Pjesa 38 ❤🚨

2.3K 122 102
                                    

Gjatë gjithë rrugës së kthimit, asnjëri nuk kishte bërë zë, djemtë ngaqë ishin akoma të shokuar, kurse ajo sepse e kishte mendjen diku tjetër.

- Arritëm, - tha Luisi duke nxjerrë Sarën nga bota e saj. Tashme ishte errësuar dhe ajo kishte humbur mes pejsazhit të mahnitshëm të krijuar nga yjet.

- Më në fund.- tha Alberto duke dalë nga makina i pari për ti hapur derën Sarës.

- Skam duar unë? - i tha ajo menjëherë duke e lënë atë të shkretin të çuditur.

- Ke, por...

- Nejse, unë po shkoj të bëj një dush sepse kam akoma gjakun e atij nëpër duar, - tha ajo duke u nisur drejt derës, - dhe po, Alberto të dua në dhomën time për 30 minuta. Duhet të flasim. - dhe para se ai të mund të përgjigjej ajo u fut brenda.

- Çfarë i ka ndodhur kësaj? - tha Luisi duke ju afruar Albertos. Ky i fundit i dha disa gjuajtje të lehta në shpatull, e më pas tha:

- Se kam idenë çfarë i ka ndodhur, por me atë që na panë sytë sot po të them të ruash kokën vëlla. - dhe më pas u fut edhe ai brenda.

************

Pas fiks 30 minutash Alberto u gjend përpara derës së dhomës së Sarës, dhe me bindjen se ajo po e priste e hapi.

- Aaaaaaaaaa, - bërtiti ajo.

- Aaaaaaaaaa, - bërtiti ai dhe mbylli menjëherë derën. Ajo ishte vetëm me të brendshme sepse ishte ende duke u veshur, dhe Alberto duke qenë se i kishte thënë mendja ta hapte derën pa trokitur, e kishte parë ashtu.

U vesh shpejt e shpejt, hoqi peshqirin nga flokët e lagur, dhe me inat hapi derën.

- Nuk e di ça është e trokitura ti?! - i bërtiti ajo duke e tërhequr brenda dhomës dhe duke e ulur në krevat.

- Hë moj se nuk pashë gjë. - tha ai duke mbajtur kokën ulur si fajtor. Ndërkohë ajo qëndronte në këmbë para tij, me duar të kryqëzuara në kraharor, sikur po i kërkonte llogari.

- Herës tjetër trokit. - i tha më në fund e dorëzuar ajo dhe u ul pranë tij. Ky i fundit ngriti menjëherë kokën duke qeshur fitimtar, dhe duke e parë atë.

- Por ama një gjë ta them? - i tha ai.

- Thuaje por po nuk më pëlqeu nuk mbaj përgjegjësi për pasoja.- ja ktheu ajo

- Ke trup shumë të bukur dhe... - pa e përfunduar fjalinë mori një grusht, jo edhe aq të lehtë, dhe përfundoi i shtrirë në krevat duke mbajtur faqen me dorë.

- Po ça të bëra?! - tha ai duke u ankuar.

- Të thash, nuk mbaj përgjegjësi për pasojat.

- Ufff por...

- Pusho tani, - e ndërpreu sërish, - çohu pak tani se do flasim.

- Fol ti se mua më pëlqeu shumë këtu shtrirë, nuk leviz më. - tha ai dhe u rehatua edhe më shumë, madje duke marrë edhe jastëkun e saj.

- Ngriu o gomar, dhe mos e prek se është jastëku im ai. - i tha ajo duke u përpjekur ta ngrinte, por më kotë.

- Pra kishe diçka për të thënë?

Akulli im i zjarrtë ✔Onde histórias criam vida. Descubra agora