Kapitulli 20

3.6K 229 92
                                    

Mbylla deren e dhomes ngadale dhe u ula ne shtrat. Marko sapo ishte larguar. Per here te pare e pashe anen tjeter te tij, ate ane per te cilen as qe mendoja se ekzistonte. Fundja nuk kisha vene re ndonje gje qe vertetonte per ekzistencen e saj.

Por megjithese ai me kishte qetesuar, kjo nuk do te thoshte se fjalet e Steles i kisha harruar. Perkundrazi, ato me kujtoheshin ne cdo moment e kjo gje s'me pelqente.

Me dhimbte kur mendoja se ajo kishte te drejte. E dija se shume gjera kishin ndryshuar nga punesimi im ne ate kompani. Por me dhimbte akoma me shume fakti se punonjesit e kompanise mendonin se kishte dicka mes meje e Markos. Nuk u kisha dhene asnje arsye per te menduar ashtu. E per me teper, edhe Marko nuk kishte bere ndonje gjest qe tregonte se ndiente ndonje gje kundrejt meje.

Mora fryme thelle e deshperuar e u shtriva ngadale ne shtrat duke u perpjekur te flija. Por ishte e kote. Ndonese isha teper e lodhur, perseri nuk kisha gjume.

Kaloi kohe e gjate duke ndenjur ne shtrat derisa erdhen oret e vona te nates.

Erresira qe kishte dhoma me trembte. Mbaja mend se shume here gjate nates me krijoheshin halucinacione qe me benin te me hynte frika ne palce e si perfundim te therrisja.

Doja te ndizja driten, por kembet nuk me bindeshin. Nga lodhja as qe me behej te ecja.

Me dukej se ate nate nuk do te vija gjume ne sy. E ashtu rezultoi. Zgjuar isha kur filloi te agonte.

Qielli ishte i vrenjtur e moti s'premtonte aspak. Dukej se se shpejti do te filonte shi.

U ngrita ngadale e u afrova prane dritares per ta hapur ate. Nje ere e ftohte akull me beri te dridhesha. U largova pak, por pa mbyllur dritaren. I ftohti me beri me keq. Me solli disa teshtima te forta e nje dhimbje koke per te cilen kisha menduar se kishte kaluar.

U afrova prane valixhes dhe e hapa ate duke dashur qe te merrja ndonje ilac kunder ftohjes, por fatkeqesisht kisha harruar te merrja te tilla me vete.

Psheretiva e nervozuar. Nuk kisha c'te beja. Mbylla dritaren e pasi pashe se ishte akoma shpejt per te nisur pune, u shtriva ne shtrat duke u mbuluar mire e mire qe te mos ndieja te ftohte, ndonese dhoma ishte e pajisuar me ngrohje.

Here pas here hidhja syte nga ora e erdhi nje moment kur i ndjeva qepallat e renda. Ne ato momente fillova te ndieja nevojen per gjume. E dija se nuk kisha as dy ore te plota per te fjetur, por syte m'u mbyllen automatikisht.

***

Nuk kishte kaluar shume kohe qe kur alarmi me kishte prishur gjumin. Qendroja akoma ne dhome. Isha e sigurt se ata nuk kishin nisur pune akoma. Ndoshta ne ato momente ishin mbledhur te tre per te ngrene mengjes.

Beja ecejake ne dhome duke pritur qe ora te shenonte fillimin e punes e une te shkoja te dhoma e Markos per projektin.

Ne ate moment u degjuan disa te trokitura ne dere. E hapa ate dhe brenda hyri Aleksi duke me buzeqeshur.

-Miremengjes, - tha ai pasi u ul ne kolltuk e vendosi nje pjate me ushqime ne tavoline.

-Besoj se je e uritur. Dje nuk hengre asgje.

Nga permendja e dites se djeshme, me iku edhe ajo pak uri qe ndieja.

-Nuk kam uri. Ju gjithsesi faleminderit.

Me shikoi serioz e u ngrit nga kolltuku ku ishte ulur. Me kapi nga krahu e me uli ngadale ne kolltuk duke me drejtuar pjaten perpara.

-Ne qofte se nuk ushqehesh, do te semuresh.

Psheretiva thelle dhe pashe drejt pjates. Ndonese nuk doja, fillova te haja. Ai buzeqeshi i kenaqur para se te ulej ne kolltukun perballe meje.

-Kerkoj falje per dje, - tha pas disa minutash.

Ngrita koken dhe e pashe pa shprehje.

-Per cfare?

-Nuk duhej ta kisha lejuar Stelen te vinte me ne.

Shtyva pjaten perpara, e bindur se nese haja me teper do villja.

-Nuk ishte aspak faji juaj.

Me shikoi serioz per nje kohe te gjate.

-Me beso kur them se ajo eshte fiksuar keq me Markon. Nuk lejon t'i humbase asnje mundesi per te qene prane tij.

Ne zerin e tij dallova acarim. Dukej se nuk i pelqente fakti se Stela donte te krijonte marredhenie me Markon.

-Eshte duke e tepruar me veprimet e saj kohet e fundit. Mallkoj diten qe u takova me te.

Disa minuta me vone, kur kuptoi se Stela nuk ndikonte edhe aq mire mbi mua, nderroi teme.

-Gjithsesi, mendoj se duhet te flasesh me Markon per projektin.

U ngrit nga kolltuku e me beri me shenje drejt pjates si per te me thene se duhej ta mbaroja sa me shpejt te mundesha, pastaj u largua, ndersa une u perpoqa te haja edhe ushqimin qe kishte ngelur ne pjate.

Kur mbarova, dola nga dhoma e u drejtova per te Marko. Trokita ne dere e hyra brenda kur degjova ate qe me tha te hyja.

Ai ishte ulur te nje karrige dhe po kontrollonte disa dokumente. Nuk e kuptoja se ku e gjente energjine per te bere te njejten gje cdo dite.

Bera disa hapa te vegjel drejt tij dhe fillova te flisja:

-Mund t'ju pyes per dicka nese nuk jam duke ju bezdisur?

Me beri me shenje te vazhdoja pa shkeputur shikimin nga fletet qe kishte vendosur ne tavoline.

-Dua te di se kur do fillojme pune ne menyre qe te bej gati te dhenat.

Shikoi drejt ores.

-Ne oren dhjete, pas nje ore.

- Ne rregull atehere. Dhe...Do te vije Stela me ne? - pyeta edhe pse s'doja.

Ai ngriti koken per te me veshtruar ne sy.

-Jo.

Pergjigjia e tij me beri te merrja fryme lirshem.

Ai vazhdoi te me shikonte e nga kjo gje faqet m'u skuqen lehte. Ishte shume here me mire kur ai punonte sesa kur me veshtronte ne ate lloj menyre. Ne ato momente ndjeva pendese qe hyra ne dhomen e tij. Do te kishte qene me mire sikur te kisha qendruar ne dhomen time.

-Ku ndodhet familja jote? - qe pyetja e tij e befasishme.

Me shume siguri kjo gje i kishte ngelur ne mendje nga fjalet qe permendi Stela diten e kaluar.

-Nderruan jete pese vite me pare.

Cdo here kur permendeshin ata, ndieja nje lemsh te madh ne gryke qe me bllokonte te folurin.

Ai nuk tha gje. Nuk e dija se cfare kishte menduar ne ato momente. Edhe sikur ta shihja ne sy, nuk do te kuptoja asgje. Kjo gje me lodhte. Me lodhte fakti se sado qe mundohesha ta kuptoja, nuk arrija asgje.

Thellova shikimin brenda ne syte e tij. Ishin te ftohte. Shume me ndryshe nga mbremja e kaluar. Sic dukej ishte kthyer ne Markon e meparshem, ndonese nga njera ane mendoja se ai ashtu kishte qene gjithmone. Me shume siguri, veprimet qe beri nje dite me pare ishin thjesht nga keqardhja qe ndiente per mua.

U ngrita ngadale dhe dola jashte dhomes pa i lene atij mundesi te fliste. Aty u perplasa me Stelen. Shikoi drejt meje e kur pa se isha e merzitur, qeshi e kenaqur. U largova me te shpejte nga ajo.

Kur hyra ne dhomen time dhe mbylla deren pas vetes, rreshqita ngadale ne parketin qe shkelqente. Edhe tre jave. Maksimumi edhe tre jave dhe me pas cdo gje do te mbaronte. Ose ndoshta ashtu doja une, ndoshta asgje s'do te mbaronte, ndoshta do te ndodhnin gjera te tjera qe as qe i mendoja te ndodhnin. Cdo gje ishte me nje 'ndoshta' para, gje qe tregonte pasiguri. Por ama nje gje e kisha te sigurt: Marko do te vazhdonte te me torturonte pa folur, ne ate menyren e tij misterioze te cilen vetem ai mund ta kuptonte.

Asistente Personale Where stories live. Discover now