Pjesa 8❤

2.4K 142 80
                                    


SARA:

Tashme kisha rreth 10 minuta qe kur kisha filluar "opracionin" tim te pare. Dija vetem gjerat me te thjeshta per nje operacion pasi isha vetem ne vitin e pare, por plumbi fatmiresisht nuk kishte shkuar shume thelle. I vetmi problem qe kishim ishte qe nuk kishim narkoze, dhe farmacite ne ate ore te nates ishin mbyllur. Tashme brenda kishin ardhur edhe disa nga njerezit e Albertos te cilet une i thirra. Ata ishin duke mbajtur Alberton i cili po duronte nje dhimbje te tmerrshme ne ato caste, operacion pa narkoze. Pata mundesi vetem ti desinfektoja plagen me pak alkool, dhe ta mpija pak me akull. Por kjo gje normalisht qe nuk ishte e mjaftueshme. Ai ishte shume i forte por me raste leshonte ndonje ulerime qe mua me shponte drejt e ne zemer. Mund te them qe kjo ishte gjeja me e veshtire qe kam bere gjate gjithe jetes. Dhe me ne fund pas rreth 40 minutash mbaruam. Arrita ta nxirrja plumbin dhe me pas qepa plagen me disa mjete qe njerezit e Albertos kishin siguruar, nuk e kam idene se ku, dhe te them te verteten kam frike ta di.

- Mbaroi, si ndihesh? - ju drejtova une Albertos i cili tashme ishte mbuluar i gjithi ne djerse.

- Mire, disi. E paske pasur doren e lehte doktorreshe, - mu pergjigj ai dhe jua beri me shenje njerezve te tij te largoheshin.

- Ne rregull, sot ka gjasa te te ngrihet temperatura keshtu qe une do qendroj ne dhomen tende, edhe ne rast se plaga fillon te infektohet. - i thashe une duke e mbuluar.

- Dmth do flesh me mua sot ëë? - tha ai me nje shikim djallezor ne fytyre.

- Jo - ja ktheva une, - ti, do flesh ne krevat si qengj pa bere as edhe nje fjale, kurse une do ulem pikerisht tek ky kolltuku ketu dhe do te monitoroj ty. Tani mbylli syte dhe bej nani nani para se te te bej une ti mbyllesh.

- Po pse kaq qejf ke te me shikosh mua duke fjetur, - pyeti ai serisht me djallezi.

- ALBERTO!! - i bertita une me inat se po mi ngrinte nervat ca si shume.

- Ne rregull, ne rregull - ma ktheu ai dhe mbuloi koken

- Mos e mbulo koken se te merret fryma dhe te ngrihet temperatura - e udhezova une.

- E pra, thashe une qe do te me shikosh mua se jam i bukur une - tha duke nxjerre koken dhe duke qeshur si nje bebe i lumtur.

- Degjo ketu ti trimosh, e pe se si ta preva lekuren per te te nxjerre ate plumbin - i thashe une dhe ai pohoi me koke - mos do te te pres ndonje gje tjeter qe te zesh mend apo ca halli ke?!!

- Mos duhet te me shkoje mendja per keq - pyeti ai duke e kapur thelbin e asaj qe po thoja une.

- Duhet, - ja preva une shkurt dhe ai ra te filnte pa bere shume fjale.

Fatmiresisht atij as nuk ju ngrit temperatura dhe as plaga nuk ju infektua. Keshtuqe edhe une mora nje sy gjume aty ne kolltukun ku isha ulur.

{ Mengjes}

ALBERTO:

Tashme ishte mengjes dhe une u zgjova nga dielli i mallkuar qe me prishi gjumin tim te embel. Por kur veshtrova nga Sara po e falenderoja diellin sepse ajo pamja e saj duke fjetur aq qete eshte gjeja me e bukur me te cilen mund ta nis diten. Befas me erdhi nje mendim djallezor ne koke. Hahaha sa i zgjuar qe jam. Dhe fillova te ve ne zbatim planin tim 😈

- Saraaaaaa - bertita me sa kisha ne koke une dhe ajo e shkreta desh fluturoi nga frika😂😂 sa i keq qe jam.

- Cfar ka cfar ka - tha ajo ende e tronditur.

- Me duket se po me del gjak nga koka dhe po me dhemb - i thashe une qe nderkohe mezi po mbaja te qeshuren.

- Ashtu, me ler ta shikoj pak - tha ajo dhe u afrua edhe me shume duke u perkulur drejt meje.
- Nuk po shikoj asgje - tha ajo.

- Ja pra afrohu dhe pak - i thashe une dhe ajo ashtu beri. Ne ate moment u ngrita duke i dhene nje te puthur qe mua me pelqeu aq shume.

- More djall, psikopat, ndyresire, pervers, po te dilte gjak gjoja ë?! - filloi te bertiste ajo pasi arriti te lirohej nga buzet e mia

- Hahahaha qetesohu moj llokume, pastaj, mos bej sikur nuk te pelqeu - i thashe une ende duke qeshur nga acarimi i saj. Por kjo zgjati derisa ajo u be gati te hidhej ne sulme

- Te betohem qe do me ngelesh ne dore - tha ajo dhe u be gati te me godiste kur u pengua neper kepucet e mia, qe qofshin te bekuara, dhe ra perseri mbi buzet s mia te bukura. Por nuk zgjati shume se ajo u ngrit direkt e bere si domate e kuqe nga turpi.

- E shikon, edhe vet zoti do qe te jemi ne kete pozicion - i thashe une i kenaqur nga ajo qe sapo ndodhi.

- Ta tregoj une pozicionin ty,- ma ktheu ajo por ndaloi sapo kujtoi ate qe ndodhi me pare.

- A do me ndihmosh pak te shkoj ne tualet? - e pyeta une si perte ndryshuar teme.

- Hajde - ma ktheu ajo dhe me ndihmoi te ngrihesha, me pas me shoqeroi per ne tualet.

- A do me ndihmosh pak ti ul pantallonat - e pyeta une serisht me djallezi. Por normalisht ajo nuk ra serisht ne te njejten grack, eshte e zgjuar shtriga.

- Po pra po, nuk bie prap ne gracke une. Uli vet se duart ne rregull i ke. Nuk calon gomari nga veshet - me tha ajo dhe iku duke me lene si shit💩💩💩 aty dhe duke perplasur deren...

Ja ku jemi edhe te pjesa 8, ky libri me eshte bere si burri i dajes😂 zgjohem ne mengjes mendoj ca ti bej Albertos edhe Sares, e prap fle ne dark me te njejtin mendim. Gjithsesi, shpresoj t'ju pelqeje kjo pjese, dhe t'ju ngre humorin sadopak. Love u all. Mos harroni like dhe koment❤❤.

P.s

Kjo ketu shkon per anonime__30 edhe pse e di se sapo firmosa denimin tim me vdekje😅😂😂❤❤❤

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

Kjo ketu shkon per anonime__30 edhe pse e di se sapo firmosa denimin tim me vdekje😅😂😂❤❤❤

Se shpejti nje personazh i ri do vije ne histori😉😉😍😂

Bye😘😘

Akulli im i zjarrtë ✔Where stories live. Discover now