt tij krejt e coroditur.
Me hapi deren e makines qe te futesha brenda e me pas shkoi nga ana tjeter per te hyre vete.
Hoqi xhaketen qe kishte veshur, liroi disa kopsa te kemishes se bardhe dhe nisi makinen pa folur.

Frymemarrja m'u shpeshtua e filloi te me dukej sikur ajri aty brenda nuk ishte i mjaftueshem.
Te gjendesh ne nje makine me nje Marko te inatosur eshte me keq sec mund ta imagjinoni.

Mendte filluan te me merreshin kur shikoja nga xhami i makines se sa shpejt gjerat largoheshin.
Zemra me dukej sikur nga casti ne cast do me dilte jashte kraharorit. Per nje moment mbylla syte fort per t'u qetesuar, por kjo gje ishte e kote.
Me kishte rastisur shpesh here te behesha keq gjate nje udhetimi, e sidomos kur automjeti ecte shpejt. Ndieja nevojen per te marre ajer te paster. Brenda asaj makine me teper nuk mund te duroja.

-Mund...te ndaloni...ju lutem?

Por ai nuk me ktheu pergjigje.

Afrova doren ngadale drejt dores se Markos e ndjeva nxehtesine e tij te me perconte nje dritherime ne trup.
Vura re ate qe ktheu koken menjehere nga une, por me teper nuk mund te dalloja. Gjithcka filloi te me rrotullohej e i ndieja qepallat te renda. Kaq mjaftoi qe te bija ne nje gjendje te fiketi.

***

Hapa syte ngadale e pashe perreth. Isha e sigurt se dhoma ne te cilen po qendroja nuk ishte dhoma ime.

Hodha syte drejt ores. 23:13. U ngrita menjehere nga shtrati i rehatshem e u drejtova drejt deres. Sa u bera gati ta hapja, brenda hyri Marko. Bera nje hap mbrapa e sikletosur.

-Si ndihesh? - pyeti ai ftohte.

-Pak e lodhur.

Me shikoi per nje kohe te gjate si per te me analizuar e me pas levizi koken lehte.

-Do qendrosh ketu sonte, dua te sigurohem se do jesh mire.

Pashe drejt tij e cuditur. Doja te flisja, por si per dreq fjalet nuk po me dilnin.

Qendroi disa sekonda duke me veshtruar e kur asnje fjale nuk doli prej meje, u largua duke mbyllur deren pas vetes.

Leviza pak e psheretiva thelle.

Ktheva koken e pashe edhe nje here dhomen. Isha me teper se e sigurt se isha ne dhomen e Markos. U shtriva serish ne shtrat ngadale e mbylla syte fort per te fjetur perseri. Gjume nuk kisha e cuditerisht te vetmet gjera qe me vertiteshin ne mendje ishin momentet e takimit e reagimet e Markos. Dukej se po fiksohesha me shume sec duhej pas disa gjerave. Ndoshta edhe pas dikujt.

Asistente Personale Where stories live. Discover now